Alsat 2020-06-01T15:02:08+02:00 Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve mungoi zhurma e tyre nëpër këndet e lojërave. Këtë vit nuk pati as aktivitete në shkolla, të cilat janë të mbyllura që nga shpallja e Pandemisë. Megjithatë mësimdhënësit kanë gjetur mënyra të tjera për të shënuar këtë ditë me nxënësit e tyre. “Kur vjen 1 Qershori,zemra më gufon,është festa ime,është festa jonë” Ashtu si çdo festë tjetër në kohë të pandemisë, edhe fëmijët Ditën Ndërkombëtare të tyre e festuan ndryshe. Mungoi zëri i fëmijëve në këndet e lojërave dhe organizimet në hapësirat e shkollave. Në këtë periudhën kur pothuajse çdo aktivitet organizohet online,…
Author: almakos
Alsat 2020-06-01T14:43:23+02:00 Drejtori i “Gazetës Zyrtare” Martin Kostovski para pak kohe në Fejsbuk publikoi se do të jetë në vetizolim 14 ditorë për shkak kontaktit me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Lukarevska. “Edhe krahas respektimit të rreptë të masave dhe kontaktet minimale me njerëzit, dua t’ju informoj se një orë më parë bëra test për virusin KOVID – 19 për shkak të kontaktit me shoqen time Sanja Lukarevska e cila është pozitive për virusin. Për fat të mirë, nuk kam simptoma dhe shpresoj se nuk do të jem pozitiv. Do të jem në izolim për 14 ditët…
Alsat 2020-06-01T14:28:35+02:00 Nëpër shkollat e vendit filloi regjistrimi i filloristëve, nën masa rigoroze higjienike dhe me orare të caktuara paraprakisht kryesisht online, që të evitohen grumbullimet. Alsat vizitoi disa shkolla, drejtorët e të cilëve thonë se përgatitjet i kishin filluar dy javë më parë dhe shtojnë se edhe prindërit i respektojnë masat për mbrojtje. I jemi përmbajtur rregullave, ashtu që terminët që i kemi me nxënësit të jenë në interval prej gjysmë ore; mos të vijë dikush tjetër pos prindit dhe fëmijës në shkollë, shkollën e përgatitëm, dezinfektimin e shkollës e bëmë, hapësirën ku realizohet intervista dhe biseda me nxënësin…
Alsat 2020-06-01T14:21:44+02:00 Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes profilit të tij në Facebook ka sqaruar se kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka gabuar pa dashje në deklaratën e tij duke shtuar se ka ngatërruar Bajramin dhe Ramazanin. Zekiri thekson se nuk ka pasur leje për lëvizje gjatë orës policore dhe se nuk ka shkuar askund për iftar, por që dalja e tij e parë ka qenë gjatë festës së Bajramit ku ka vizituar familjen më të afërt. “Gjatë gjithë kohës që ka zgjatur ora policore as nuk kam pasur leje për lëvizje, as kam shkelur ndonjëherë ndonjë nga masat…
Alsat 2020-06-01T14:10:39+02:00 Komuna e Çairit rezulton me numrin më të madh të të infektuarve sa u përket Komunave të Shkupit, me gjithsejtë 14 të infektuar në 24 orët e fundit. Prej mbrëmë edhe kreu i kësaj Komune, Visar Ganiu gjendet në vetizolim, pasi kishte kontakt me person i cili është i infektuar me koronavirus, këtë e bëri publike vet Ganiu në profilin e tij në Facebook. Pas Çairit radhitet Studeniçani me 5 të infektuar, Saraj 3 të infektuar, Gazi Babë 3, Kisella Vodë 3, Karposh 3, Aerodrom 2, Butel 2, Komuna Qendër 1. Ndërkohë që nuk ka të dhëna për…
Alsat 2020-06-01T13:51:56+02:00 Për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev zgjedhjet më nuk janë temë diskutimi. Sipas tij, më 5 korrik vendi shkon në zgjedhje. Zaev shton se deri tani ka toleruar opozitën, por fillimi i korrikut është datë e betonuar për të gjithë ata që duan institucione funksionale. Fushata do të zhvillohet në media, rrjete sociale dhe në bazë të masave të rekomanduara. Zgjedhjet për mua më nuk janë temë. Qeveria dhe institucionet tona duhet të jenë plotësisht të përqendruara në shëndetësi dhe ekonomi. Zgjedhjet janë caktuar me Kushtetutë dhe ligj 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme. Disa herë toleruam. Urdhëroni…
