Alsat 2020-05-19T15:08:10+02:00 Shtetet e rajonit përgatiten për hapjen e kufijve. Nga 1 qershori Serbia hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, pa detyrim që të kenë test negativ për COVID 19. Shtetasit e Serbisë do të jenë të lirë të hyjnë dhe të dalin nga vendi sa herë të dëshirojnë. Greqia vendos nesër për rimëkëmbjen e turizmit. Jozyrtarisht nga 15 qershori e deri më 1 korrik kufijtë do të hapen për të gjithë turistët nga BE-ja dhe zona Shengen, të cilët nuk do të vendosen në izolim të detyruar 14 ditor e…
Author: almakos
Alsat 2020-05-19T14:21:51+02:00 Ohri pritet të marrë raportin e UNESCO-s në fillim të qershorit. Kreu i Komunës thotë se janë të pafuqishëm që pa ndihmën e pushtetit qendror t’i prishin ndërtesat e paligjshme. Ai thotë se për këtë duhen të paktën 50 milion denarë kurse komuna ka vetëm 4 milionë. Ligji thotë se ato po legalizohen, por nuk inkorporohen në planin tjetër urbanistik, dhe në këtë rast ato janë të ligjshme. Nëse shteti dëshiron t’i heqë, do të duhet t’i kompensojë ata – tha Konstantin Georgievski, Kryetari i Ohrit. Autoritetet lokale të Ohrit kanë ngritur më shumë se 150 kallëzime penale…
Alsat 2020-05-19T14:08:32+02:00 VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndrim të prerë nëse do t’i bojkotojë zgjedhjet e 21 qershorit. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon datë me konsensus, pa treguar planin në rast se shkohet në zgjedhje pa vullnetin e tyre. Të pyetur nëse do ta bojkotojnë procesin, VMRO-ja është e bindur se në qershor nuk do të ketë zgjedhje. Të gjithë liderët që ishin në takim janë të mendimit që zgjedhjet të mbahen gjatë fundit të verës. Pra Zaev është i vetëm në qëndrimet dhe kërkesat e tij. Nuk e di si guxon të shkojë me kokë drejt murit”-tha Igor Janushev, Sekretar i…
Alsat 2020-05-19T13:40:31+02:00 Në 24 orët e fundit (18/19 maj), shtatë persona nuk e kanë respektuar vendimin për kufizimin e lëvizjes në rajonin e Tetovës. Ata janë privuar nga liria dhe në stacion policor kanë marrë kallëzime për “mosveprim sipas rekomandimeve gjatë epidemisë”. “Gjithashtu, pasi është marrë vendimi për përdorim të detyrueshëm të maskave mbrojtëse, janë shqiptuar gjashtë masa të reja ose gjithsej 301 persona kanë marrë paralajmërim me shkrim për shkak të mosrespektimit të urdhrit për shfrytëzim të mbrojtjes”, informoi sot SPB Tetovë. Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 23 persona të rinj të cilët janë në izolim me vendim të…
Alsat 2020-05-19T12:14:11+02:00 Kreu i LSDM-së Zoran Zaev edhe njëherë u shpreh se data eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të jetë 21 qershori. Sipas tij nuk mbajnë kundërshtimet e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE për shtyrje të zgjedhjeve sepse siç u shpreh ai në vjeshtë pritet valë e ere e koronavirusit. Ndërkohë nga ana tjetër përmendi zgjedhjet në fqinjësi, duke përmendur kështu Serbinë dhe Kroacinë, ndërsa shtoi se për dallim nga këto dy shtete, Maqedonia ka një arsye plus që të mbaj zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur, sepse nuk ka parlament funksional. “Kemi argumente plus, përskaj…
Alsat 2020-05-19T12:08:41+02:00 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp theksoi se, sipas tij asnjë parti nuk mund të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pa marrë parasysh se kur do të mbahen ato. “Fillimisht, nuk mundet të bojkotohen zgjedhjet nga askush, për shkak se të gjithë marrin pjesë në zgjedhje . Të gjithë kanë shprehur vullnetin për të marrë pjesë në zgjedhje. Kanë parashtruar listat e kandidatëve, kandidatët kanë mbushur deklarata në noteri, u morën vendime nga organet e partive politike, KSHZ-ja i pranoi listat, pas kësaj përfundoi edhe tërheqja e shortit, të gjithë kandidatët tashmë e…
