Alsat 2020-05-25T08:23:08+02:00 Në territorin e gjithë shtetit sot është në fuqi vendimi për kufizim të lëvizjes, që filloi dje në ora 11:00 dhe do të zgjas deri nesër në ora 05:00 dhe që ka për qellim pengimin e përhapjes së koronavirusit. Këtë vendim me rekomandim të Komisionit për sëmundje Infektive e miratoi qeveria në seancën e 56.
Author: almakos
Alsat 2020-05-25T08:00:23+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare të kohëpaskohshme të përforcuar veriore. Pasdite do të ketë kushte për shi të shkurtër lokal. UV indeksi do të jetë 7. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 4 deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 25 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri në 8 gradë ndërsa ajo e ditës deri në 22 gradë Celsius.
Alsat 2020-05-24T23:37:14+02:00 Ndërsa vendet evropiane përgatiten të rihapin turizmin, dy mjekë kryesorë gjermanë paralajmëruan sot, se lëvizja masive e pushuesve mund të shkaktojë një valë të dytë të pandemisë koronavirus.Max Geraedts, një doktor dhe studiues i shëndetit në Universitetin e Marburg, tha për agjencinë e lajmeve DPA, se grumbullimet e mëdha mund të çonin në “një rritje tjetër të mprehtë” të infeksioneve. “Nëse ecni vetëm në plazh, pa marrë parasysh se ku është në botë, atëherë, sigurisht nuk ka rëndësi,” tha ai. “Por kur shkoni në një lokal ku ka shumë njerëz, kjo mund të ketë rezultate të pakëndshme.” Geraedts…
Alsat 2020-05-24T16:42:52+02:00 Punonjësit turistik kërkojnë që hotelet në Ohër dhe Strugë t’i ulin çmimet e prenotimeve që të tërheqin sa më shumë vizitorë gjatë verës. Në këtë mënyrë do të zbuteshin humbjet e mëdha financiare për shkak të numrit të ulët të turistëve të huaj. Disa agjenci në Serbi po e ofrojnë Ohrin si alternativë, duke marrë parasysh dilemat nëse gjatë verës do të mund të udhëtohet në Greqi. [embedded content] Ata tashmë kanë njoftuar për disa turne për muajin korrik dhe gusht. Ata pyetën për çmimet e hoteleve. Ua dhamë çmimet e hoteleve. Nga Mali i Zi gjithashtu ka…
Alsat 2020-05-24T16:26:41+02:00 Autobusët mbetën të papërdorur që nga përhapja në masë të madhe e virusit korona në vend. Me vendim të qeverisë për ndalimin e transportit ndër urban, stacioni i autobusëve në Shkup ka punuar vetëm me 10% të kapacitetit. (Atmosferë st. zbrazët) Por, edhe në ato pak linja që funksionojnë, janë të kufizuara nga ora policore. Vendimi tjetër për ndalimin e shkollave, ka thyer në mes edhe agjencitë private që ishin të kontraktuara për të transportuar nxënësit nëpër shkollat publike. [embedded content] Kriza e pandemisë ka prekur rëndë transportuesit e pasagjerëve, thonë nga shoqata e transportuesve të pasagjerëve. Sipas…
Alsat 2020-05-24T16:04:48+02:00 Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi shfrytëzoi festën e Bajramit për të falënderuar pushtetin aktual që lejoi faljen e namazit të Bajramit, duke theksuar se po të donte do të mund ta ndalonte të njëjtën. Rexhepi ngjashëm kishte bekuar ish kryeministrin, Nikolla Gruevski kohë më parë. [embedded content]
Alsat 2020-05-24T15:38:59+02:00 Mbi 11% e të testuarve në 24 orët e fundit rezultuan pozitiv në testin për Koronavirus. Nga 320 të testuarit, të infektuar rezultuan 36 qytetarë, prej të cilëve 12 nga Shkupi, 8 nga Kumanova, 7 nga Tetova, 4 nga Struga dhe nga 2 persona në Ohër, Shtip dhe Prilep. Pos tyre, nga skriningu ndaj 188 personave, një i punësuar në një shtëpi për pleqtë në Shkup ka rezultuar pozitiv. Listës së të shëruarve iu shtuan edhe 11 persona, prej të cilëve 7 nga Prilepi dhe nga 2 nga Velesi e Shkupi. Të dhënat javore tregojnë rritje të infektimeve…
Alsat 2020-05-24T15:13:56+02:00 Festën e Fitër Bajramit besimtarët musliman po e festojnë në karantin prej 42 orëve. Nëpër rrugët kryesore në Shkup qarkullojnë vetëm veturat e policisë dhe ata që posedojnë leje për lëvizje. Por kështu nuk ishte nëpër disa lagje të Çairit. Disa metra më larg, disa banorë në këtë mënyrë kishin zgjedhur të kalojnë festën e Bajramit në kohë të karantinës. Sipas të dhënave të MPB-së, në 24 orët e fundit, 59 persona nuk e kanë respektuar ndalimin për lëvizje, 32 prej të cilëve janë shoqëruar në polici, ndërsa për të tjerët u morën të dhënat dhe do të…
Alsat 2020-05-24T15:10:12+02:00 Çdo besimtar në hyrje të xhamisë së larme në Tetovë u dezinfektua, ndërsa këshilli i xhamisë u kujdes edhe për maska për ata persona të cilët nuk bartnin me vete. Brenda xhamisë gjatë namazit të Bajramit që nuk zgjati më shumë se 15 minuta u respektuan masat, ndërsa në oborrin e xhamisë nuk ruajt distanca e disa nuk përdornin as maskat. [embedded content] Kemi pasur mundësi që ata të cilët nuk patën maska kanë pasur mundësi të marrin këtu në xhami dhe që ti plotësojmë të gjithë këtu tek ne është traditë të shkojnë të vizitojnë varrezat por…
Alsat 2020-05-24T10:30:32+02:00 Pas tridhjetë ditëve agjërim besimtarët e fesë islame sot kremtojnë Fitër Bajramin (të njohur në mesin e popullit si Ramazan Bajram). Urimet për këtë festë fetare fillojnë pas përfundimit të lutjes së Bajramit. Sivjet si rezultat i pandemisë Kovid-19 në xhamitë lutja e Bajramit do të zhvillohet nën masat dhe udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës fizike prej së paku 1,5 metrave. Si parandalim nga përhapja e virusit korona dhe respektim të distancës fizike, nga BFI-ja gjithashtu u bënë thirrje besimtarëve sipas mundësisë gjatë kryerjes së lutjes së Bajramit më…
Alsat 2020-05-24T09:10:00+02:00 Moti paradite në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite do të jetë jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 4 deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 27 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 6. Në Shkup paradite moti do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me të reshura të përkohshme të shiut. Pasdite do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do…

