Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sulmuar kryeministrin ende në detyrë, Albin Kurti, përmes një reagimi në ‘Facebook’ sa i takon vendimit të autoriteteve për të bllokuar sot hyrjen e kamionëve nga Shqipëria drejt territorit të tyre, pa u dezinfektuar. Thaçi thekson se Kurti i ka hapur kufijtë me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë, ndërsa krejt e kundërta ndodhi me Shqipërinë, ndërsa shton se ky është absurditet. REAGIMI I THACIT Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e…
Author: almakos
Alsat 2020-06-01T19:33:42+02:00 Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka diskutuar për kthimin e masave shtrënguese në Shkup dhe disa qytete të tjera. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se në kuadër të masave, disa komuna në Shkup mund edhe të vendosen në karantinë. Qëndrimi i përbashkët ishte të pritet edhe 2-3 ditët e ardhshme se më pas do të merret vendim. Konstatuam se Ministria e Shëndetësisë duhet t’i zbatojë më shumë masat në fuqi, ndërkaq me kthimin e masave kufizuese nënkuptojmë ndalimin e lëvizjes apo karantinën për disa pjesë ku ka më shumë të infektuar dhe fuqizimin e orës policore përsëri aty…
Pas vendosjes së taksës nga Kosova dhe problemeve të shkaktuara në pikën kufitare të Morinës, ku kamionët nga Shqipëria u penguan për të hyrë, pasi duhet të bënin dezinfektimin, ka ardhur një reagim edhe nga ministria e Brendshme kosovare. Përmes një deklarate zyrtare, thuhet se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. NJOFTIMI Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.
Alsat 2020-06-01T17:20:26+02:00 Kryeministri, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se testi që i është bërë për koronavirus është negativ, por se mbetet në izolim shtëpiak derisa t’i marrë rekomandimet nga epidemiologët. “Sapo i mora rezultatet nga testi i sotëm për Kovid-19. Testi është negativ dhe nuk kam kurfarë simptome, ndërkaq derisa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të qëndroj në izolim shtëpiak”, shkroi Spasovski në FB. Të gjithëve të cilët po përballen me virusin, ai u dëshiroi rikuperim të shpejtë dhe bëri thirrje të gjithë t’i respektojnë masat, në mënyrë që, siç tha, t’i mundësojmë…
Ndërsa Shqipëria ka hapur kufijtë tokësorë me vendet fqinj, duket se Kosova nuk ka vepruar po njësoj. Qytetarët të cilët kanë tentuar të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur një sërë kërkesash të cilat kanë shkaktuar radhë në pikën kufitare. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet. Ndërkohë, drejtuesit e kamionëve pritet të ngrihen në protestë pasi tarifa që iu kërkohet është e papërballueshme. Kufiri siç raporton gazetarja jonë nga Morina është mbyllur, pasi qytetarët nuk kanë certifikatë për tamponin…
Alsat 2020-06-01T16:19:34+02:00 “Reket” është një shfaqje teatrale për publikun. Kështu e përjeton procesin kundër tij edhe Boki 13, i cili është i pandehuri i parë në këtë rast. Në fjalët përmbyllëse para gjykatës, ai tha se me akuzën e Ruskoskës nuk mund të dëshmohet faji i tij. Sipas Boki 13, dëshmitari kryesor është, siç thotë ai, kriminogjeni Orce Kamçev. “Reket” ishte i motivuar politikisht, dhe Boki 13 është parë si një lider i ardhshëm, duke tërhequr një paralele me Vilma Ruskoskën e cila, sipas tij, ëndërronte të ishte Katica Janeva. Boki 13 përmendi edhe Zoran Milevskin. Ai tregoi një fotografi…
