Alsat 2020-06-02T22:32:42+02:00 Hoxha i Porojit, Maksut Abazi, i cili njihet për qëndrimin e tij për respektim maksimal të masave, duke mos hapur xhamitë as kur BFI-ja bëri thirrje për diçka të tilla, tha se ka kërkuar nga banorët që të mos hapin dyert për ngushëllime, kur ata kanë pasur raste vdekje. Ai thotë se vet Zoti i ka thënë të dërguarit të tij Muhamedit a.s, që të konsultohet me personat kompetent, në rastet kur është shfaqur ndonjë sëmundje. Imami i Porojit thotë se qytetarët nuk duhet të dyshojnë se virusi nuk ekziston. Ndërsa duke komentuar momentin kur Sulejman Rexhpi pak…
Author: almakos
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit Kosova ka konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19. Ndërsa katër pacientë kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës, duke aritur në 847 numri i të shëruarve. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me koronavirus, ndërsa 30 prej tyre kanë humbur jetën.
Alsat 2020-06-02T19:11:03+02:00 Drejtori i Policisë Financiarë, Arafat Muaremi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se ka dalë negativ ndaj COVID-19, por do të mbetet në vetëizolim shtëpiak sipas udhëzimeve të rekomanduara nga institucionet përkatëse deri më datën 09.06.2020. Ai u infektua më herët se kishte pasur kontakte me zv/kryetarin e LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ndodhet në vetëizolim megjithë familjen e tij. Statusi i plotë në fejsbuk: Të nderuar familjar, miq dhe të gjithë ju dashamirës, Sapo u informova se rezultova NEGATIV ndaj Covid-19, ju falenderoj përzemërsisht që treguat kujdes gjatë këtyre…
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar për masën e vendosur për shqiptarët në pikat kufitare. Sipas MSH-së, kontrollet që ushtrohen ndaj qytetarëve që vijnë nga Shqipëria, janë masa të cilat janë vendosur për të shmangur një shpërthim të ri të pandemisë se COVID-19, ndërsa kërkon mirëkuptim dhe durim. REAGIMI I MSH Së pari i ftojmë të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë si dhe zyrtarët politikë e shtetëror që të ndihmojnë në kapërcimin e situatave të vështira, para se të përhapin me qëllim apo nga mos informimi lajme të pavërteta ose të shtrëmbëruara lidhur…
Alsat 2020-06-02T18:51:06+02:00 Nga 868 teste të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 67 persona kanë rezultuar të infektuar me virusin Korona. 33 nga rastet e reja janë regjistruar në Shkup, më së shumti në Çair dhe Studeniçan, ndërsa 14 në Tetovë. Gjendja shqetësuese shfaqet edhe në Shtip, ku në ditët në vazhdim 600 persona të punësuar nëpër fabrikat do të testohen. https://www.youtube.com/watch?v=JlTW5fvxtM4&feature=youtu.be “Në Shtip janë mbyllur 6 fabrika, janë dhënë 55 vendime për vet izolim, gjatë ditëve në vazhdim do të testohen 600 të punësuar, deri tani janë bërë 100 testime. Në Tetovë janë dhënë 8 vendime për izolim dhe …
Alsat 2020-06-02T16:11:04+02:00 Katërmbëdhjetë rastet e reja të 24 orëve të fundit, kanë çuar në 229 numrin e të infektuarve në Tetovë. Numrat shtohen edhe në Komunën e Tearcës, e cila ditëve të fundit, me 23 të infektuar, 31 në izolim dhe dy të vdekur nga virusi korona. Shtimi i numrit të të infektuarve në këtë komunë, shton edhe shqetësimin e banorëve. “Është mirë të dihen familjet sepse shqetësimi bëhet edhe më i madh kur s`dihen. Flitet shumë e nuk dihet asgjë”. “Duhet të informohet popullata se kush e ka virusin. Familjet duhet të dihen kush e ka dhe të izolohen ato jo…
