Author: almakos

Alsat 2020-05-30T13:11:38+02:00 Ushtruesi detyrës Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni reis Ulema Shaqir Fetahu nga sot zyrtarisht udhëheq institucionin. Në deklaratë për media Fetahu theksoi se Bashkësia Fetare Islame ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri, i cili është i rëndësishëm për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Më herët, ish-kreu BFI-së Sulejman Rexhepi në deklaratë me shkrim tha se jep dorëheqje nga pozita e tij dhe tha se është gati të përgjigjet para Zotit dhe para ligjit. Sulejman Rexhepi ka qenë udhëheqësi fetar islam në vend për gati 30 vjet.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T11:31:25+02:00 Qeveria ka miratuar Protokollin për përcaktimin e procedurës për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë në shkollat fillore, Protokollin për veprim në shkollat e mesme gjatë kohës së regjistrimit të nxënësve në vitin e parë akademik 2020/2021, Protokollin për veprim në gjimnazin Matematiko- informatikë gjatë kohës së dhënies së provimit pranues të nxënësve në vitin akademik 2020/2021 si dhe Protokollin për përcaktimin dhe veprimin në institucionet publike dhe private ose njësitë në përbërje për realizimin e provimeve. Siç ka informuar Pres shërbimi qeveritar në seancën e 58-të, Qeveria dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T10:05:45+02:00 Gjatë natës së kaluar në mbarë shtetin 264 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 52 të tjerë kanë firmosur deklarata për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se një person nuk ka respektuar masën e izolimit dhe një tjetër atë për vetizolim. Gjithashtu sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse, MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 562 shkelje.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T09:53:52+02:00 Këshilli për Siguri sot në do të vendosë për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme. Sot është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa presidenti Pendarovski nga 18 marsi deri sot ka marrë tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Në dy raste kohëzgjatja ishte 30 ditë ndërsa në të tretën ishte vetëm 14 ditë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T08:00:26+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri në 11, ndërsa ajo prej 17 deri në 25 gradë. UV indeksi do të jetë 7. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 8 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë. Vazhdon…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T23:38:25+02:00 Përmes një komunikate drejtuar besimtarëve myslimanë, ish kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi bën të ditur se dorëhiqet nga kreu i BFI-së, post të cilin e mbajti për një kohë të gjatë. Në dorëheqjen e tij Rexhepi thekson se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI ka punuar në ngritjen e arsimit të brezave të rinj dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve. Në vazhdim letra e plotë e Rexhepit: Kohëve të fundit në opinion qarkulluan një sërë dezinformatash dhe u zhvillua një fushatë të cilën unëe vlerësoj jocivilizuese që kishin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T22:38:17+02:00 Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit për shkak të trajtimit nga ana e saj të koronavirusit, duke thënë se OBSH-ja ishte bërë në thelb një organizatë kukull e Kinës. Duke u shfaqur në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump shkoi më tej kërcënimeve të përsëritura për të eleminuar fondet amerikane për organizatën, që shkon në disa qindra milion dollarë në vit. Trump tha se OBSH-ja kishte dështuar të bënte reforma në organizatë që presidenti kishte kërkuar përmes një letre më 18 maj drejtuar Drejtorit…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T19:25:08+02:00 Pronarët e kafeneve dhe restoranteve në Kërçovë janë të pakënaqur nga shpallja e protokolleve të punës nga ana e qeverisë dhe kanë marrë iniciativë të dërgojnë ankesë me shkrim tek Inspektorati Shtetëror i Tregut për të kundërshtuar këto protokolle pune. Ata kërkojnë që të hiqen pikat si shfrytëzimi vetëm i hapësirës së terasës, ajo e përdorimit të një tavoline me katër karrige ku mund të ulen maksimum dy persona, dhe i një tavoline me katër karrige ku mund të shërbehen katër persona nëse janë nga familja e njëjtë. Verifikimi i personave me anë të letërnjoftimit nga punonjës të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T18:59:35+02:00 Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, arsyen për rritjen e numrit të të infektuarve e sheh te ministri i brendshëm Naqe Çulev dhe lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zaev beson se me deklaratën e Çulevit se policia nuk duhet të ndëshkojë kur qytetarët nuk e respektojnë orën policore apo masat mbrojtëse, është bërë dëm. U kundërpërgjigj Çulev i cili tha se pas lehtësimit të masave qëndron dëshira e pushtetit për zgjedhje të shpejta. Ministri i brendshëm shtoi se nëse ka dyshim se policia nuk ka vepruar si duhet, përgjegjësi Qeveria të kërkojë nga Drejtori i sigurisë publike…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T18:39:59+02:00 Ekonomia e Italisë mund të tkurret deri në 13 % këtë vit si rezultat i pandemisë së koronavirusit të ri, tha sot guvernatori i Bankës Qendrore kombëtare, Ignazio Visco. “Në skenarin fillestar, rënia e prodhimit në vitin 2020 do të ishte e barabartë me 9 %”, tha ai në fjalim vjetor në selinë e Bankës së Italisë. “Një skenar i dytë i bazuar në supozime më pesimiste, megjithëse jo ekstreme, e sheh PBB-në të bjerë me 13% këtë vit dhe një rikuperim shumë më të ngadaltë në 2021” shtoi Visco. Paralajmërimi i tij vjen në një kohë kur…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëe të fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit. Ndërkohë, 9 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 1,064.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T16:08:28+02:00 Ditën e parë pas hapjes së objekteve gastronomike, inspektorët e tregut kanë regjistruar një sërë shkeljesh të rregullave për punë nëpër lokale. Masat e parandalimit nga virusi përveç gastronomët, i kanë shkelur edhe klientët. Inspektorët që kanë qenë në terren janë nënçmuar dhe ofenduar nëpër këto objekte. Paunovski paralajmëroi gjoba për mos- respektimin e protokolleve. “Ne si inspektorat shtetëror i tregut duhet të dalim dhe them përsëri që vetëdija dhe kujdesi i qytetarëve tanë, sidomos i gastronomëve nuk është në nivel, për këtë prej sot dalim në çdo vend ku konstatojmë shkelje dhe mos- respektim të protokolleve të…

Lexo më Shumë