Alsat 2020-05-22T10:51:47+02:00
Para pak çasteve një makinë ka përfunduar në lumin Vardar. Aksidenti ka ndodhur tek ura për këmbësorë në afërsi të spitalit Axhibadem Sistina, shkaqet e aksidentit akoma nuk dihen.
Ekipi i zjarrfikësve dhe zhytësit e MPB-së menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u përpjekur për ta nxjerr makinën nga lumi. Tani për tani nuk dihet nëse ka të lënduar gjatë këtij aksidenti.







