Author: almakos

Alsat 2020-05-21T09:17:27+02:00 Mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima sot në mëngjes është në rajonin Ohër-Prespë dhe në pjesët juglindore të vendit.Sipas informacioneve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, më shumë shi deri në orën 08:00 ka reshur në Kriva Pallankë – 15 litra në një metër katrorë, si dhe në Tetovë – 11 litra në një metër katrorë, në Shkup 8 litra, Krushevë 6 dhe në Ohër dhe Vinicë nga katër litra në një metër katrorë. Mot i vranët dhe dukshëm më i freskët me erë të përforcuar, kohë pas kohe të fuqishëm veriore do të jetë edhe sot.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-21T08:14:24+02:00 Komunikacioni në mbarë shtetin po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Lidhja Automote e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strug, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë. Vendkalimet kufitare mbeten të mbyllura për hyrje dhe dalje nga shteti si pjesë e masës për ballafaqimin me përhapjen e virusit korona.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-21T08:08:38+02:00 Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe dukshëm më i freskët me erë të përforcuar veriore. Do të ketë edhe reshje të shiut, veçanërisht paradite, ndërsa në pjesët jugore lokalisht do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej 16 deri në 22 gradë. Në Shkup, siç bëri të ditur DPHM, do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët, me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T16:36:15+02:00 Me rritjen e temperaturave, rritet edhe shqetësimi i qytetarëve nga mushkonjat. Qyteti i Shkupit deri tani ka bërë dy spërkatje, një tokësore dhe një ajrore, ndërsa thonë se faza e dytë e spërkatjes kundër mushkonjave do të bëhet kur ta lejojnë kushtet klimatike. Qytetarët ditëve të fundit kanë shprehur shqetësim edhe për një numër të shtuar të kacabunjve. Në rrjetet sociale, banorë nga disa lagje të Shkupit kanë postuar fotografi të kacabunjve të cilët u kanë hyrë në shtëpi nga fasadat, tarracat, apo tubacionet. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se numri i shtuar i kacabunjve…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T16:24:37+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se tashmë ka propozuar deri tek qeveria dekret me të cilin mundësohet që secili nëpunës i MPB-së të merr 15 000 denarë shpërblim si rezultat i punës gjatë pandemisë Covid-19. Dekreti përfshin, të gjithë policët, udhëheqësit e si dhe pjesëtarët e tjerë të administratës pranë MPB-së. [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T16:09:25+02:00 Prokuroria e rregullt e ka shqyrtuar buxhetin e PSP-së për këtë vit. Por askush nuk shpjegon se si paguhen punonjësit e prokurorisë së shuar. Institucionet ngrenë super për metodën e pagesës. Burime të Alsat thonë se sipas iniciativës së administratorëve në PSP, DAP-i me forcë ua ka paguar pagat e tanishme, si dhe ato për vitin 2020. Nga DAP-i nuk tregojnë se si e kanë bërë atë para rishikimit të buxhetit, sepse deri atëherë në buxhetin e PSP-së nuk ishin paraparë fonde për pagesë të detyrueshme. Drejtoria e të Ardhurave Publike “DAP ka autorizim të zhvillojë procedurë për…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T15:32:18+02:00 Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko nuk e pranon propozimin e Komisionit Kundër Korrupsionit, që kompetencat për prishjen e objekteve pa leje të kalojnë në Qeveri. Ai thotë se gjithçka që është ndërtuar në Strugë është e ligjshme. Ne do t’u themi të ndërtojnë edhe më shumë, e jo të prishin. Qeveria do të reagojë siç themi ne. Me siguri ata duhet ta thonë këtë, sepse ne jemi një vetëqeverisja lokale. Faleminderit Zotit, kur vjen pranvera, të gjithë duhet të bëjnë rindërtime, ti rregullojnë koncesionet, ti rregullojnë dhe lyejnë objektet. Për këto çështje që ju dhe ata…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T15:20:23+02:00 Për shkak të mos respektimit të masave, Inspektorati shtetëror i tregut mbylli 14 objekte gastronomike, 12 prej të cilave në Tetovë dhe nga 1 në Ohër dhe Strumicë. Ndërsa vërtetoi 5 shkejle, mes tjerash edhe mos-respektim të çmimeve.  Inspektorati i punës solli 15 vendime dhe 42 kallëzime për punëdhënës që nuk kanë respektuar masat e Qeverisë. “Qëllimi ynë, si shërbime inspektuese, nuk është të shqiptojmë dënime për mos-respektim. Përkundrazi jemi të fokusuar në detektimin e shkeljeve të rekomandimeve të Qeverisë, të tregojmë se si të tejkalohen të njëjtat dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për mbrojtjen e shëndetit…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T15:13:30+02:00 Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të bëjë më mirë punën e saj dhe të mos lejojë parkimet e jashtëligjshme të veturave në bulevardin Cvetan Dimov i njohur ndryshe si Çairçanja. Ndalimi ose parkimi i veturave në bulevardin në fjalë, edhe sot kishte shkaktuar kaos në komunikacion, pavarësisht ndarjes me bankina prej betoni që iu bë korsive pak ditë më parë. Qyteti nuk mund ta bëjë punën e policisë, për fat të keq. Unë mund vetëm të apeloj deri tek Ministria e Brendshme, këtë e bëj thuajse çdo ditë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T14:37:58+02:00 Rrugët e Çairit përplot me fëmijë dhe të rinj të cilët qarkullojnë edhe gjatë orës policore. “Edhe pas njoftimeve të shumta se ora policore nuk respektohet, e njëjta gjë është edhe sonte. Policia bën kontrolle më të ashpra tani në pikat kontrolluese, por jo edhe në rrugët kryesore ose në rrugët dytësore ku qytetarët qëndrojnë më shumë”. Shëtitja me biçikleta dhe lojërat e ndryshme vërehen thuajse në çdo lagje. Për dy orë sa ekipi ynë lëvizi nëpër rrugët e Çairit, nuk vërejtëm asnjë veturë të policisë që të qarkullojë. Kontrollet e vetme i vërejtëm, në punktet ku qëndron…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T14:23:23+02:00 Vazhdojnë ndarjet pro dhe kundër zgjedhjeve në bllokun politik maqedonas. LSDM-ja mbetet në qëndrimin se nëse nuk arrihet konsensus për datë atëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të vazhdojnë të rrjedhin afatet, që nënkupton zgjedhje më 21 qershor. Socialdemokratët i kujtojnë VMRO-DPMNE-së dy zgjidhjet e mbetura. Hristijan Mickoski vetëm mund të vendos nëse do të bëj ose jo fushatë zgjedhore. Si do që të jetë partia e tij do të gjendet në listën e zgjedhore – tha Kostadin Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së. VMRO-DPMNE-ja nuk tregon nëse lideri i tyre planifikon negociata me liderët politik për datë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-20T13:42:22+02:00 Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar deri tek qeveria që gjatë vikendit të zgjatur ora policore të nis nga ora 19:00 ditën e shtunë deri në ora 05:00 ditën e mart, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se ky propozim është përcaktuar në seancën e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive, për të cilin vendimi përfundimtar duhet të merret nga Qeveria.

Lexo më Shumë