Author: almakos

Alsat 2020-06-05T13:19:41+02:00 Gjatë natës së kaluar janë regjistruar mbi 150 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Më tepër detaje për numrin e plotë të të prekurve dhe numrin e testimeve të kryera do t’ju njoftojmë gjatë ditës.Lajmi në përditësim… Lexojeni dhe këtë: Likovë, 58 raste aktive me Kovid-19

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T13:02:51+02:00 Bashkimi Demokratik për Integrim në sot kremton 18 vjetorin e themelimit të partisë. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmetit përmes një statsui në rrjetet sociale me rastin e 18 vjetorit te themelimit te partisë është shprehur se synimi i kësaj partie është kryeministri i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkarisht edhe qëllimin tonë…

Lexo më Shumë

Komuna e Likovës në 48 orët e fundit ka regjistruar 43 raste pozitiv me Kovid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë komunë është 58, ndërsa i të infektuarve deri tani 157. Më shumë të infektuar ka në Sllupçan, Mateç, Nikushtak dhe Likovë. Deri tani numëron 6 viktima, i fundit një 52 vjeçar nga fshati Nikushtak. Adrian Kerimi Lexo:8 raste te reja me Kovid-19 në rajonin e Gostivarit

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T12:43:11+02:00 Brenda Klinikës infektive në Shkup, pacientët e infektuar me virus korona zhvillojnë betejën e tyre të përditshme për të mundur sëmundjen. Disa prej tyre tashmë kanë kaluar fazën kritike dhe janë në gjendje më të mirë, kurse disa kanë nevojë për aparate oksigjeni. Sa kohë është me oksigjen? “Gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë mundet edhe vetë. Tani i ndihmon aparati. D.m.th. nuk është në respirator, nuk është në kujdes intensiv.” “Ka 11 ditë që jemi këtu. Jemi të kënaqur me personelin mjekësor. Kujdesen shumë për ne.” “Në fillim kisha dhimbje të fytit dhe më pas rritje të temperaturës. Bëra…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T12:20:14+02:00 Me rastin e Ditës së Mjedisit, 5 qershorit, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinorë, Naser Nuredini me porosi deri tek qytetarët që të ruajnë dhe kujdesen për natyrën. “Më vjen mirë që këtë vit bota e shënon 5 qershorin, ditën e mjedisit, në shenjë të natyrës. Vendi ynë është përplot me gjëra të rralla natyrore, ne kemi fatin që të jemi të pajisur me biodiversitet të pasur, por në të njëjtën kohë kemi një detyrim ta ruajmë atë. Ne vazhdimisht jemi duke punuar në ruajtjen e diversitetit dhe biodiversitetit në vend, dhe në të kaluarën kemi shënuar një…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T12:13:02+02:00 Nga 24 testimet e fundit të kryera në rajonin e Gostivarit, janë zbuluar 8 raste të reja me Kovid-19. Prej këtyre të prekurve nga Kovid-19, nga Gostivari janë 2 persona, ndërsa 6 të tjerët nga Komuna e Vrapçishtit. Nga fillimi i pandemisë, në rajonin e Gostivarit janë kryer 438 testime, prej tyre 41 persona kanë rezultuar pozitiv. Numri më i madh vjen nga komuna e Vrapçishtit 20, Gostivarit 19 dhe 2 nga Komuna Mavrov-Rostushë. Deri tani janë shëruar 18 persona, mes të cilëve edhe 5 punonjës shëndetësorë. Si pasojë e virusit Korona në rajonin e Gostivarit, deri tani…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T11:46:03+02:00 Këshilltari për ekonomi i Qeverisë, Fatmir Bytyqi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se testi i tij për koronavirus ka rezultuar negativ. Bytyqi ishte në izolim për shkak të kontakteve që kishte pasur me nënkryetarin e LSDM-së Muhamed Zekiri dhe me drejtoreshën e DAP-it, Sanja Llukarevska të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. “Testimi për COVID -19 doli Negativ. I falemnderoj të gjithë ata që më kontaktuan dhe shprehën kujdes.Të gjithë atyre që janë në vetëizolim dhe në pritje, ju dëahiroj lajme të mora. Atyre që janë pozitiv dhe luftojnë me virusin ju dëshiroj shërim të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T11:34:49+02:00 Besimtarët ortodoks këtë fundjavë gjatë festës së Ditës të shpirtrave nuk do të mund ti vizitojnë varrezat. Ndalesa është në pajtim me vendimin për ndalim të lëvizjes të propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të miratuar nga Qeveria, ndërsa sipas të cilës ndalesa vlen prej mbrëmë në orën 21 deri të hënën në orën 05.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T10:51:34+02:00 Gjatë ditës së djeshme në Gostivar në rrugën “Ilindenska”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale E.I. 34 vjeçar nga fshati Çergran i Gostivarit, i cili pas një përplasje verbale me një mjet të fortë ka goditur dhe shkaktuar disa plagë në trup personit B. A. 37 vjeç nga po i njëjti fshat. B.A. menjëherë është dërguar në Spitalin e Gostivarit ku i është dhënë ndihma mjekësore. Ndërsa E.I. është privuar nga liria dhe mbajtur në stacionin policor në Gostivar, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T10:19:22+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 48 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 38 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 166 personave ndërsa 197 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar 7 shkelje të masës së izolimit-vetizolimit. MPB njofton se gjatë 24 orëve…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T09:56:04+02:00 Qytetarët që të realizojnë hyrje në shtet ose që duhet ta lëshojnë vendin gjatë karantinës 80 orëshe për disa qytete si dhe ndalesën për lëvizje në një pjesë të qyteteve, policia vendosi protokoll sipas të cilit do të duhet të veprojnë, informojnë nga MPB-ja.Lëvizjen qytetarët duhet ta paraqesin në numrin 192. “Qytetarët që do të hyjnë në shtet me test PCR të vlefshëm dhe negativ, do të mund të merren prej vendkalimeve kufitare, me çka personat që do t’i marrin paraprakisht do të duhet ta denoncojnë këtë në numrin e telefonit 192 ku do t’i lënë të dhënat…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T09:45:52+02:00 Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, njofton se lejet për lëvizje, të dhëna më parë, të cilat janë përcaktuar si “të përhershme”, vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë fundjavës, në fakt nga data 5-të deri më 7-të qershor. Për të tjerët, vazhdojnë të vlejnë procedurat e njëjta për marrje të lejes për lëvizje. Me lejet që i jep Ministria përfshihen përfaqësues të institucioneve me vendim të Shtabit të Krizës së Qeverisë, punonjës të mediave në detyrë, që kanë nevojë për punë në terren, punonjës në furra të vogla/furra buke (deri pesë punëtorë) me dokument si dëshmi se është mikro…

Lexo më Shumë