Alsat 2020-06-02T15:59:19+02:00 Jam e pafajshme- tha Katica Janeva në fjalët e saja përfundimtare për rastin “Reket”. Ish prokurorja speciale tha se aktakuza kundër saj bazohet në dëshminë e çiftit Kamçev për të cilët tha se janë fundërrina. Orce Kamçev ka dashur të bashkëpunojë me PSP-në. Janeva e ka ditur, siç tha ajo se ai është lojtarë i ndyrë dhe i rrezikshëm, por nuk ka mundur ta blejë. Janeva pyeti ku është dëshmia se Kamçev ka nxjerrë mbi një milionë euro që t’i korruptojë. “Nëse Prokuroria do të tregonte fotografi me sheqer, do të nënkuptohej që po marr kokainë që ma…
Alsat 2020-06-02T15:50:23+02:00 Që nga hapja e objekteve gastronomike deri më sot, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar 21 kallëzime penale, ndërsa 5 të tjera janë në proces. Si dhe 41 objekte gastronomike morën padi kundërvajtëse. Sanksionet janë për shkak të mosrespektimit të protokollit për punë në sektorin e gastronomisë. Ekziston hapësirë që disa prej rregullave të punës të përcaktuara nga Komisioni për sëmundje infektive të lehtësohen, por gjithçka varet nga mënyra se si do të jetë gjendja e personave të infektuar rishtazi, ose të shëruar nga koronavirusi. “Nuk duam pas dy muaj e gjysmë objekte gastronomie të mbyllura dhe sërish të…
Alsat 2020-06-02T15:42:39+02:00 Aleksandar Vasilevski- Ninxha, i cili u dënua nga Gjykata Penale me 8 vjet burg për organizimin e shoqatave patriotike për hyrjen në Kuvend, atë ditë ka qenë me agjentin e DSK-së, Nikolla Boshkoski. Këtë e dëshmoi në Gjykatën Penale në seancën dëgjimore për “27 Prillin” person i amnistuar për incidentet në Kuvend. Sipas tij, disa ditë para hyrjes në Kuvend, Ninxha ka qenë në VMRO DPMNE. Ky dëshmitar tha se të gjitha njohuritë e tij janë indirekte, përkatësisht se e gjithë kjo është me organizim nga Ninxha. VMRO DPMNE pa dyshim mbështeti protestat, edhe publikisht ashtu edhe në…
Alsat 2020-06-02T15:30:24+02:00 Komuna e Likovës tashmë disa ditë është vatër e virusit korona. Të dhënat tregojnë se janë të paktën 40 raste aktive. Qendra e Shëndetit Publik do të bëj nga 100 teste në ditë. Prej sot kemi filluar testimin masiv në Likovë. Ekipet tona kanë dalë në terren dhe besojmë se këtë situatë mund ta kalojmë në bashkëpunim – tha Arif Latifi, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik, Kumanovë. Komuna në bashkëpunim me imamët kërkon ndalimin e ceremonive mortore dhe ahengjeve familjare. Imamët kanë një rol kyç. Të gjithë faktorët duhet kyçur që të menaxhojmë këtë situatë kaq të…
Alsat 2020-06-02T15:20:40+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se Instituti i Shëndetit Publik në Kumanovë dhe në Shkup po punon me intensitet të shtuar, duke marrë parasysh se në disa vende në këto qytete janë është shtuar numri i personave të infektuar me Covid-19. “Në Likovë, prej 12 të infektuarve të rijnë nga Kumanova, 11 janë nga Likova. Këtu po punohet me intensitet të shtuar nga ana e epikit për shëndet publik në Kumanovë, të cilët po ndihmohen nga epidemiologët nga Kratova dhe Kriva Pallanka. Po punojmë intensivisht edhe në Shkup, Çair dhe Studeniçan. Numër i madh nga numri i…
Alsat 2020-06-02T15:08:20+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ende nuk është gati raporti ditor i detajuar për gjendjen me pandeminë me Covid-19. Filipçe theksoi se deri më tani gjatë 24 orëve të fundit prej 868 testimeve janë regjistruar 67 raste pozitive me koronavirus. Ai gjithashtu njoftoi se gjatë 24 orëve të fudnit janë regjistruar edhe 25 raste të reja të rekuperimit të pacientëve me Covid-19 dhe një viktimë.

