Author: almakos

Alsat 2020-05-29T09:10:03+02:00 Kaluan dy ditë në vend pasi ora policore është hequr tërësisht, me protokolle të posaçme janë hapur kafenetë dhe restorantet si dhe një pjesë e të punësuarve janë kthyer nëpër vendet e punës. E obligueshme është mbajtja e maskave dhe e distancës prej dy metrash. Kompetentët apelojnë që edhe krahas lehtësimit të masave, të mos ketë neglizhencë dhe të respektohen rekomandimet për mbrojtje që mos të arrijmë në situatë përsëri të vendosen masa kufizuese.Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 38 raste të reja, ndërsa aktualisht aktiv janë 470 raste të të infektuarve me Kovid-19. Ministri i Shëndetësisë…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në aktgjykimin e saj, konstatoi që dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën. Gjykata konstaton se “edhe mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit”. Në këtë mënyrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili u publikua pak orë para mesnate, i hap rrugën krijimit të qeverisë së re të Kosovës. “Gjykata vendosi që dekreti i kontestuar i presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (Shpërndarja e kuvendit) të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T08:47:35+02:00 Me dëshmi të disa prej të akuzuarve dhe me fjalën e prokurorisë para Këshillit penal të Gjykatës së Apelit Shkup, sot duhet të përfundojë seanca publike rreth ankesave për aktgjykimet për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017. Seancën publike për këtë lëndë dje e karakterizoi deklarata e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili në fjalimin e tij para këshillit gjyqësor tha se ka marrë kërcënime nga shoqëruesit e bashkëshortes dhe gruas së Mitko Çavkovit (ish-drejtor i Byrosë për siguri publike), derisa është dërguar në gjykatë. Ninxha tha se ka marrë kërcënime edhe nga Çavkovi ditën…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T08:31:52+02:00 Këshilli i Sigurisë të shtunën në mesditë në vilën presidenciale Vodno do të vendos për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme. Të shtunën, madje është dita e fundit kur skadon gjendja e tretë dyjavore e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 15 maj. Pendarovski, siç konfirmuan për MIA-n nga kabineti i shefit të shtetit, do të thirr Këshillin e Sigurisë, pra të shtunën, pa dallim nëse do të ketë kërkesë të re nga Qeveria për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryeministri Oliver Spasovski dje deklaroi se Qeveria deri në fund të javës do të vendosë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T08:00:05+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha të diellit dhe me reshje lokale të shiut. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm, paraqitje të bubullimave dhe përforcim të erës. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 24 gradë. UV indeksi do të jetë 7. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me shi lokal. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-28T21:56:16+02:00 Damjan Mnaçevski nga LSDM vlerëson se të gjithë po fokusohen në datën e zgjedhjeve, duke lënë anash një temë edhe më të rëndësishme, siç është mënyra se si  do të realizohet procesi zgjedhur, duke pasur parësore mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sipas tij, zgjedhjet duhet të organizohet sa më shpejt që është e mundur, sepse me hapjene kufinjve dhe me afrimin e verës, qytetarët do të duan të shkojnë në pushime verore. Padyshim, thotë Mançevski, se data e zgjedhjeve duhet të arrihet me konsensus, mirëpo, duhet pasur parasysh se nëse bisedimet zgjasin me muaj, kjo do të komplikonte…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-28T21:52:51+02:00 Timço Mucoski nga VMRO-DPMNE, nuk përgjigjet nëse 5 Korriku është e pranueshme  si datë për mbajte të zgjedhjeve parlamentare. Ai thotë se të gjitha vendimet si caktimi I 12 prillit si datë e zgjedhjeve, si dhe shtyrja e tyre për shkak të rrethanave të krijuara për shkak të pandemisë, janë bërë me kompromis dhe pikërisht në kompromis thirret edhe këtë herë. Mucoski thotë se VMRO e dha propozimin e saj, që është fundit gushti ose fillimi shtatorit për si periudhë më e përshtatshme për realizim të procesit zgjedhor pas konsultimeve me ekspert të shëndetësisë. Në emisionin Rruga Drejt…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 raste të reja më COVID-19. Siç thuhet në njoftim, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë tri raste dhe një rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan. “Sot më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste…

Lexo më Shumë

Qindra protestues po qëndrojnë në shesh dhe strehat përreth në Prishtinë duke kërkuar zgjedhje të reja. Po ashtu kjo ‘test’ proteste, është organizuar si shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët, kanë brohoritur dhe thirrur emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për “provën e dytë për protestë”, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është thirrur të nis në orën 17:00. Pas provës së parë javë më parë Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë me provën e dytë të përgatitjes së protestës në sheshet e Prishtinës. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-28T16:41:14+02:00 Huaja e re e Qeverisë përmes eurobondit prej 700 milion euro, sipas VMRO-DPMNE-së është veprim i papërgjegjshëm. Sipas partisë së Mickoskit, huamarrjen e re do ta paguajnë qytetarët dhe atë, çdo familje nga 1500 euro. Sipas VMRO-DPMNE-së edhe këto para nuk do të përfundojnë tek ekonomia e vendit.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-28T16:14:11+02:00 Shteti duhet të sigurojë ndihmë financiare prej 14.500 denarësh paga minimale për punëtor edhe për muajin qershor, por edhe të caktojë një datë për hapjen e këndeve të lojërave në vend. Këto janë disa nga kërkesat e këtij sektori, duke thënë se për shkak të pandemisë, ata nuk kanë punuar për 80 ditë dhe kanë bërë shumë shpenzime. Punonjësit në këtë sektor nuk janë kundër ekzaminimeve/skriningut të punonjësve të tyre, nëse Komisioni për sëmundje infektive vendos kështu. “Duhen bërë përpjekje që të hapen në të njëjtën datë si objektet e kujdesit për fëmijë. Grupi i veprimtarive argëtuese dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-28T16:12:32+02:00 Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) apo ish DSK-ja e reformuar ende ka mundësi teknike për qasje në bisedat e përgjuara që i incizon Agjencia Operativ e Teknike, pohon ministri i Brendshëm Naqe Çulev. ASK ka ruajtur opsionet teknike që ndjekja e komunikimeve me ndërmjetësimin e ATO-së, në vend se në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të kalojë fillimisht tek kjo ASK-ja. Sipas Çulevit, kjo është në kundërshtim me rekomandimet e Pribesë për reforma në sektorin e sigurisë. Tani, në kundërshtim me ligjin, kablloja optike, në vend që të shkojë direkt në Ministrinë e Brendshme, është lënë të shkojë…

Lexo më Shumë