Author: almakos

Alsat 2020-06-04T08:39:36+02:00 Pas rritjes së numrit të rasteve të reja të të infektuarve me Kovid-19 në vend dhe për parandalim efikas të përhapjes së koronavirusit, Qeveria solli vendim që të vendos ndalesë të plotë të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Shkup, në të gjitha komunat e Shkupit, në Komunën e Kumanovës, të Likovës, të Shtipit, të Tetovës, si dhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc. Ndalesa e lëvizjes fillon prej sonte, nga ora 21:00 dhe do të vlejë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Në të gjitha qytetet e tjera, ora policore do të zgjasë prej…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-04T08:00:06+02:00 Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 3 deri në 12, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsius. UV=8 Në Shkup, paradite me diell, në orët e pasdites me vranësira të shtuara dhe me kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Temperatura…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T20:36:37+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para pak çastesh në një prononcim për mesdiar ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur për rikthimin e orës policore në disa qytete të vendit ku numri i të infektuarve është më i madh. Në komunat: Shkup, Sopisht, Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Kumanovë, Likovë, dhe Shtip ora policore do të aplikohet nga dita e enjte prej orës 21:00 deri ditën e hënë ora 05:00 e mëngjesit. Në qytetet e tjera të vendit orë policore: të premten , të shtunën dhe të dielën do të aplikohet nga ora 16.00 e premte…

Lexo më Shumë

Pas mandatimit nga Kuvendi i Kosovës të qeverisë “Hoti”, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.Kurti shprehet se qeveria “Hoti” është e pavlefshme, kurse shtoi se VV do të kthehet sërish në pushtet. “Qeveria e re është e pavlefshme. Kjo është qeveri koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër nuk do ta bëj pranim dorëzimin. sepse nuk mund ta pranoj atë që shkarkova, ndërsa edhe u dorëzua tek presidenti. ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve”, thotë Kurti në një video të shpërndarë në FB.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T19:46:08+02:00 Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi do të jenë në karantinë nga e enjtja në ora 21.00 deri të hënën në ora 05.00. Këtë vendim e solli Qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive. Duke filluar prej të premten dhe deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera por me orë të caktuar policore duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme. Vendimi i këtillë sipas ministrit Venko Filipçe u soll për shkak se, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet të vilat…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T19:14:36+02:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur sot gjatë vazhdimit të seancës së 60-të vendim për orë policore gjatë fundjavës së zgjatur. Orë policore: – E Enjte prej ora 21.00 deri ditën e hënë ora 05.00, edhe atë për qytetet: Shkup, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë. Ndërsa për qytetet e tjera orë policore: – E Premte, e shtunë dhe e diel, prej ora 16.00 – 05.00.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T18:37:58+02:00 Ish-kreu i PSP, Katica Janeva, gjatë paraqitjes së sotme në Zyrën e Kontrollit Shtetëror (PSP) hoqi të brendshme, për këtë asaj i është shqiptuar edhe një masë kundërvajtëse dhe një gjobë nga ana e policisë për shkak të sjelljes. Ajo u thirr për të inspektuar dokumentacionin për rastin e shpërblimeve të larta që u shpërndanë në ish-PSP.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T16:31:18+02:00 Shtipi është një nga vatrat e korona virusit. Që të pengohet përhapja, kompetentët shqyrtojnë masa shtrënguese. Por banorët i kundërshtojnë të njëjtat. “Për shembull, kam nevojë të shkoj në Shkup në Klinikën e syve”. “Epo, mendoj që duhet të lejojnë nëse të gjithë i respektojnë masat”.  Kreu i Komunës mendon për karantinë vetëm nëse përhapet virusi kurse shprehet që deri më tani është nën kontroll. Bëhet fjalë për qytet me 50,000 banorë dhe një qendër rajonale, ku funksionimi i qytetit, ekonomisë, qytetarëve do të bllokohet plotësisht- deklaroi Blagoj Boçvarski, Kryetar i Komunës së Shtipit Një tjetër fabrikë është…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T15:38:21+02:00 Vetëm një ditë pasi ajo tha se ishte e pafajshme në rastin Reket, Katica Janeva u soll nga arresti shtëpiak në Entin Shtetëror të Revizionit. Revizorët ia prezantuan raportin pasi analizuan mënyrën se si janë paguar bonuse të larta në PSP. Përveç Janevës, në takim morën pjesë edhe një prokuror nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, ku bëhet një hetim paraprak për bonuset e larta. Arsyeja e takimit ishte detyrimi për të paraqitur të dhënat e revizorit para të gjithë palëve të prekura. Sipas informacioneve të Alsat, revizori tregoi mospërputhje dhe lëshime në pagesën e kompensimeve të larta…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T15:29:36+02:00 Në shkollën fillore “Istikball” në Tetovë është ndërprerë procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë. Kjo për shkak se një nga mësimdhënësit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Drejtori, Rexhep Alili bashkë me 39 mësimdhënës të tjerë kanë hyrë në vetizolim për shkak të kontaktit që kanë pasur me kolegun e tyre. Gradualisht do të kërkojmë që të bëhet edhe testimi i personave të cilët mendohet që kanë pasur kontakt me personin në fjalë. Do të njoftohen edhe prindërit përmes adresave dhe numrit të kontakteve dhe e-mail të tyre. Më 15 qershor do të vazhdojmë me regjistrimin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T15:15:49+02:00 Në pikën kufitare në Tabanoc dyshohet për korrupsion. Katër shtetas të cilët po ktheheshin nga Italia thonë se kanë paguar 600 euro për të hyrë në vend, pa e treguar testin negativ të koronavirusit. Alsat mëson se rasti është zbuluar rastësisht nga policët rajonal të Shtipit. Gjatë kontrollit rutinë policët kanë ndaluar makinën me 4 personat dhe kanë konstatuar se kanë bërë shkelje gjatë hyrjes në kufi. Nga MPB konfirmojnë rastin, por thonë se me detaje do të dalin pas mbarimit të hetimeve. Ministria e Punëve të Brendshme: “Është duke u zhvilluar kontroll i brendshëm në pikën kufitare…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-03T14:47:07+02:00 Në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, ritualet fetare sërish në qendër të vëmendjes. Përveç xhumasë, këtë të premte kanë festë edhe besimtarët ortodoks. Askush nuk heq dorë nga ritualet e kësaj fundjave, ndonëse numri i të prekurve me koronavirus është në rritje drastike ditëve të fundit. Bashkësia Fetare Islame: “BFI mbetet në qëndrimin se lutjet kolektive nëpër xhami duhet të bëhen, por sipas protokollit shëndetësor. Të gjitha masat janë valide dhe besimtarët mysliman patjetër duhet ti respektojnë.” Nga Kisha Ortodokse Maqedonase thonë se Festa e Shpirtrave nuk ka manifestime kolektive apo tubime masive.…

Lexo më Shumë