Alsat 2020-06-01T10:25:41+02:00 Prej ditës së djeshme, një numër i madh i funksionarëve të LSDM-së janë në vetizolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me zv/kryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri. Në vetizolim ndodhen, zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, këshilltari i kryeministrit për marrëdhënie me publikun, Marjan Zabërçanec, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Gjatë mbrëmjes së djeshme edhe kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu njoftoi se kishte pasur kontakte me person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe si pasojë ndodhet në vetizolim. Lexo: Koronavirusi, Osmani: Sot numri është edhe…
Author: almakos
Alsat 2020-06-01T10:08:11+02:00 Drejtori i Policisë Financiarë, Arafat Muaremi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se do të vetizolohet për shkak se ka pasur kontakte me zv/kryetarin e LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. “Të nderuar miq, Desha tju informoj që këtyre diteve kam pasur kontakt me z. Muhamet Zekiri para se të del pozitiv në testimin për COVID-19, prandaj prej momentin kur u informova se është pozitiv jam në Vetëizolim sipas të gjitha protokoleve te institucioneve përkatëse.Nuk kam asnjë simptomë, ndërsa testin per Covid -19 do e bëj mbrenda kësaj jave. Z.Muhamet bashkë me…
Alsat 2020-06-01T09:51:15+02:00 Gjatë natës së kaluar në mbarë vendin 186 personave u janë dhënë vendime për izolim derisa 52 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që veçmë gjenden në izolim, gjegjësisht në vetizolim dhe me këtë rast nuk është evidentuar asnjë rast i shkeljes së kësaj mase. Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse nga MPB-ja njoftojnë se janë regjistruar 585 shkelje.
Alsat 2020-06-01T09:49:50+02:00 Zv/kryeministri Bujar Osmani përmes rrjeteve sociale ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes më tepër për shkak se ditëve të fundit është rritur rreziku për tu infektuar me koronavirus. Osmani thekson se numrat e rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit janë shqetësuese. “Mirëmëngjesi, mundësia për të qenë pozitiv ose për të pasur kontakt me dikë që është pozitiv ditëve të fundit është shumë e madhe. Andaj apeloj që të silleni sikur jeni pozitiv dhe sikur secili me të cilin kontaktoni është pozitiv. Nuk duhet shumë për t’u mbrojtur : mos besoni teorive konspirative…
Alsat 2020-06-01T09:12:45+02:00 Zv/kryeministrja për çështje ekonimike, Milla Carovska nga sot është në vetizolim pasi javën e kaluar kishte pasur kontakte me zv/kryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri. Carovska përmes rrjeteve sociale njoftoi se tashmë ka realizuar testin për Covid-19 dhe se ka rezultuar negativ mirëpo në përputhje me anketën epidemiologjike do të duhet të qëndrojë në vetizolim deri më 9 qershor. “E informoj publikun se nga sot jam në izolim të detyrueshëm, pasi dje kolegu im Muhamed Zekiri rezultoi pozitiv në testin e Covid-19. Gjatë javës së kaluar kemi pasur një takim të përbashkët ku ishim të gjithë me pajisje mbrojtëse…
Alsat 2020-06-01T08:34:55+02:00 Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec janë në izolim shtëpiak për shkak se kanë pasur kontakt me nënkryetarin e LSDM-së Muuhamed Zekiri. Mançevski dhe Zabërçanec në profilet e tyre në Fejsbuk informuan se me rekomandim të epidemiologëve do të jenë në vetizolim. “Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, për shkak të takimit me shokun dhe kolegun tim Muhamed Zekiri, në nëntë ditët e ardhshme do të jem në vetizolim. Në takim ishin zbatuar protokolle shëndetësore, por megjithatë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë më të rëndësishme dhe…
Alsat 2020-06-01T08:30:29+02:00 Qyteti i Shkupit sot do t’i publikojë thirrjet publike për ndarjen e subvencioneve për biçikleta dhe trotinetë elektrikë në vitin 2020. Risi këtë vit, siç kumtuan autoritetet e qytetit, është që qytetarët do të mund të dorëzojnë llogari fiskale për biçikletën ose trotinetin e blerë nga 1 janari i këtij viti. Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal dhe 30 për qind nga vlera e trotinetit elektrik, por jo më shumë se…
Alsat 2020-06-01T08:24:12+02:00 Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë fillon prej sot dhe do të zgjasë deri më 30 qershor. Më 15 korrik duhet të publikohen rezultatet. Për shkak të gjendjes me virusin korona, regjistrimi do të bëhet me orar të caktuar paraprakisht nga shkolla. Sipas protokollit, regjistrimi zbatohet në termin të konfirmuar nga Komisioni për regjistrimin e nxënësve të formuar nga drejtori i shkollës. Duhet të ketë pauzë prej të paktën 20 minuta mes termineve për bisedë të anëtarëve të komisionit me çdo fëmijë. Në pauzat ndalohet grupimi i të pranishmëve në shkollë. Në hapësirën për bisedë mund të…
Alsat 2020-06-01T08:10:41+02:00 Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, veçmas në pjesët perëndimore. E mundur është edhe paraqitje e rrallë e bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, veçmas përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri 24 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 6. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të…
Alsat 2020-05-31T23:30:26+02:00 Ministri për Shoqëri Informatike dhe Aepidemiologëve dministratë, Damjan Mançevski në profilin e tij në Facebook ka shkruar se për shkak të kontaktit që ka pasur me nënkryetarin e partisë Muhamed Zeqiri i cili ka rezultuar pozitiv në Kovid-19, dhe me rekomandim të epidemiologëve do të futet në vetizolim 14 ditorë. Postimi i Mançevskit:
Alsat 2020-05-31T23:10:25+02:00 Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka pasur kontakte me person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se si pasojë e kontaktit tashmë është në vetizolim. Ganiu kërkon nga banorët e Çairit që të trajtojnë me më shumë seriozitet gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19. Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Gjej mundësinë përmes kësaj forme të komunikimit me ju, të ju informoj dhe të ndaj me ju shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohet situata me virusin korona. Njëkohësisht dua të ju bëj me dije se këtyre ditëve kam pasur…
Alsat 2020-05-31T16:47:55+02:00 Në Idrizovë nuk ka asnjë lëvizje që dëshmon se shkolla fillore e paralajmëruar do të ndërtohet në një të ardhme të shpejtë. Kreu i Gazi Babës, Boris Georgievsi nuk iu përgjigj pyetjeve të Alsat për të sqaruar se cilat janë pengesat për mos nisjen e punimeve ndërtimore. Madje, ai nuk pranoi as të tregoj nëse ka dorëzuar dokumentacion e korrigjuar në Ministrinë e Arsimit. “Projekti për shkollën në Idrizovë tashmë i dorëzuar nga Komuna e Gazi Babës në Ministrinë e Arsimit është projekti i njëjtë i shkollës fillore “Vera Jociq” që numëron mbi 500 nxënës. Ai do të…