Alsat 2020-06-01T13:27:52+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit, nga 727 teste të realizuara, 89 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve,35 raste janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë, 27 në Shtip, 1 në Prilep, 7 në Tetovë, 1 në Gostivar, 1 në Strumicë, 4 në Koçani, dhe 1 në Sveti Nikollë. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 2 pacientë të shëruar, 12 pacientë janë regjistruar në Prilep dhe 3 në Veles. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy…
Alsat 2020-06-01T13:12:22+02:00 Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mes tjerash në konferencën e sotme për shtyp komentoi edhe infektimin me koronavirus të anëtarëve të LSDM-së. Ai tha se si parti kanë respektuar plotësisht masat mbrojtëse, por që infektimet kanë ndodhur si pasojë e lëshimeve personale që kanë bërë anëtarët e partisë. “LSDM-ja është parti e madhe me mbi 120 mijë anëtarë,aktivistë, përkrahës gjithandej. Masat mbrojtëse janë respektuar plotësisht, vetë numri i vetëm dy të infektuarve tregon se sado që respektojmë masat, virsui është realiteti ynë dhe ekziston, duhet maksimalisht të respektojmë masat. Në këta dy ratse nuk kemi respektuar masat para…
Alsat 2020-06-01T12:48:49+02:00 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se pasi zv/kryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri dhe familja e tij e ngushtë rezultuan pozitiv me koronavirus një numër i madh i funksionarëve të kësaj partie janë në vetizolim. Zaev konfirmoi se edhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe se për momentin po priten rezultatet nga testi i kryeministrit teknik Oliver Spasovski. “Tashmë siç e dini zv/kreytari i LSDM-së, Muhamed Zekiri bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij janë pozitiv me koronavirus. Pozitiv është edhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska e cila është pjesë e komitetit ekzekutiv…
Alsat 2020-06-01T12:30:02+02:00 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke komentuar numrin e lartë të rasteve të reja me Covid-19 tha për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve duhen institucione funksionale dhe se sipas tij se zgjedhjet janë zgjidhje. Zaev pohoi se është i bindur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 5 korrik. “Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen me 5 korrik në mënyrë që sa më shpejtë Kuvend funksional dhe qeveri politike”,…
Alsat 2020-06-01T12:07:36+02:00 Alsat mëson se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima nga koronavirusi. 6 viktima në Spitalin 8 shtatori dhe një në klinikën për sëmundje infektive. Njëri nga viktimat është i moshës 83 vjeçare, një tjetër nga Ohri i lindur në vitin 1976 dhe një i lindur në vitin 1947.Ndërkohë që jo-zyrtarisht mësojmë se numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 89. Ndryshe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëruar konferencë për shtyp në ora 15;00. Lajmi në përditësim
Alsat 2020-06-01T11:42:10+02:00 Sot në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdon seanca për rastin “Reket”, në të cilën mbrojtja e të akuzuarit të parë në rastin, Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe ish prokurores speciale, Katica Janeva do të kenë fjalët përmbyllëse. Pas fjalëve përmbyllëse, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, duhet të caktojë seancën e re në të cilën do të jepet aktgjykimi. I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili akuzohet se ka ndikuar tek prokurorja speciale Katica Janeva, e akuzuar gjithashtu në rastin “Reket”, për të dyshuarin në rastin “Perandoria” Jordan Kamçev, për…

