Alsat 2020-05-22T15:41:46+02:00 Askush nuk përfiton nga masat ekonomike të Qeverisë, akuzon lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Sipas tij, shumica e parave që duhet t’i marrë ekonomia dhe qytetarët, duhet të ndodhin ose para zgjedhjeve ose pas tyre. Akuzon se po bëhet një ryshfet klasik parazgjedhor. Mickoski gjithashtu i bëri thirrje Agjencisë kundër korrupsionit të hetojë masat e Qeverisë. Të gjitha këto pagesa të jashtëzakonshme të pagave, pensioneve, asistencës sociale, pagesa tjera dhe kompensime materiale që nuk janë të ardhura të rregullta mujore, janë vepër penale, të dënueshme me ligj dhe fuqi ligjore prej të paktën pesë vjet – deklaroi Hristian…
Author: almakos
Alsat 2020-05-22T15:23:35+02:00 Liqeni i Ohrit sot fitoi gjysmë nëndetësen e parë, një strukturë lundruese, e cila pritet të jetë një atraksion i ri turistik në Ohër. Në të do të ketë mundësi të shihen bukuritë nënujore të liqenit deri në gati dy metra thellësi. Kapaciteti i saj është deri në 12 persona dhe në Ohër u dërgua nga Spliti i Kroacisë. Ajo nuk mund të zhytet plotësisht si nëndetëse klasike. Ka mundësi që njerëzit të zbresin poshtë dhe të shikojnë botën nënujore përmes fakteve. Kjo është një lloj anije e stilizuar apo e avancuar me fund qelqi. Thellimi i plotë…
Alsat 2020-05-22T15:13:12+02:00 Vendimin për karantinë të plotë eventual gjatë fundjavës, Qeveria do ta merr të premten në mbrëmje. Ndonëse Komisioni për Sëmundje Infektive që nga e mërkura i propozoi ekzekutivit që ora policore të jetë nga shtuna deri të martën, Qeveria thirri seancën për sot në orën 17. Gjatë ditës Kryeministri Spasovski tha se vendimi do të bëhet sipas kërkesës së Komisionit në interes të shëndetit publik. Jo vetëm që iu referohemi, por i marrim vendimet në bazë të vlerësimeve të epidemiologëve dhe infektologëve. Më të fuqishëm se shteti nuk ka asnjë! As politikan, as funksionarë, as prijës fetarë, as…
Alsat 2020-05-22T14:44:20+02:00 Ekipet e Njësisë së zjarrfikësve dhe njësisë së zhytësve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme paraditen e sotme kanë nxjerr një automobile “Volksvagen Polo” që kishte rënë në lumin Vardar në afërsi të urës për këmbësorë pranë spitali Axhibadem Sistina. Në veturë nuk kishte njerëz ndërsa policia po heton rastin. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për një punonjësi i cili e kishte parkuar automjetin në afërsi të lumit.
Alsat 2020-05-22T13:25:12+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski njoftoi se sot në ora 17 do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë në të cilën mes tjerash do të shqyrtohet edhe propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive i cili ka propozuar që gjatë këtij uikendi që përkon me festën e Fitër Bajramit dhe Ditës së Shën Cirilit dhe Metodisë, ora policore të filloj të shtunën në ora 19:00 dhe të zgjas deri të martën në ora 05:00.
Alsat 2020-05-22T12:35:02+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot ishte për vizitë pune në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ku u takua me udhëheqësin dhe i vizitoi nëpunësit policorë të cilët periudhën e fundit, siç shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, pa u lodhur dhe me përkushtim kanë punuar që transporti me kamionë të mos ndërpritet, të mos mbyllen marketet dhe qytetarët t’i kenë të gjitha produktet e nevojshme për funksionim normal të jetës. “Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e saj, policia e uniformuar e ka dhënë kontributin e vet që pandemia të mos ketë ndikim ndaj jetës së qytetarëve”,…
Alsat 2020-05-22T11:15:02+02:00 Dy persona u lënduan rëndë dje në rrugën Gradsko-Negotinë dhe Negotinë-Demir Kapi. Për të dy ngjarjet sot informoi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. “Dje rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Gradsko-Negotinë, automjeti ‘Audi’ me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga I.Gj (49) nga Gjevgjelia, doli nga rruga dhe u përplas në një kanal. Shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në spitalin e Velesit për dhënien e trajtimit mjekësor. Inspektimi është kryer nga një ekip i SPB Veles”, kumtoi Dodevski. Paraprakisht, në orën 09:00 në rrugën rajonale Negotinë-Demir Kapi, afër vendit të quajtur “Ostrovo”, S.D…
Alsat 2020-05-22T10:51:47+02:00 Para pak çasteve një makinë ka përfunduar në lumin Vardar. Aksidenti ka ndodhur tek ura për këmbësorë në afërsi të spitalit Axhibadem Sistina, shkaqet e aksidentit akoma nuk dihen. Ekipi i zjarrfikësve dhe zhytësit e MPB-së menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u përpjekur për ta nxjerr makinën nga lumi. Tani për tani nuk dihet nëse ka të lënduar gjatë këtij aksidenti.
Alsat 2020-05-22T09:26:35+02:00 Dy persona pozitivë në Kovid-19 janë zbuluar deri më tani në skriningun e të punësuarve në kopshte. Deri dje, sipas statistikës së publikuar të Ministrisë së Shëndetësisë, në kopshte janë kryer 1340 teste dhe vetëm në 24 orët e kaluara 209. Janë konfirmuar dy persona të infektuar, një në Manastir dhe një në Shkup. Skriningu në kopshte filloi më 13 maj dhe me të janë përfshirë rreth 2.000 punonjës. Qëllimi është të hartohet një protokoll për punën e kopshteve për funksionimin e tyre. Kopshtet e fëmijëve në vend janë mbyllur që nga 10 marsi me vendim të Qeverisë…
Alsat 2020-05-22T09:06:35+02:00 103 pjesëtarëve të policisë u është shqiptuar masa e izolimit. Akoma nuk dihen detaje, megjithatë Alsat jozyrtarisht mëson se 103 pjesëtarët e policisë që janë futur në izolim vijnë nga Shkupi, Tetova dhe qytetet tjera të vendit dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitit për intervenim të shpejtë EBR.
Alsat 2020-05-22T08:45:49+02:00 Qeveria sot duhet të vendos për propozimin e parashtruar nga Komisioni për sëmundje infektive për orën policore gjatë fundjavës. Komisioni në fjalë ka propozuar që ora policore të fillojë të shtunën në ora 19:00 dhe të përfundojë të martën në orën 05:00.
Një e moshuar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme, në Komunën e Gjakovës. Sipas policisë, pranë viktimës është gjendur edhe vajza e saj, e cila është me të meta mendore, dhe që dyshohet se është vrasëse potenciale e së ëmës. Rastin për ‘Blic’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se viktima kishte pasur lëndime në dorë dhe kokë. Ai tutje thotë se e dyshuara (vajza e së ndjerës) është arrestuar për 48 orë.“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është…

