Alsat 2020-05-21T15:39:36+02:00 Janë regjistruar edhe 40 raste të reja me virusin korona në vend gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të prekurve që nga 16 prilli, kur u shënuan 107 raste brenda një dite. Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se kujdesi duhet të jetë i shtuar edhe pas lehtësimit të masave. [embedded content] Ministria e Shëndetësisë “Sot u diagnostikuan në Shkup 26 persona, Tetovë 10, Kumanovë 1, Prilep 1, Veles 1 dhe Manastir 1” Ndërkaq, në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ndërroi jetë 56 vjeçarja, paciente nga Prilepi, e hospitalizuar që…
Author: almakos
Alsat 2020-05-21T15:14:33+02:00 Janë regjistruar edhe 40 raste të reja me virusin korona në vend gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të prekurve që nga 16 prilli, kur u shënuan 107 raste brenda një dite. Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se kujdesi duhet të jetë i shtuar edhe pas lehtësimit të masave. Ministria e Shëndetësisë “Sot u diagnostikuan në Shkup 26 persona, Tetovë 10, Kumanovë 1, Prilep 1, Veles 1 dhe Manastir 1” Ndërkaq, në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ndërroi jetë 56 vjeçarja, paciente nga Prilepi, e hospitalizuar që nga 12…
Alsat 2020-05-21T15:08:31+02:00 Nuk do të ketë takim të ri liderësh, derisa nuk ka përafrim të qëndrimeve mbi datën e zgjedhjeve. Ky qëndrim i kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski vjen pak ditë pas takimit të liderëve, nga i cili nuk doli datë për zgjedhje. Kabineti i Pendarovskit nuk komenton paralajmërimet e LSDM-së për zgjedhje pa opozitën. Kabineti i Presidentit“Presidenti është i gatshëm të thërras takim të ri në momentin që vlerësohet se ka përafrim të qëndrimeve. Qëndrimi i gjitha partive politike është se data e zgjedhjeve duhet caktuar me konsensus dhe duhet pasur proces gjithëpërfshirës”. “Takim të ri pas përafrimit të…
Alsat 2020-05-21T14:33:35+02:00 Qeveria nuk ka para për të shpërblyer policët me nga 15 mijë denarë, ashtu siç një ditë më parë kërkoi ministri i brendshëm Naqe Çulev. Ministrja e financave Nina Angellovska tha se në rishikimin e buxhetit nuk janë parashikuar shpërblime për policinë, por do të gjejnë mënyra alternative. Propozimin të cilin e lexova prej mediave mbrëmë, nuk korrespondon me kërkesën e rishikimit të buxhetit para dy ditëve. Ju tregoj se Qeveria do të përpiqet të gjejë mënyrën që të gjithë t’i shpërblejë. Thash se në rrathët e para të ekspozuar në rrezik pas mjekëve të cilët u shpërblyen,…
Alsat 2020-05-21T14:22:29+02:00 OJQ-të në Strugë e Ohër reagojnë ndaj kreut të Strugës Merko i cili një ditë më parë tha se nuk i intereson mendimi i OJQ-ve për ndërtimet pa leje. Për më tepër, Merko kritikoi edhe kërkesën e Komisionit Kundër Korrupsionit, që Qeveria dhe jo komuna të merret me ndërtimet e paligjshme. Ai nuk mund të flasë në emër të qytetarëve, por duhet qartë të thotë se po flet për biznesin e tij personal ose ndonjë gjë tjetër, dhe jo për të mirën e përbashkët. Ai nuk mund të jetë mbi ligjin sepse deri më tani është dëshmuar se…
Alsat 2020-05-21T14:00:33+02:00 Ministrja e Financave Nina Angellovska në konferencën e sotme për shtyp tha se propozimi i ministrit të Brendshëm Naqe Çulev për shpërblim monetar prej 15,000 denarëve për punonjësit e MPB-së nuk është në përputhje me kërkesën për rishikim të buxhetit të prezantuar dy ditë më parë. “Propozimi për të cilin lexova në media nuk korrespondon me kërkesën për rebalancim gjithëpërfshirës të prezantuar dy ditë më parë. Unë thashë që qeveria do të përpiqet të gjejë mënyra për të shpërblyer të gjithë ata që e meritojnë dhe që ishin në vijën e parë pas punonjësve shëndetësorë, dhe policia dhe…
Alsat 2020-05-21T13:29:39+02:00 Edhe pse akoma nuk ka vendim për orë policore gjatë fundjavës së vazhduar, Bashkësia Fetare Islame tashmë ka publikuar masat që sipas tyre duhet të merren nga besimtarët për faljen e namazit të Fitër Bajramit. [embedded content]
Alsat 2020-05-21T13:00:11+02:00 Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) konsideron se kriza shëndetësore e shkaktuar nga KOVID-19 tregoi se më se e nevojshme është që e diela të jetë ditë jo pune për të gjithë punëtorët. “Në periudhën e fundit kemi parë se me masat e shpallura dhe orën policore e cila ka zgjatur gjatë fundjavave e tërë shoqëria mund të funksionojë edhe nëse e diela shpallet ditë jo pune”, kumtoi LSM-ja. LSM njëherë përkujton se përveç propozimeve tjera për avancimin e legjislacionit të punës në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe sigurimin e balancit mes punës dhe…
Alsat 2020-05-21T12:25:52+02:00 Institutin për Shëndet Publik gjatë ditës së sotme ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 2 në Shkup, 1 në Shtip, 4 në Prilep, 2 në Veles dhe 2 në Koçani. Në 24 orët e fundit janë realizuar 549 testime prej të cilëve 40 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas qyteteve, 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë,1 në Veles, 1 në Manastir. Brenda 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin…
Alsat 2020-05-21T11:08:51+02:00 Tërmet me epiqendër 760 kilometra në jug të Shkupit, në Detin Mesdhe, me intensitet 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, është ndjerë sot menjëherë pas mesnatës në ora 00:43, njofton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup. Tërmeti me intensitet prej 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, u ndje edhe në vendin tonë me intensitet prej II – III ballë sipas shkallës Makrosizmologjike evropiane. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë të Veriut ka stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, dhe mirëmbahet nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup.
Alsat 2020-05-21T10:28:05+02:00 Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk pajtohen me propozimin për orë policore prej 58 orëve gjatë fundjavës së zgjatur. “Është e palogjikshme të njoftohet se restorantet do të jenë të hapura nga e marta, ndërsa do të jetë e detyrueshme të rrish në shtëpi gjatë gjithë fundjavës së zgjatur. Me fjalë të tjera, e diela dhe e hëna janë të rrezikshme sipas qeverisë së LSDM-së, ndërsa e marta jo ”, thonë nga VMRO-ja. Nga kjo parti kujtojnë se ata edhe për festën e Pashkëve kishin konsideruar se orari i orës policore ishte shumë i rreptë dhe se tani vlerësojnë…
Alsat 2020-05-21T09:38:28+02:00 Gjatë natës së kaluar në gjithë shtetin orën policore nuk e kanë respektuar 39 persona, me çrrastë janë arrestuar 30 prej tyre, ndërsa për të tjerët do të ngritët procedure adekuate. Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse nga ana e MPB-së janë regjistruar 81 shkelje. Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 210 personave u është shqiptuar vendimi për izolim, derisa vetëm 7 persona kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë, janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vet-izolim dhe është konstatuar vetëm një…