Alsat 2020-05-19T11:43:00+02:00 Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës së sotme janë regjistruar 50 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 16 nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 6 nga Prilepi, 15 nga Tetova, dhe nga një prej Velesi, Kriva Pallanke dhe Vallandovës. Në spitalin “8 shtatori” në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi, i cili ishte pranuar në spital me 7 maj. Në të njëjtin spital jetë ka ndërruar edhe një 77 vjeçar nga Tetova i cili është shtruar në spital me 14 maj. Në 24 orët e fundit janë realizuar 533 testime…
Alsat 2020-05-19T11:19:14+02:00 Gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht në ora 21.30 policia ka arrestuar 28-vjeçarin SH.I. nga fshati Kondovë në Shkup. 28 vjeçari kërcënoi me jetë një polic duke i drejtuar armën e zjarrit, nga ku u përpoq të largohej nga vendngjarja. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit dhe se pasi të dokumentohet plotësisht rasti, kundër personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim i adekuat.
Alsat 2020-05-19T11:04:27+02:00 Mëngjesin e sotëm rreth orës 06.15 në fshatin Vollkovë të Shkupit, policia ka arrestuar M.L (31) nga fshati Bllacë. ML po drejtonte një kamion “Mercedes” me targa të Shkupit i cili ishte i ngarkuar me drunj pa dokumentacion adekuat.
Alsat 2020-05-19T09:34:57+02:00 Brenda 24 orëve të fundit (18/19.05.2020) sa i përket kufizimit të lëvizjes së lirë është evidentuar se 59 persona në gjithë shtetin nuk e kanë respektuar ndalesën për qarkullim të lirë, 46 prej tyre janë arrestuar derisa për të tjerët pasojnë procedurat adekuate. Ndërkohë nga ana e MPB-së janë regjistruar 28 shkelje të masave për mbrojtje personale, respektivisht 28 persona nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse. Për dallim prej statistikave të djeshme ku masa për izolim-vetizolim u shqiptua për gjithsej 38 persona, gjatë 24 orëve të fundit 96 persona kanë marrë vendime vetëm për izolim ndërsa 65 kanë firmosur…
Alsat 2020-05-19T09:21:02+02:00 Qendra për menaxhim dhe kontroll të trafikut të Qytetit të Shkupit raporton se në këto orë të mëngjesit ,trafiku në të gjitha rrugët, bulevardet dhe kryqëzimet, po zhvillohet pa pengesa dhe ndalesa. Numër i madh i automjeteve është evidentuar përgjatë:-rr. Pero Nakov drejt urës Todor Aleksandrov,-bul. Kiro Gligorov drejt lagjes Autokomandë,-bul. Aleksandri i Maqedonisë drejt pikës për lidhje Kontinental. Lajmërimi ka të bëj me gjendjen në trafik në orën 08:10, më datë 19.05.2018 (e martë)
Alsat 2020-05-19T09:03:57+02:00 Me iniciativën e ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias, do të mbahet sot video- konferencë ministrore e cila është vazhdimësi e mbledhjes së nivelit të lartë të zhvilluar në Selanik në shkurt të këtij viti me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të BE-së. Qëllimi i mbledhjes është të koordinojë dhe forcojë bashkëpunimin e Ministrive të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të BE-së në fqinjësinë e afërt të rajonit në fazën tjetër të menaxhimit të pasojave socio-ekonomike të pandemisë Kovid-19. Ministrat pjesëmarrës pritet të diskutojnë bashkëpunimin…

