Menjëherë pasi Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit, Albin Kurti, ish-kryeministri kosovar, ka bërë thirrje për protesta.
Përmes një postimi në rrjetin social, Kurti shkruan se zgjedhjet janë qëllimi i tij politik, pasi sipas tij, zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik.
“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkruan Kurti.