Author: almakos

Pas Porojit edhe banorët e fshatit Gllogjë njoftuan se për shkak të gjendjes momentale me koronavirusin, nesër nuk do të falin namazin e Bajramit. Në një njoftim të këshillit të xhamisë thuhet se vendimi për mos faljen e Bajramit vjen si masë  për të shmangur rrezikun e infektimit masiv të banorëve. Poroj, xhamia e mbyllur për më shumë se dy muaj

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T19:58:41+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se sot pasdite është raportuar se në komunën e Butelit në Shkup ka pasur përleshje me armë zjarri. Sipas MPB-së nuk ka të vrarë ose të plagosur. Personi që ka raportuar rastin në polici ka konfirmuar se ka njohur disa prej sulmuesve që qëlluan kanë gjuajtur me armë nga makinat e tyre. “Në ora 17:47 O.I. raportoi se në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” pjesën e re pas nënkalimit në anën e djathtë, disa persona në dy makina, njëra e tipit Vw Phaeton ngjyrë gri dhe tjetra Audi A4 ngjyrë e zezë kanë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T18:39:29+02:00 Numri i rasteve të reja me COVID-19 ka mbetur i qëndrueshëm për të katërtën ditë radhazi, ku sot u regjstruan 17 raste më shumë se dje, shkruan “La Stampa”. Numri i viktimave ra nga 130 në 120. Ndërsa repartet COVID-19 po boshatisen gjithnjë e më shumë, me 262 pacientë më pak, si dhe në kujdesin intensive u liruan 23 shtretër në ditë. Pacientët pozitiv, me simptoma më serioze që kërkojnë shtrimin në spital, janë tashmë vetëm një e pesta, raporton ATSh. Megjithatë, incidenca e rasteve nga jashtë po rritet. Sot në Lombardi numërohen 441 raste të reja nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T18:04:00+02:00 Fluturimet e pasagjerëve për dhe nga aeroporti i Luksemburgut do të rifillojë në 29 maj, njoftoi aeroporti ”Lux” duke specifikuar se janë vendosur masa të rrepta higjieno-sanitare. Fluturimet ishin pezulluar pothuajse dy muaj më parë. Ato do të rifillojnë në fund të majit me fluturimet e ”Luxair” për në Stokholm, Lisbonë, Porto, Hamburg dhe Monako. Ndër masat e marra ekziston detyrimi për veshjen e maskës në terminal në zonat ku nuk është e mundur të mbahet një distancë minimale prej dy metrash. Aeroportit ka rinovuar impiantin e ajrimit dhe ka instaluar gjithashtu mbrojtje fizike ndaluese, si për shembull…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T16:45:53+02:00 Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, ka bërë të ditur Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile. “E 89-ta ditë që nga shfaqja e koronavirusit: 2,243 të sëmurë dhe 2,023 të shëruar. Sot i gëzohemi numrit, të cilin e kemi arritur me përgjegjësi dhe disiplinë, zero të infektuar të rinj”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh. Në Kroaci deri më 23 maj, 99 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Aktualisht mësohet se 121 persona janë të sëmurë, ndërsa gjashtë prej tyre janë duke u…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T16:28:23+02:00 Ministria e Arsimit akoma nuk ka strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor, në rast se gjendja me koronavirusin nuk përmirësohet as në vjeshtë. Paralajmërohet formimi i një komisioni i cili do të shqyrtojë shkurtimin e programeve mësimore dhe koordinimin e nxënësve. [embedded content] Nëqoftëse përballemi me rrrethana të njejta apo me rrethana të ngjashme ose edhe me rrethana ekstreme, atëherë mund të përballemi edhe me masa të njejta qoftë nëpërmjet organizimit të mësimit nga distance, qoftë edhe nëpërmjet reduktimit të numrit të nxënësve nëpër klasa dhe rrjedhimisht rritjen e numrit të ndërrimeve në bazë të cilave do…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T16:04:14+02:00 Në kohën e korona virusit, partitë duhet të zhvillojnë fushatë të sigurt me të cilën nuk do ta cenojnë shëndetin e qytetarët. Sipas komunikologut Bojan Kordalov, pa marrë parasysh nëse është fushata korrekte apo jo, shëndeti do të ruhet nëse shfrytëzohen veglat digjitale dhe mediat tradicionale që qytetarët u besojnë. Konsideron që partitë do të duan të fitojnë vota në kurriz të euro- integrimeve, emrit, ekonomisë dhe korona virusit. [embedded content] Nuk zgjedhin. Kur një palë politike do të thotë që muri është i bardhë, pala tjetër menjëherë merr anë se muri është i zi dhe ndërtohen dallimet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T15:46:48+02:00 Pas disa përpjekjeve, Antonio Milloshoski vendosi të merrte njoftimin nga Prokuroria se hetimi për lëndën i “Pushtetshmi” ka përfunduar. Deputeti i VMRO – DMPNE-së, konfirmoi për Alsat se ai e mori njoftimin dhe se avokatët e tij do t’i rishikojnë dëshmitë e ofruara brenda afatit të përcaktuar nga 15 ditë. Nëse Miloshoski do të shmangte edhe këtë herë njoftimin, Prokuroria do të kishte njoftuar në tabelën e buletinit se hetimi për lëndën i “Pushtetshmi” kishte përfunduar, sepse deputeti kishte qenë i pakapshëm për korrierët disa herë. [embedded content] Juristët e Milloshoskit thanë për ALSAT se ata do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T14:30:17+02:00 Një grua mbi njëqindvjeçare me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa u bë personi më i vjetër në botë që mundi COVID-19 në provincën juglindore të Kahramanmaraş në Turqi. Sipas të dhënave në pasaportën e saj, gruaja është 126-vjeçare dhe quhet Eşe Gebelek, e cila nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë. Lajmi i mirë shtë se ajo u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital. “Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë,” tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital. Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T13:54:23+02:00 Tre persona kanë humbur jetën kurse tre të tjerë janë lënduar pasi zjarrit që shpërtheu në një spitali në rajonin rus Tatarstan, njoftoi sot agjencia ruse TASS. Zjarri shpërtheu gjatë natës në qytetin Zelenodolsk, rreth 650 kilometra në lindje të Moskës, ndërsa 88 pacientë dhe personeli mjekësorë janë evakuuar. Besohet se arsyeja për zjarrin ishte një qark i shkurtër i rrymës. Para dy javëve gjashtë persona humbën jetën në nga një zjarr në spitalin e Shën Petersburgut, ndërsa arsyeja për zjarrin ishte një defekt i një respiratori. Paraprakisht në fillim të muajit, 11 persona humbën jetën gjatë një…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T13:02:54+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar gjithsej 744 testime prej të cilëve 20 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 24 të shëruar brenda 24 orëve të fundit. Fatkeqësisht, në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19,  jetë ka ndërruar edhe një pacient nga Shkupi. Me statistikave e fundit, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostifikuar gjithsej 1.941 persona, prej të cilëve  1.411 janë shëruar kurse 113 fatkeqësisht kanë humbur betejën me virusin korona.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-23T11:07:25+02:00 MPB njofton se dje rreth orës 17.00 në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup në një aksident trafiku midis një motoçikleta “Honda” me targa të Shkupit që po drejtohej nga F.P. (43) dhe një katërçikli “BPR kan-am renegade” me targa të Shkupit që po drejtohej nga B.A. (42) nga fshati Batincë kanë mbetur rëndë të lënduar personi nga Batinca dhe pasagjeri i tij 9 vjeç. “F.P. dhe pasagjeri i tij i mitur nëntë vjeçar B.A. janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i mituri është…

Lexo më Shumë