Alsat 2020-05-19T08:00:59+02:00 Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Në orët e pasdites moti do të jetë jostabil dhe me kushte lokale të reshjeve të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 26 deri 31 gradë Celsius. UV=7. Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet me…
Author: almakos
Alsat 2020-05-18T22:59:21+02:00 Para një ore policia ka arrestuar një 48 vjeçar me iniciale N.M nga fshati Sllupçan i Likovës pasi ka shkrepur me armë zjarri. Motivet siç bëhen të ditura lidhen me një mosmarrëveshje ndërfqinjësore. Ndërkohë rreth orës 19:30 minuta në Kumanovë është evidentuar edhe një rast i shkrepjes me armë zjarri. Policia është në kërkim të një personi i cili ka shkrepur me armë derisa ka qenë në lëvizje me veturë. Nuk dihet identiteti dhe lloji i veturës.
Alsat 2020-05-18T19:34:35+02:00 Liderët politik nuk u morën vesh për datën e zgjedhjeve. Kreu i LSDM-së Zaev insiston për zgjedhje më 21 qershor duke mos përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve edhe pa VMRO-DPMNE-në. [embedded content] Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së“Për mua nuk ka asnjë datë tjetër përveç 21 qershorit. Kjo datë është miratuar dhe nuk ka shmangie. Kemi dorëzuar lista të kandidatëve, na janë pranuar, ka përfunduar shorti ne jemi numër 3”. VMRO-DPMNE-ja propozon tri data. Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRODPMNE-së“I propozuam datat fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit, përkatësisht 23 ose 30 gusht, apo 13 shtator. Në këto data besojmë…
Alsat 2020-05-18T16:22:58+02:00 Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski deklaroi se në takimin e sotëm ka propozuar tre terminë, si mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve, fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit, që sipas tij në këtë periudhë pritet që pandemia të ulë intensitetin, kështu edhe shëndeti i qytetarëve do të jetë më pak i rrezikuar. “Propozuam tre termine për të cilat vlerësojmë se shëndeti i qytetarëve më se paku do të vihet në rrezik, janë tre terminë që nuk janë fikse. Fundi i gushtit, fillimi i shtatorit, (13 shtator), ku vlerësojmë se pandemia do ta ulë intensitetin. Këtë propozim e kam…
Alsat 2020-05-18T16:10:55+02:00 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas mbarimit të takimit të liderëve të Presidenti Pendarovski, tha se nuk kanë rënë dakord për një datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se po ashtu duhet që të ketë siguri për votuesit dhe pandemia të jetë nën kontroll.
Alsat 2020-05-18T15:45:30+02:00 “Sot kishim takimin e radhës, ashtu siç e paralajmëruam javën e kaluar. Qëndrimet e dy partive politike maqedonase janë të barikaduara në ekstrem. Njëra për në fund të qershorit, tjetra për në fund gushtit dh fillim të shtatorit. Sot kishim edhe një letër nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, në të cilën thuhet se gjendja me virusin korona po shjkon drejt përmirësimit, por reziku ekziston akoma. Nga KSHZ-ja konstahtojnë që KSHZ-ja nuk mund të organizoj zgjehdje në afat prej 22 ditëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Përgjigjja e OSBE-ODIHIR, ata janë të gatshëm që t’i përgjigjen thrrjes në…
Alsat 2020-05-18T15:24:56+02:00 Teatri Shqiptar me fasadë të re nga jashtë, por me çati të shkatërruar. Kova në të cilat pikon uji. Njolla në skenën kryesore. Ndërtesa e teatrit ka qenë në rikonstruksion që nga viti 2014, dhe kur sanimi ishte pothuajse gati, gjatë shiut të parë, objekti, me vlerë më shumë se 10 milion euro, tregoi mangësi në rindërtim. [embedded content] Gjashtë vjet më parë, Teatrin Shqiptar filloi ta rindërtojë kompania italiane Lamone Moreda. Falimentoi, dhe sanimin e vazhdoi një kompani nga Italia – “Shencia”, e cila themeloi një filial në vend. Sipas marrëveshjes, kompania duhej ta mirëmbante ndërtesën dy…
Alsat 2020-05-18T14:41:44+02:00 Pandemia i ka vënë drynin shumë bizneseve në Tetovë. Ato nuk arritën të mbijetojnë në këtë kohë krize. Pronarët ankohen se nëse situata nuk përmirësohet do të mbyllen edhe ato dyqane që janë duke funksionuar për momentin. “Pamjet e këtilla në qytetin e Tetovës janë gjithnjë e më të shpeshta. Dhjetëra biznese nga më të ndryshmet nuk ia arritën të mbijetojnë krizën që u shkaktua nga pandemia me virusin korona dhe për pasojë, rezultuan të mbyllur”. Pronarët e dyqaneve thonë se, nëse vazhdon Pandemia rrezikojnë të mbyllen edhe dyqane të tjera që kanë mbetur të hapura.“Do mbyllen shumë…
Alsat 2020-05-18T14:21:10+02:00 Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës së sotme janë regjistruar 8 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 7 nga Shkupi dhe një nga Prilepi. Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një paciente 60 vjeçare nga Kumanova e cila ishte pranuar në spital me 27 prill. Në spitalin “8 shtatori” në moshën 59 vjeçare ka ndërruar jetë një pacient nga Struga, i cili ishte pranuar në spital me 16 maj. Në të njëjtin spital jetë ka ndërruar edhe një 51 vjeçar nga Shkupi i cili është shtruar në spital me 4 maj.…
Alsat 2020-05-18T14:08:11+02:00 Në përbërje të njëjtë, me përjashtime të vogla në Presidencë po mbahet takimi i liderëve, ku debatohet rreth datës së mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Takimi ka filluar pak pas orës 12:00 dhe është duke vazhduar akoma. Takimin e udhëheq presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa marrin pjesë edhe kryeministri Oliver Spasovski dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Alsat 2020-05-18T12:52:40+02:00 VMRO-DPMNE-ja sqaron mediat se kushte për zgjedhje të shpejta kur numërohen të infektuar dhe të vdekur, nuk ka. Nga kjo parti njoftojnë se në takimin e sotëm të liderëve paraqiten me pozita të qarta. “Java që kaloi ishte një prej të cilave kemi pasur numër më të lartë të të infektuarve të ri (170) dhe të vdekur (10) me të cilët shifra kaloi mbi 100 të vdekur. Nga ana tjetër mendimin që e dha Komisioni për sëmundje ngjitëse është i përgjithshëm, pa konstatime konkrete dhe nuk garanton mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në rastin e zgjedhjeve të shpejta.…
Alsat 2020-05-18T12:44:42+02:00 Prej nesër do të vazhdojnë të vlejnë kartelat vjetore të studentëve për transport publik falas, njoftojnë nga NQP-Shkup. Nga NQP-Shkup theksojnë se ndalesa për shfrytëzimin e kartelave për transport publik falas për nxënësit e shkollave të mesme dhe për të moshuarit është ende në fuqi.

