Author: almakos

Alsat 2020-06-05T16:08:58+02:00 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit prej 1.272 testimeve janë regjistruar 180 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve raste janë regjistruar në: – Shkup 109– Kumanovë 26– Dibër 1– Shtip 15– Tetovë 12– Strugë 1– Veles 1– Manastir 1– Ohër 1– Gostivar 8– Gjevgjeli 2– Vallandovë 1– Sveti Nikollë 1– Negotino 1 Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 52 vjeçar nga Kumanova i cili është shtruar në spital me 30 maj. Në Spitalin 8 shtatori ka ndërruar jetë 68 vjeçar nga Shkupi, që është hospitalizuar me 29 maj.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T15:56:26+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në vigjilje të festës Dita e shpirtrave u bëri apel qytetarëve t’i respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes. “Këtë vit këto dy festa të mëdha dhe të rëndësishme i shënojmë në rrethana më ndryshe të përballur me një sfidë të madhe dhe serioze – ta ruajmë shëndetin tonë nga virusi Kovid-19. Jam i vetëdijshëm se vendimi aktual për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nuk është ideal por duhet të respektohet. Numri i madh i personave të cilët janë bartës të virusit është fakt të cilin nuk duhet ta injorojmë dhe anashkalojmë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T15:49:41+02:00 Kryetari i LSDM-së në profilin e tij në Facebook hodhi poshtë idenë e Ali Ahmetit se ka marrëveshje që kryeministri i ardhshëm të jetë shqiptar. Zaev shkroi se kryeministri mund të jetë kushdo që do të sigurojë së paku 61 deputetë dhe se sipas Kushtetutës, deputetët zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve, e jo sipas përkatësisë etnike të një ose një kandidati tjetër. Zaev deklaroi gjithashtu se është e vërtetë që qytetarët në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë po i tejkalojnë barrierat etnike, por më me rëndësi është që, kur të zgjidhen, të udhëhiqen para se gjithash, nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T15:43:15+02:00 Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami njëherë edhe partner parazgjedhor i LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”, ka komentuar idenë e kreu të BDI-së, Ali Ahmeti  për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.  Kasami thekson se ideja e  Ahmetit është për poena politik dhe e quan atë si populliste. Statusi i plotë i kreut të Lëvizje Besa: Dështimet e 18 viteve qeverisje nuk mund të mbulohen duke lëshuar “një grusht miza” për kërkesa të cilat janë të definuara me ligj se si formohen qeveritë. Idenë e hedhur nga kryetari i BDI-së për kryeministër shqiptar në këto rrethana kur veçmë kemi…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T15:30:33+02:00 Ohri sot dukej si në kulmin e sezonit turistik. Ora policore tre ditore mbushi qytetin kryesisht me banorë të Shkupit, që mbërritën dje në kolona në qytet. Shëtitoret ishin përplot, ashtu si kafenetë dhe restorantet. Disa vozisnin skuterë dhe motoskafe të shpejtë në liqen.  “Ohri nuk mban mend një rrëmujë të tillë nga vera e kaluar. Shumica e atyre që erdhën dje janë akomoduar në apartamentet dhe vilat e tyre, që i kanë në Ohër dhe rrethinat e tij. Supozohet se ka më shumë se 8000 vikend apartamente në Ohër, pronë e banorëve nga qytetet tjera” Policia patrullonte…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T15:21:50+02:00 Ora policore respektohet. Lëvizin vetëm ata që janë në punë dhe posedojnë leje për qarkullim. Lëvizje më e shtuar duket nëpër fshatra, atje ku bujqit, me leje kryejnë punët nëpër ara. Në disa pika kontrolli të policisë, kishte edhe pjesëtarë të Armatës. Nga SPB Tetovë informojnë se deri më tani, nuk ka pasur shkelje të orës policore. “Po ja krahasuar me qytetet tjera, në Gostivar situata OK është.  Banorët e qyteteve tjera duhet të rrinë në shtëpi të respektojnë rregullat që të mos infektohen më shumë”   “Mirë është super është, më mirë se me orë policore.  Rekomandoj të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T15:08:16+02:00 Zëvendës ministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska theksoi se video incizimet nga kafeneja ku pretendohet se po qëndronte kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski janë konfiskuar dhe se për momentin Prokuroria po kryen ekspertizën për të vërtetuar praninë e personave brenda kafenesë, në kundërshtim me masat mbrojtëse nga Covid-19. “Duke marrë parasysh se ka dyshime se janë shkelur masat për mbrojtje, respektivisht vepra penale mosrespektim i masave për mbrojtje nga pandemia është njoftuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar konfiskimin e mjetit për regjistrimin e video kamerave për siguri të objektit. Pas urdhrit, pronari ka deklaruar se DVD-R…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T14:57:11+02:00 Sondazhi i fundit shumëkombësh i Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Hulumtime të Sondazheve (QIHS) zbulon mendime të ndara për Shtetet e Bashkuara si një partner ekonomik dhe politik, por edhe entuziazëm për lidhje më të forta me Bashkimin Evropian (BE). Vendet e anketuara ishin: Bosnja dhe Hercegovina (BH), Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. “Përskaj përpjekjeve të shumta të Kinës dhe Rusisë për të ushtruar ndikim në Ballkanin Perëndimor, ky sondazh tregon se shumica në rajon i drejtojnë interesat e tyre kah Perëndimi”, tha drejtori rajonal i IRI-it…

