Author: almakos

Alsat 2020-05-29T15:53:31+02:00 Prokuroria e Lartë Publike, kundër Prokurorisë për Krim të Organizuar. Prokurorja Valentina Stojanovska u kërkoi gjykatësve të Apelit të refuzojnë ankesën e Prokurorisë për Krim të Organizuar, sepse kanë ngritur ankesë të pabazuar, për aktgjykimin për ta liruar Igor Durllovskin, të akuzuar për ngjarjet e dhunshme në kuvend. Avokati i tij sot e mësoi qëndrimin e Prokurorisë së Lartë Publike. Nuk e mbështeti dhe nuk mbështeti asnjë prej treguesve të asaj ankese të dorëzuar, por mbeti në atë që aktgjykimi në lidhje me Igor Durlovskin ishte i drejtë dhe e miratuar në mënyrë të duhur, me një pozicion…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T15:36:04+02:00 Më shumë se 130.000 qytetarë të vendit deri në fund të vitit rrezikojnë të jetojnë në varfëri. Për rreth 10% pritet të ulen të ardhurat edhe atë te qytetarët me të ardhurat më të ulëta mujore kurse deri në 15% për pjesën tjetër të popullatës. Hulumtimi i Bankës Botërore tregon se klasa e mesme do të bie ndjeshëm në periudhën e ardhshme kurse varfëria do të thellohet varësisht se si zhvillohet situata me krizën shëndetësore.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T15:19:25+02:00 52 rastet e reja me COVID-19 të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë bërë shkas që ministri Venko Filipçe, të paralajmërojë rikthim të masave kufizuese në raste se ky trend vazhdon edhe gjatë fundjavës. Rikthimi i masave do të zbatohet në zonat ku gjendja shfaqet më shqetësuese dhe në këtë kryesojnë komuna e Çairit, Sarajit, Butelit, Aerodromit, Tetovës dhe Shtipit. Dua qartë të potencoj se përsëri do të zbatojmë kufizime në disa vende nëse gjendja epidemiologjike e kërkon diçka të tillë, e diskutuam këtë edhe në mbledhjen e Komisionit. Nga inspektimi në Tetovë është konstatuar se ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T15:09:35+02:00 Partitë mbeten në qëndrimet e tashmë të njohura për zgjedhjet. Shumica parlamentare kërkon zgjedhje, opozita këmbëngul në konsensus. Ndonëse nuk ka epilog nga komunikimet me opozitën, LSDM-ja mbetet në qëndrimin se afati i zgjedhjeve rrjedh pas gjendjes së jashtëzakonshme. Qëndrimin e njëjtë e ndan edhe BDI-ja për të cilën 5 korriku është datë e logjikshme për zgjedhje. Por Shtabin Zgjedhor të këtij subjekti sot u konstatua se fjalën e fundit duhet ta thonë ekspertët. BDI “BDI vlerësimet dhe vendimet e veta do ti vendos në përputhje me sugjerimet e ekspertëve të cilat nuk guxojnë të ndikohen politikisht, por…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T14:42:45+02:00 Në orët e pasdites, në seancë Qeveria pritet të vendosë nëse do të propozojë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Vendimi i Qeverisë do të vijë një ditë përpara skadimit të gjendjes së tretë të jashtëzakonshme e cila ka qenë në fuqi dy javët e fundit. Në rast se Qeveria propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për herë të katërt, vendimi për shpallje është në dorën e Presidentit Stevo Pendarovski. Presidenti për situatën me virusin do të mbledhë përsëri Këshillin e Sigurisë, të shtunën.Gjendja e jashtëzakonshme shpallet me qëllim që Qeveria të ketë mundësi për…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T14:36:30+02:00 Nuk ka shpëtim nga aktivitetet e partive, ndaj të cilave qytetarët janë të ekspozuar çdo ditë, sepse partitë e kanë hartuar Kodin Zgjedhor sipas dëshirës së tyre. Sipas nenit 69-a, tubimet publike, afishet, prezantimet video në vendet publike, prezantimet zgjedhore në media dhe në internet, shpërndarja e materialeve të shtypura dhe materialeve janë të ligjshme edhe para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) thonë se ata nuk kanë pranuar asnjë parashtresë apo ankesë për fushatën e nisur para kohe. Nëse arrin, duhet të trajtohet brenda 72 orëve. Nuk lejohet vetëm të promovohen kandidatët…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T14:24:09+02:00 Aeroplanët ushtarakë të NATO-s fluturuan simbolikisht mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, për të shënuar anëtarësimin e vendit në Aleancën ushtarako-politike. Ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërns tha se anëtarësimi në NATO nuk duhet të minohet shkaku i pandemisë, COVID 19. Ndërsa ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se NATO ndihmoi vendin në përballjen me virusin. Nuk duhet të lejojmë të minohen arritjet e mëdha të vendit-anëtarësimi në NATO dhe drita jeshile për fillim të negociatave me BE-në. SHBA me këtë gjest tregon poashtu se është këtu dhe mbështet aleatin tonë të ri. Fluturimi i sotëm është simbol i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T13:53:13+02:00 Ministri i shëndetësie gjatë konferencës së sotme u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në disa komuna ku është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi që sipas tij vjen si rezultat i mosrespektimit të masave për mbajtjen e maskave dhe distancës sociale, të mund të kthehen masat restriktive. Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T12:51:17+02:00 Fluturimi i aeroplanëve ushtarak amerikan sot mbi Shkupin është shprehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest përmes të cilit u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s, deklaroi ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns. “Fluturimi i sotëm është një shprehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest përmes së cilit u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s. Me të dejtë dhe saktë është se javëve të fundit fokusi ynë më i madh ishte në luftën e përbashkët kundër Kovid-19, por nuk duhet të lejojmë atë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T12:08:24+02:00 Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e përbashkët me Shtabin Qendror të Krizës ka kërkuar kyçje e të gjitha Inspektorateve dhe ministrive resorë (Drejtësia, MPB dhe MPJ) në qartësimin e protokolleve gjatë legjitimimit të qytetarëve në restorante dhe kafiteri. Jo zyrtarisht, qëndrimi i KSI-së është se inspektorët nga Inspektorati ushqimor ose ai Tregtar nuk kanë kompetenca ligjore të legjitimojnë qytetarë dhe për këtë arsye duhet prononcuar Ministria e Drejtësisë. Nga ky komision qartësojnë se në rekomandimet e tyre nuk është potencuar asnjëherë legjitimimi. Në Shtabin Qendror të Krizës është diskutuar për qartësimin e protokolleve.

Lexo më Shumë

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pritet që shumë shpejt LDK të thërrasë edhe seancën për votimin e qeverisë së re të Kosovës. Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK, ka thënë se nesër ose të hënën thirret seanca ku do votohet qeveria e re me koalicionin LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe komunitetet pakicë. “Sot kemi takim konsultativ me organet e partisë. Të shtunën ose të hënën pritet të thirret seanca”, ka thënë para mediave Mustafa

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-29T09:42:18+02:00 Gjatë natës së kaluar (28/29.05.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 368 personave iu është dhënë vendim për izolim, ndërsa 47 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, me çrrastë është konstatuar se një person nuk e ka respektuar masën e vetizolimit. Gjithashtu policia ka regjistruar edhe 440 raste të shkeljes së masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Lexo më Shumë