Sherbimet e check-up-it dhe dializes do te ofrohen nga shteti. Lajmin e beri te ditur ministrja e Shendetesise, Evis Sala pas mbledhjes se qeverise, ku deklaroi se me perfundimin e kontratave koncesionare ne vjeshte sherbimi i check-up-it, do t’i kaloje shtetit.
“Sherbimi i check up dhe i dializes qe perkatesisht perfundojne ne shtator dhe ne nentor te ofruara per momentin nga koncesesionari merren ne dorezim dhe ofrohen nga shteti. Per here te pare hiqet tavani moshor per sherbimin e check-up-it… Qytetareve mbi moshen 70 vjeç do t’u ofrohet nga shtatori sherbimi i check-up-it falas,’ u shpreh ministrja.
Po ashtu ministrja Sala tha se per here te pare ne Shqiperi do te krijohet Instituti Kombetar i Tumoreve.
“Shqiperia per, nje Institut Kombetar te Tumoreve sipas modeleve europiane kemi marre si shembull modelin e Institutit Kombetar te Tumoreve te Milanos. Ky institut do kete tre fusha veprimi. Fushen klinike qe sigurisht perfshine sherbimet e kirurgjise se tumoreve, kimi radioterapise, fushen e mesimdhenies qe eshte pjese organike e Universitetit Mjekesor te Tiranes, por dhe nje fushe te re, fushen kerkimore shkencore e para e ketij lloji ne Shqiperi”.



