Alsat 2020-06-04T15:29:16+02:00 Katica Janeva sot është mirë, por akoma është nën stres, shpjegon avokati i saj Deljo Kadiev. Mbrëmë janë takuar me ish shefen e PSP-së për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në Entin Shtetëror të Revizionit dhe përse është zhveshur në mbledhjen ku revizorët duhej të ja paraqisnin raportin për bonuset e larta në PSP. Mbrojtja tha se Janeva u befasua se pse në mbledhje ishte edhe një prokuror që i ka thënë asaj se nuk është e dyshuar. Megjithatë, nga frika, ka vendosur ta ndërpresë takimin në atë mënyrë që ajo mendonte se për momentin e kishte…
Author: almakos
Alsat 2020-06-04T15:18:58+02:00 Ministria e Arsimit heshtë për vërejtjet e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme që kanë të bëjnë me problemet me të cilat po përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca. Në mungesë të një përgjigje, përfaqësuesit e UNSHM-së para Ministrisë edhe një herë përsëritën kërkesat. Qeveria jonë nuk merr aspak në konsideratë ndikimin psikologjik të kësaj krize tek mësimdhënësit dhe veçanërisht nxënësit pasi ka një rritje të konsiderueshme të kibër bulizmit ditevë të fundit për shkak se aktivitet arsimore kryesisht kryhen onlne. Asnjë vendim për të ardhmen tonë nuk guxon të merret në mënyrë efektive pa…
Alsat 2020-06-04T14:58:16+02:00 Parashikimet janë se do të kemi një pasqyrë shumë më të mirë për gjendjen me Kovid-19 në vend deri në fund të kësaj jave, por këtë sërish e them me rezervë sepse do të bëjmë analiza çdo ditë. Duhet të kuptojmë se të gjithë jemi përgjegjës përpara kësaj, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Filipçe Sqaroi se pritjet janë mbi bazë të të gjitha të dhënave të cilat tani i kanë: numrin e të sëmurëve, kohën kur janë diagnostikuar dhe masat të cilat përveç kufizimit në terren po zbatohen në analizë të hollësishme të kontakteve dhe kontakteve…
Alsat 2020-06-04T14:18:11+02:00 Nuk ka asnjë garanci nga Ministria e Punëve të Brendshme se do të punojë me kapacitete të shtuara gjatë fundjavës për të siguruar rendin dhe respektimin e masave gjatë orës policore. Nga MPB thonë se kanë miratuar planin operativ për të zbatuar vendimin e Qeverisë. Është normale që në këto qytete si në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë të ketë numër më të madh të policëve për shkak se edhe këto qytete janë më të madha dhe masat për këto janë më ndryshe. Do të thotë se në këto qytete kemi kufizim të lëvizjes në të gjithë periudhën e…
E cilësuar si një ministre e bukur, Meliza Haradinaj, prej ditës së djeshme ka marrë vëmendjen e medias në Kosovë e Shqipëri për shkak të pamjes së saj të jashtme. Por mediat në Kosovë pak kohë më parë për Haradinajn kanë raportuar dhe një çështje plenare të hapur kundër saj. Sipas të KALLXO.com në muajin dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore Meliza Haradinaj, në atë kohë këshilltare politike e kryeministrit, Ramush Haradinaj për raportim të rremë të pasurisë. Gjykata e ka dënuar ministren e Jashtme të Kosovës, me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve, dënim…
Alsat 2020-06-04T13:38:35+02:00 Drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Stojko Paunovski theksoi se inspektorët të cilët ishin në terren për të kryer punën e tyre, nuk kishin njohuri se kush është në restorant, por në momentin që pronari dhe të punësuarit e restorantit nuk u lejuan që të hyjnë brenda për të kryer kontroll, atëherë ka lindur dyshimi se dikush në kundërshtim me protokollin për punë të restoranteve po shërbehet brenda në restorant. Paunoski paralajmëroi pasi për restorantin ku darkoi Mickoski. “Inspektorët janë në teren çdo ditë, jo që e dinë por kanë urdhër që të kontrollojnë nëse respektohen apo jo…
Alsat 2020-06-04T13:10:31+02:00 Nga gjithsejtë 953 teste të kryera në 24 orët e fundit, 120 persona kanë rezultuar pozitiv dhe atë në Shkup-67, Kumanovë-19, Shtip-16, Prilep-4, Tetovë-9, Veles-2, Gostivar-1, Strumicë-1. Ndërkohë që janë shënuar edhe dy raste kur pacientët kanë ndërruar jetë, që të dy viktimat janë nga Tetova. Ndërsa gjithsejtë 16 persona janë shëruar.
Alsat 2020-06-04T13:02:10+02:00 Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, njofton se lejet për lëvizje, të dhëna më parë, të cilat janë përcaktuar si të përhershme, vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë fundjavës, në fakt nga data 5 deri më 7 qershor. Për të tjerët, vazhdojnë të vlejnë procedurat e njëjta për marrje të lejes për lëvizje. Siç thuhet në kumtesë, kategoria e lejeve për lëvizje të dhëna nga MSHIA përfshin: përfaqësues të institucioneve me vendim të Shtabit të Krizës së Qeverisë, punonjës të mediave në detyrë, që kanë nevojë për punë në terren, punonjës në furra të vogla/furra buke (deri pesë punëtorë)…
Menjëherë pasi Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit, Albin Kurti, ish-kryeministri kosovar, ka bërë thirrje për protesta. Përmes një postimi në rrjetin social, Kurti shkruan se zgjedhjet janë qëllimi i tij politik, pasi sipas tij, zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. “Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkruan Kurti.
Alsat 2020-06-04T12:06:47+02:00 Larja e duarve në mënyrë të rregullt, vendosja e mjeteve dezinfektuese në vendet e punës, mbajtja e maskave mbrojtëse, mbajtja e distancës prej së paku një metër, shmangia e kontaktit direkt fizik me persona tjerë si përqafimi, prekja dhe shtrëngimi i duarve, organizimi i punës në turne ose në largësi nëse është e mundur, janë një pjesë e rekomandimeve që i përmban Protokolli për masa parandaluese në vendet e punës që Qeveria i miratoi në mbledhjen e 60-të. Rekomandim është duart të lahen me sapun ose me mjete për dezinfektim para fillimit të punës, para ngrënies dhe pas…
Alsat 2020-06-04T11:15:01+02:00 Gjatë natës së kaluar në mbarë vendin 435 personave u janë dhënë vendime për izolim derisa 75 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që veçmë gjenden në izolim dhe vetizolim me çrrastë është evidentuar se 8 persona nuk kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim. Gjithashtu, sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 641 shkelje. (Foto MIA)
Alsat 2020-06-04T11:08:37+02:00 Kryetari i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka pranuar se mbrëmë së bashku me dy miqtë e tij kanë qenë prezent në një restorant. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ishte i informuar për protokollet e reja dhe se është i gatshëm të paguajë gjobë. “Në kushte kur kemi katastrofë reale nga përhapja e koronakrizës dhe fiasko të plotë të pushtetit i cili është çorientuar dhe nuk është efikase, ai merret me atë nëse kam ngrënë drekë brenda ose jashtë në restorant, me këtë rast duke treguar tërësisht në vepër fytyrën…

