Author: almakos

Alsat 2020-05-20T11:41:42+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar katër viktima nga Kovid-19. 2 viktima janë nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 1 nga Tetova. Ndërkohë që 16 pacientë tanimë rezultojnë të shëruar.  Ndërkohë që janë kryer gjithsejtë 512 teste dhe pozitiv kanë rezultuar 19 persona.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T09:25:02+02:00 Gjatë natës së kaluar (19/20.05.2020) është evidentuar se në gjithë shtetin 52 persona kanë shkelur orën policore, me çrrastë janë arrestuar 39 persona, ndërkohë që për të tjerët do të ngritët procedure adekuate. Ndërkohë që janë regjistruar edhe 33 shkelje për mos mbajtje të maskave mbrojtëse. Në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 34 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 16 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjendjen në izolim dhe vetizolim, dhe nuk është regjistruar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T08:55:14+02:00 Zëvendësministrja plotësuese e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska-Stojanovska në një status në Fejsbuk reagoi për deklaratat e ministres së Financave, Nina Angellovska për uljen e pagave në administratën publike. Në reagimin, Stamenkovska-Stojanovska thekson se paralajmërohet ulje e pagave të të punësuarve në sektorin publik, ndërsa nga ana tjetër bëhen punësime të reja në institucione. “Nuk do t’i ikë përgjegjësisë regjimi hibrid me institucione të robëruara. Edhe pse raportoj dhe denoncoj punësime të jashtëligjshme, institucionet të cilat duhet të bëjnë mbikëqyrje për zbatimin e ligjeve, nuk veprojnë, do të mbahet mend se si të gjitha institucionet shtetërore dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T08:24:52+02:00 Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të debatojë për atë se sa do të zgjasë ora policore gjatë fundjavës si dhe për hapjen e objekteve hotelierike. Edhe krahas rritjes së vogël të rasteve, epidemia është nën kontroll, tha dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Epidemia është nën kontroll. Numri i rasteve aktive është i qëndrueshëm, një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara janë nga vatra tashmë të njohura, ndërsa një pjesë e të infektuarve janë infektuar gjatë grupimit në tubime private, theksoi dje Filipçe.“E paralajmëruam hapjen e objekteve hotelierike këtë javë, por gjatë diskutimit i kemi pasur…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T08:00:36+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për breshër. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, e cila nga fundi i ditës përgjatë Vardarit do të ndryshojë në drejtimin verior. UV=7. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëvizë prej 22 deri në 31 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-19T22:27:13+02:00 Kryetari i Gostivarit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se gjatë takimit të liderëve dje në Presidencë, Zaevi insistonte patjetër që zgjedhjet të mbahen më 21 qershor dhe nuk jepte asnjë alternativë tjetër. Ndërsa nga ana tjetër VMRO-ja nuk lëshonte pe, më 23 gusht e tutje. Ndërsa ai tha se për ASH-në më mirë do ishte muaji korrik-gusht, kur edhe njerëzit mund të lëvizin dhe temperaturat janë më të larta. Taravari potencoi se data e zgjedhjeve është çështje e vullnetit politik. “Unë mendoj se edhe LSDM-ja duhet…

Lexo më Shumë

Brenda 24 orëve të fundit është shënuar vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19  në Kosovë, ndërsa 25 pacientë kanë fituar betejën me ‘virusin vdekjeprurës’. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se u kryen 221 teste për sëmundjen Covid-19. “Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec)”, është thënë në njoftim.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-19T18:41:49+02:00 Qeveria nuk ka diskutuar sot për ndryshimin e orës policore gjatë kësaj fundjave. Por, nga ekzekutivi njoftojnë se nesër do të merret vendim për izolim të mundshëm gjatë festës së Bajramit. [embedded content] Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se kjo varet nga vlerësimet e Komisionit të sëmundjeve ngjitëse.  Gjatë takimin të nesërm do t’i kemi parasysh edhe festat që janë në këtë fundjavë, kështu që nesër do ta dimë definitivisht vendimin për masat e lëvizjes së lirë për këtë vikend- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Ministri Filipçe tha se sipas anketave epidemiologjike përhapja më e madhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-19T17:51:34+02:00 Zjarri ka kapluar një shtëpi e cila ndodhet prapa godinës së Bankës Popullore në Shkup. Shtëpia e kapluar nga flakët ishte e vjetër. Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit për të izoluar flakët. Nga Ministria e Pubëve të Brendshme njoftojnë për Alsat se nuk janë lajmëruar për viktima në zjarrin e cili ka kapluar një shtëpi në afërsi të Bankës Popullore. “Rreth orës 17.00 në MPB është lajmëruar se në shtëpi në afërsi të Bankës Popullore është shkaktuar zjarr, me siguri nga instalimi i parregullt elektrik. Ekipet e zjarrfikësve në terren e ka lokalizuar zjarrin. Deri në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-19T16:09:20+02:00 Vijon kaosi në trafik në rrugën në Çairçanë të Shkupit pavarësisht vendosjes së barrierës prej betoni. Makinat edhe më tej parkohen në korsinë për lëvizjen e makinave. “Pavarësisht ndarjes betonike që u është bërë korsive në Bulevardin e njohur si “ Çairçanja”, komunikacioni përsëri vazhdon të jetë i rënduar dhe kjo për shkak te veturave që ndalojnë në rrugë, për të blerë, ndoshta, në bizneset që ndodhen përskaj këtij bulevardi”. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiut, zgjidhjen afatshkurtër të këtij problem e sheh tek policia rrugore, të cilët edhe sot gjobisnin apo u jepnin vërejtje qytetarëve që…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-19T15:45:25+02:00 Edhe pse ndalesa për lëvizje fillon në orën 19:00, pas kësaj kohe vërehet se si shumë qytetarë qëndrojnë në rrugë. Fëmijët dhe të rriturit qëndrojnë jashtë deri në orët e vona të natës. Një pamje e tillë është më e shpeshtë në vend ditët e fundit, kur ora policore nuk respektohet fare. Gazetarët e 360 gradë, emision që transmetohet në Alsat, përsëri vunë re shumë lëvizje në Tetovë, pasi një javë më parë hasën në mosrespektim të ndalesës për lëvizje. Rrugët janë të plota, dyqanet punojnë. Policët e kanë mbajtur mend videon ku përpara kolegëve të tyre, qytetarët…

Lexo më Shumë