Alsat 2020-05-26T08:27:57+02:00 Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos nesër se kur do të hapen kufijtë e Maqedonisë së Veriut, të mbyllura nga marsi pas shpalljes së pandemisë së korona virusit. Komisioni shprehet se pas hapjes së kufijve të vendeve fqinje, mund të merret vendim për hapjen e kufijve para 15 qershorit. Në seancën e sotme gjithashtu pritet të miratohet protokolli që qytetarët do të duhet të ndjekin në mënyrë që të jenë në gjendje të dalin ose të hyjnë në vend. Serbia tashmë ka miratuar protokollin dhe ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj. Të gjithë ata që duan…
Author: almakos
Alsat 2020-05-26T08:00:37+02:00 Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Në shumë vende do të jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar veriore, informojnë nga DPHM. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 21 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i freskët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 8 gradë,…
Alsat 2020-05-25T15:45:08+02:00 Ndërsa jemi në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve zgjedhore, akoma nuk ka sinjale nga subjektet politike dhe Presidenti Stevo Pendarovski nëse mbi datën e zgjedhjeve do të bëhet edhe një përpjekje përmes takimit të liderëve. Nga presidenti nuk kanë përgjigje nëse Pendarovski ka nisur bisedime me liderët, pas prononcimit të tyre se janë për konsensus. Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur i prerë kundër zgjedhjeve në gusht dhe shtator. Në një intervsitë për MKD.MK, Zaev thotë se nuk do zgjedhje pa opozitën. Nuk ka asnjë…
Alsat 2020-05-25T15:28:22+02:00 Nëse kurba e rasteve të reja do të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ditët e ardhshme, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga COVID-19 në vendin tonë, do të tejkalojë parashikimet fillestare të institucioneve shëndetësore. Infektologu Fadil Cana, thotë se lehtësimi i masave kufizuese dhe mos marrja parasysh e rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për karantinë të plotë gjatë fundjavës, përbën rrezik potencial që në ditët në vazhdim numri i rasteve të reja të jetë i lartë, për shkak se qytetarët vërshuan marketet dhe qendrat tregtare para festave. Ajo që shihet gjatë ditëve të fundit,…
Alsat 2020-05-25T14:50:04+02:00 Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 1999. Është jetësuar kështu paralajmërimi që institucionet shëndetësore bënë disa kohë më parë, se rreth 2 000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut rrezikojnë të preken nga ky virus. Në shifrën e mësipërme përfshihen edhe 21 qytetarët që kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e shëndetësisë informon se 447 raste janë aktive, 204 prej të cilave në Shkup dhe 82 në Tetovë. 12 nga rastet e reja të 24 orëve të fundit janë në Shkup që tashmë disa…
Alsat 2020-05-25T14:45:41+02:00 Nesër pritet epilogu për rastin “Reket”. Në Gjykatën Penale, prokurorja Villma Ruskoska do t’i shqiptojë fjalët përmbyllëse për rastin ku Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva akuzohen për zhvatje të 1.5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev i cili është i dyshuar në rastin “Perandori” të Prokurorisë Speciale. Sipas prokurorisë, Jovanovski ka ndikuar te Janeva që t’i lehtësohet pozicioni si dhe t’i hiqet paraburgimi Kamçevit kurse për këtë Janeva ka marrë 50.000 euro dhe mobile. Të dytë e mohojnë veprën. Jovanovski pohonte që nuk ka ndikuar te Janeva për Specialen e as nuk e ka ditur që në çantën…
Alsat 2020-05-25T13:43:24+02:00 Për mos respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për kujdes gjatë manifesimeve fetare ka reaguar Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke shprehur shqetësimin lidhur me pamjet e trasmetuara në media ku shihen njerëz në grupe, pa maska dhe duke mos mbajtur distancë fizike. “Pamjet dhe raportimet nga festimi i djeshëm në tempujt fetarë dhe para tyre janë përsëri shqetësuese. Pavarësisht thirrjeve të institucioneve shëndetësor që të mos ketë tubime masive, që të respektohen masat për mbrojtje të distances dhe kufizimi i lëvizjes, kjo nuk ka ndodhur. Unë e respektoj festimin dhe besoj fuqimisht se këto janë ngjarje të…
Alsat 2020-05-25T13:18:56+02:00 Gjatë ditës së dytë të karantinës së plotë, qytetarët lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Shkupit. Ka të hapura edhe shitore, ku disa persona presin radhën. Disa fëmijë shëtisin me biçikletë, të tjerë luajnë futboll nëpër lagje. Ka prej tyre që mllefin ndaj ndalesës së lëvizjes së lirë e shprehin me muzikë. Një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, në komunën e Çairit nuk mbeti e zbrazët as në ditën e dytë të Bajramit. “Vetëm pak metra nga post blloku policor, në një nga lagjet e Shkupit mund të vish lirshëm të blesh hamburger në pikë të ditës,…
Alsat 2020-05-25T12:49:24+02:00 Aleanca për Shqiptarët (ASH), përmes një kumtese ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me kthimin e mërgimtarëve në vendlindje. “Disa herë kemi reaguar për këtë problematikë, duke apeluar deri tek Ministria e Jashtme dhe Qeveria, se nuk po bën asgjë për të ndihmuar kthimin e qytetarëve tanë, sidomos nga Italia, ku situata është shumë shqetësuese për shkak të numrit të madh të qytetarëve tanë që duan të kthehen në vendlindje. Këtë e themi për shkak se kemi pranuar shumë shkresa të drejtpërdrejta nga qytetarë tanë që kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të BE-së për shkak…
Alsat 2020-05-25T12:24:54+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve. Në Shkup janë regjistruar 7 raste të rikuperimit, në Kumanovë, Prilep dhe Veles nga dy raste, kurse në Gostivar, Kriva Pallankë, Pehçevë dhe Berovë nga një rast. Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25,528 testime, prej të cilëve 1.999 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.439…
Alsat 2020-05-25T11:32:19+02:00 Prej ditës së nesërme, me fillim nga ora 09:00, kopshti zoologjik i Shkupit do të rihapet sërish. Për shkak të situatës me Covid-19, do të ketë protokoll të ri për lëvizje. Vizitorët do të duhet të mbajnë maskë ose shall dhe do të duhet të presin radhë në distancë prej 1.5 m. Ndalohet rreptësisht ushqyerja e kafshëve dhe afrimi me kafshët. Mbeturinat duhet të hidhen në koshat e plehrave. Do të jenë jashtë përdorimit lojërat për fëmijë. Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, në mënyrë që të mos krijohen…
Alsat 2020-05-25T11:06:35+02:00 Gjatë natës së kaluar MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 104 shkelje të orës policore, me çrrastë janë arrestuar 76 persona, ndërsa për të tjerët do të ngritët procedure adekuate. Ndërkohë në gjithë territorin e shtetit sipas të dhënave të policisë, 29 personave iu është dhënë vendim për izolim, derisa 13 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që janë në izolim dhe vetizolim, me çrrastë është evidentuar se vetëm një person nuk ka respektuar këtë masë dhe ndje tij do të ndritët procedurë. Sipas raportit të MPB-së…