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2020-06-05T14:28:26+02:00 Dje rreth orës 04:00 në autostradën Veles-Shkup, në pikën “Rruga e Maqedonisë” pas Velesit, policia ka gjetur 25 migrantë, të cilet po barteshin në mënyrë të paligjshme në tre makina. Makinat janë të tipit “Audi”, “Volkswagen” dhe një “Mercedes” i cili ishte përmbysur, të gjithë me targa të Shkupit. Më parë, automjetet ishin parë në afërsi të Demir Kapisë, deri sa policia kishte urdhëruar ndalimin e tyre, ata kanë vazhduar qarkullimin drejt Shkupit. Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T14:22:28+02:00 VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga ideja që zgjedhjet më 5 korrik janë të pamundura nën këto kushte. “Me idenë e Zaevit të shkohet në zgjedhje në mënyrë plotësuese do rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Organizimi i zgjedhjeve në këtë situatë me aq shumë të sëmurë me virus korona, paraqet vetëvrasje masive”, deklaroi Goran Manojllovski, VMRO-DPMNE. Kjo e vështirëson arritjen e konsensusit meqë LSDM-ja është për zgjedhje më 5 korrik. Kjo datë, sipas tyre, është përcaktim ligjor. 5 korrikun kryesisht e mbështet edhe BDI-ja. Në zgjedhjet e ardhshme, BDI-ja i hyn garës me një synim të ri, të fitojë pozitën…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T13:56:18+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.245 teste të realizuara, 177 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 105 raste, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 8 pacientë të shëruar. Tre nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 4 nga Velesi. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.787 persona me koronavirus,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-05T13:46:18+02:00 Autobusët e rinj të NQP “Shkup” filluan qarkullimin provë nëpër rrugët e Shkupit. Autobusët së shpejti do të bëhen pjesë e transportit publik. Trajnimi i shoferëve është në proces e sipër. Deri më tani, 13 eko-autobusë të rinj kanë mbërritur në Shkup, dhjetë autobusë të thjeshtë dhe tre autobusë “harmonikë”. Gjatë javës tjetër pritet të arrijnë edhe 3 autobusë të rinj, dy autobusë “harmonikë” artikuluar dhe një autobus i thjeshtë. Autobusët e thjeshtë kanë kapacitet për 81 pasagjerë ndërsa autobusët harmonikë kanë kapacitet për 149 pasagjerë. Eko-autobusët e rijnë i kanë kushtuar Qytetit të Shkupit 10 milion euro,…

Lexo më Shumë