Alsat 2020-06-02T15:00:20+02:00 Edhe pse për çdo ditë policia gjobit qytetarët që nuk mbajnë maska, vazhdon të jetë i lartë numri i personave që nuk e respektojnë këtë masë. MPB thotë se gjatë ditës së djeshme qindra qytetarë janë gjobitur për mos mbajtje të maskës. MPB: “Lidhur me masat, për mos mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 585 shkelje” Qytetarët shprehen për Alsat se masa për mbajtjen e maskave duhet të respektohet patjetër. Disa thonë se lartësia e gjobave është e arsyeshme, të tjerët mendojnë se duhen dënime më të ashpra. “Edhe më të ashpra duhet të jenë masat…
Author: almakos
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë të ditur nësë do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është caktuar për të mërkurën në ora 11, e në të cilën pritet që të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, gjatë një deklarimi për media tha Vetëvendosje do të kundërshtojë siç e quajti ai “rrëmbimin e fitores së Vetëvendosjes”. “Ata kanë një target, që ta rrëmbejnë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, fitoren e qytetarëve dhe ta tjetërsojnë atë”, tha Selimi. “Lëvizja Vetëvendosje si gjithmonë…
Alsat 2020-06-02T14:24:01+02:00 Në Saraj, komunë që ditët e fundit shihet si vatër e COVID-19, vazhdon të ketë qytetarë që ende nuk besojnë në ekzistencën e këtij virusi. Banorët që anketuam thonë se maskat i mbajnë për shkak të frikës nga ligji dhe jo nga virusi. Disa madje maskat nuk i vendosin siç rekomandojnë institucionet shëndetësore, ose edhe më keq, i mbajnë në xhep. “S’kam dëgjuar unë se ka virus. Maskën përse nuk e mbani? Ja në xhep e kam. Por në xhep nuk të mbron ajo. Epo e hoqa”. “A e dini se maska nuk të mbron nëse e mban…
Alsat 2020-06-02T13:41:53+02:00 Më shumë se 60 persona janë infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit në shtet, ndërkohë që një pacientë ka nderuar jetë, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik duke shtuar se numri më i madh i të infektuarve janë nga Shkupi. Informata shtesë për gjendjen me Kovid-19 në vend, priten të publikohen në konferencën e sotme për shtyp të ministrit Venko Filipçe të paralajmëruar për në ora 15:00.
Seanca për krijimin e qeverisë së re të Kosovës me mandatarin e ri të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, mbahet të mërkurën në mesditë, (03.06). Kërkesa për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme u dorëzua në kuvend nga LDK me nënshkrimin e 61 deputetëve që pritet ta krijojnë shumicën e re parlamentare pas rrëzimin me mocion mosbesimi të qeverisë së Albin Kurtit. Kërkesa për mbajtjen e seancës për krijimin e qeverisë së re u dorëzua pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e publikoi vendimin prej 162 faqesh, me të cilin i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e…
Alsat 2020-06-02T13:33:21+02:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm për kompromis dhe bisedime shtesë për datën e zgjedhjeve, megjithatë, ata të mbahen pas tejkalimit të rrezikut me virusin. A do shkojnë LSDM-ja dhe BDI-ja në zgjedhje kur ne numërojmë dhjetëra të sëmurë dhe 5,6,7 njerëz që e humbin jetën brenda ditës atëherë, ju lumtë, nuk kam çfarë të shtoj më shumë për vendimin e tyre. Shtyrja e qytetarëve në një periudhë të tillë parazgjedhore për mua si njeri dhe politikanë i përgjegjshëm nënkupton rrezik shtesë për jetën e tyre”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Alsat 2020-06-02T13:16:22+02:00 Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar që në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Komunën e Likovës të bëhet skrining masiv. Gjithashtu është rekomanduar kontrolli ditorë i personave në izolim apo personave të infektuar. Akoma nuk ka rekomandime zyrtare për vendosjen e masave shtrënguese apo karantinë për disa Komuna të Shkupit, ku numri i të prekurve nga Kovid-19, ditëve të fundit shënoi rritje.
Alsat 2020-06-02T12:53:54+02:00 Kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot edhe njëherë ka ritheksuar se ai nuk frikësohet të përballet në zgjedhje me LSDM-në e Zaevit, por e vetmja që e frikëson dhe shqetëson është shëndeti i qytetarëve i rrezikuar nga pandemia me Kovid-19. Mickoski madje kritikoi ashpër Komisionin për Sëmundje ngjitëse, për të cilin tha se punon nën diktat të Zaevit. “Unë nuk frikësohem nga zgjedhjet, nuk frikësohem për të gjitha veprimet e Zaevit por për jetën e qytetareve. Në momentin që do ta mposhtim këtë pandemi, ai do të mposhtet dhe do të pësoj debakël…
Alsat 2020-06-02T12:44:31+02:00 Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji, në konferencë për shtyp sot porositi se do të kontaktojë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për garancione se ka kohë të mjaftueshme për fushatë zgjedhore dhe se zgjedhjet do të jenë korrekte, raporton MIA. “E pashë njoftimin e qeverisë se ka për qëllim të mbajë zgjedhje në fillim të korrikut, duhet t’i shikoj detajet, atë që tani për tani mund ta them është se zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe të lira dhe të ketë kohë të mjaftueshme për fushatë, mundësi që partitë të udhëheqin fushatë. Duhet të shohim edhe si kjo…
Alsat 2020-06-02T11:20:14+02:00 Në orët e hershme të mëngjesit në SPB Shkup është denoncuar se në lagjen Çair në afërsi të një restoranti një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit me iniciale K.T. 24 vjeç i cili ka qenë duke lëvizur me motoçikletë dhe i ka shkaktuar plagë në këmbë. I plagosuri menjëherë është dërguar në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” për trajtim mjekësorë. Në vendngjarje kanë dal ekipi hetimor i MPB-së për të kryer ekspertizën, me çrrastë janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe pas dokumentimit…
Alsat 2020-06-02T11:20:14+02:00 Në orët e hershme të mëngjesit në SPB Shkup është denoncuar se në lagjen Çair në afërsi të një restoranti një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit me iniciale K.T. 24 vjeç i cili ka qenë duke lëvizur me motoçikletë dhe i ka shkaktuar plagë në këmbë. I plagosuri menjëherë është dërguar në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” për trajtim mjekësorë. Në vendngjarje kanë dal ekipi hetimor i MPB-së për të kryer ekspertizën, me çrrastë janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe pas dokumentimit…
Alsat 2020-06-02T09:50:56+02:00 Një e treta nga 89 të infektuarit e rinj me Kovid-19 të regjistruar dje janë të moshës 30 dhe 39 vjeç. Pesa më e madhe e tyre janë femra, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve në vend, përqindja më e madhe janë mbi 60 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar tek ato të moshës 50 deri 59 vjeç, gjegjësisht në këtë grup janë regjistruar gjithsej 470 pacientë. Përqindja më e ulët e pacientëve është tek fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 19 vjeçare. Ajo që është interesante është…

