Author: almakos

Alsat 2020-05-31T10:16:00+02:00 Gjatë natës së kaluar në mbarë shtetin 91 personave u është dhënë vendimi për izolim derisa 78 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që tashme gjenden në izolim gjegjësisht në vetizolim dhe nuk është evidentuar shkelje e kësaj mase. Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse janë regjistruar 673 shkelje.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-31T09:14:12+02:00 Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 5 deri në 13, ndërsa ajo prej 16 deri në 24 gradë. UV indeksi do të jetë 6. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 22 gradë. Vazhdon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T16:26:30+02:00 Qeveria ka miratuar një protokoll mbi mënyrën e funksionimit të kopshteve të fëmijëve pasi të merret një vendim për hapjen e tyre. Dezinfektimi i përditshëm i objekteve, mbikëqyrja e fëmijëve për larje më të shpeshta të duarve, heqjen e qilimave dhe lodrave prej pelushi. Ndër masat është matja e detyrueshme e temperaturës së fëmijëve gjatë hyrjes në kopsht, por edhe një numër i kufizuar i fëmijëve: kështu që sipas protokollit në grupet deri në moshën 2 vjeçe do të ketë maksimum 6 fëmijë, ndërsa nga 3 deri në 10 vjet do të ketë maksimum 15 fëmijë me dy…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T16:20:31+02:00 Gjendje e re e jashtëzakonshme dhe thirrje për zgjedhje. Kreu i shtetit Stevo Pendarovski shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme prej 14 ditëve për ballafaqim më të shpejtë koronavirusin dhe pasojat ekonomike. Pendarovski pohon se gjendja e re e jashtëzakonshme nuk ka lidhje me zgjedhjet. Por ai thotë se drejtuesit e partive kanë diskutuar edhe për zgjedhjet. Përmendet gjithashtu edhe një ditë jopune si mundësi për të votuar, jo vetëm e diela si deri më tani, sepse kjo është e mundur me ndryshim të ligjit, me një dekret me forcë të ligjit mund të votohet edhe të Mërkurën.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T15:58:17+02:00 Gjendja e jashtëzakonshme me virusin korona ka edhe anët pozitive. Pavarësisht angazhimeve me mësimin online, shumë nxënës e shfrytëzuan këtë periudhë për të treguar aftësitë e tyre në sport, muzikë dhe art. Aida Ademi është nxënëse e vitit të tretë në shkollën e mesme të mjekësisë, mirëpo të ardhmen e saj e sheh si një dizenjatore e modës. Këtë e dëshmojnë edhe modelet e shumta të saj. “Me tepër më tërheq të vizatoj fustane nusërie, për nuse por edhe këto fustane për evente tjera, edhe ato i vizatoj më shpesh. Ndonjëherë mendoj tërë natën për ndonjë model, ose…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T15:47:42+02:00 Pesë pacientë kanë ndërruar jetë nga Virusi Korona gjatë 24 orëve të fundit në vend. 4 të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga. Në Klinikën Infektive pushoi së marri frymë 69 vjeçari, ku ishte në kurim prej 15 ditësh. Në Spitalin “8 Shtatori” betejën me CoVid-19 e humbën 70 vjeçi nga Struga, po aq vjet kishte edhe pacienti tjetër nga Shkupi si dhe viktima katër 47 vjeçari po ashtu nga Shkupi. Në raportin e sotshëm të ISHP-së u evidentua edhe foshnja nga Shkupi, e cila me kërkesë të prindërve me aeroplan është transportuar në Zvicër, ku…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T15:24:19+02:00 Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të pranonte një takim të ri liderësh me Presidentin Pendarovski, në të cilin do të diskutohej për shëndetin e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit. Sipas Mickoskit, Maqedonia është i vetmi vend në botë që po përjeton një valë të re të covid-19, që sipas tij është pasojë e menaxhimit të dobët të sistemit dhe diktateve politike mbi Komisionin për sëmundje infektive nga Zoran Zaev, andaj edhe kërkoi shpërndarjen e tij. Jam shumë i zhgënjyer nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive dhe vlerësimet e tyre, dhe po, është e vërtetë, unë dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T15:14:37+02:00 Erdhi të flas për Komunën e Sarajit në Shtabin e BDI-së në Çair. Kryetari Blerim Bexheti bëri një apel për banorët e Sarajit që të respektojnë masat shëndetësore dhe mos të bëjnë ndeja familjare. Por, këto thirrje ai nuk i bëri më parë, kur autoritetet shëndetësore drejtonin gishtin nga tubimet masive si vatra të shpërndarjes së infeksionit me CoVid-19. Tani ai kërkoi të bëhen mbi 700 testime në ditë. Jam në cilësinë e anëtarit të kryesisë dhe në cilësinë e kryetarit të Komunës dhe apelet i kemi bërë në mënyrë permanente. Sa për informacionin tuaj deri para dy…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T14:45:44+02:00 Numër i ulët pacientësh frekuentojnë ordinancat stomatologjike, ndonëse intervenimet kryhen nën masa të rrepta higjienike që sipas stomatologut, Veton Limani ofrojnë siguri. Pacientët kryesisht vizitojnë stomatologun në rast se kanë komplikime dhe nevojë për ndërhyrje urgjente. Në momentin që hy një pacient në klinikën dentare, së pari duhet t’i matet temperatura, i cili është simptomë bazë e COVID-it. Një pacient që ka temperaturë 38 ose 38.5 atëherë automatikisht kthehet dhe shtyhet seanca për një ekzaminim të radhës, ndoshta javor. Me pranimin e pacientit një person i dytë do të duhet të rrijë larg poltronit dentar, meqë duhet të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T14:16:03+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski, derisa arsyetoi kërkesën e qeverisë për vazhdimin egjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera, tha se ky vendim është marrë duke pas për bazë gjithnjë shëndetin e qytetarëve dhe përballjen me pasojat ekonomike të shkaktuara nga Kovid-19. “Qëllimi kryesor dhe primar i Qeverisë është shëndeti i qytetarëve. Duhet të përballemi edhe me pasojat ekonomike dhe në këto momente derisa po flasim një nga momentet për të kërkuar 14 ditë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme është edhe aspekti ekonomik. Që të mund më lehtë të përballojmë këto pasoja të shkaktuara nga Kovid-19”, tha Spasovski,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-30T13:18:30+02:00 5 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 35 raste të reja me Virusin Korona u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në vend. 4 të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga. Ndërsa, të infektuar 22 janë nga Shkupi, 6 nga Tetova, 4 nga Kumanova dhe nga 1 prej Gostivari, Struga dhe Shtipi. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sot u shëruan 19 pacientë.

Lexo më Shumë