Alsat 2020-06-01T16:12:29+02:00 Në rast të dështimit të 5 korrikut, si datë e mundshme për zgjedhjet parlamentare, partitë politike nuk e kanë idenë se çfarë mund të ndodhë me institucionet, funksionimi i të cilave ka ngecur. Nuk mundemi shtetin ta lejmë pa parlament dhe në Qeveri teknike në të cilën dikush rri vetëm për pikë politike. Nuk ekziston asnjë moment kushtetues ose ligjor të cilin mund ta kapim dhe në bazë të asaj të vendosim për të mbledhur Kuvendin. Në demokraci parlamentare, të vazhdoni të funksiononi qoftë edhe një javë më shumë, është e rrezikshme në gjithçka për qytetarët – tha…
Alsat 2020-06-01T15:53:16+02:00 Inspektorati i Tregut ka filluar me ndëshkimin e gastronomëve që nuk i respektojnë protokollet e përcaktuara për punë. Këtë fundjavë, 11 objekte gastronomike në mbarë Maqedoninë janë sanksionuar me kallëzime kundërvajtjeje kurse ndaj një lokali është shqiptuar edhe kallëzim penal. Gjoba kanë marrë lokale në Shkup, Dibër, Strugë dhe Tetovë. Është mbyllur një park në Lisiçe të Epërme. Pamja ka qenë e tmerrshme. Nuk është respektuar asnjë masë parandaluese, kurse ky lloj i veprimtarisë nuk guxon të funksionojë. Në 12 objekte nuk është respektuar rregulli për grupim të më shumë njerëzve, nuk ka pasur distancë midis tavolinave, njerëzit…
Alsat 2020-06-01T15:44:08+02:00 Sipas juristit Naser Ziberi, vendi ndodhet në krizë institucionale dhe kushtetuese për shkak të mos-funksionimit të Qeverisë teknike dhe Parlamentit. Në rast se nuk ka një marrëveshje për zgjedhje mes partive politike, Ziberi vlerëson se zgjidhja më e mirë do të ishte kthimi i Qeverisë politike, përmes kthimit të Kuvendit. “Në situatë kur kemi parlament të shpërndarë dhe insistim që kjo përbërje e parlamentit mos të kthehet në funksion, vendin e vendos në pozitë të një krizë kushtetuese dhe institucionale. Zgjidhja padyshim që mund të jetë vetëm konvokimi i seancës së Parlamentit, me këtë rishikim i datës së…
Alsat 2020-06-01T15:32:54+02:00 Ministri i Shëndetësisë tha se karantina shtetërore mbetet ende në fuqi, por personat që kthehen me një test PCR negativ vetëizolohen vetëm një javë në shtëpi. Ai tha se vendete fqinje i kanë hapur kufijtë, por nuk duhet të ngutemi duke parë numrat e rinj ditëve të fundit. Hapja e kufijve nga ana jonë nuk është mirë edhe për vendet fqinje duke parë rritjen të infektuarve në vendin tonë. Por edhe për këtë do të diskutohet nga fundi i javës në Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse.
Alsat 2020-06-01T15:19:41+02:00 Ministri Filipçe gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme tha se për momentin nuk do intensifikohen masa, por do të presim në ditët në vijim, dhe nëse vijon me këto numra do të ketë propozim për shtrëngimin e masave dhe eventualisht vendosjen e orës policore në komunat ku situata do të paraqitet kritike. Për momentin komuna problematike janë, Çairi, Gazi Baba, Saraj, Shtip, etj.
Alsat 2020-06-01T15:03:47+02:00 Organizatorët e tregjeve duhet të mbajnë më shumë rend, t’i dezinfektojnë tregjet rregullisht dhe të shpërndajnë maska falas, kërkoi Oda e Tregtarëve. Sipas tyre, të gjitha tregjet në vend janë në gjendje katastrofike dhe pa kushte elementare higjienike. Ata shtojnë se qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të mbajnë maskë mbrojtëse kur hyjnë në treg, dhe kur të blejnë, të mos i prekin pemët dhe perimet. E dimë se tregjet janë vatra potenciale për infektime të këtilla. Nuk do të ishte keq, sepse vetëm një herë në Bit Pazar dhe në vendet e tjera kanë ndarë…

