Alsat 2020-05-18T14:08:11+02:00
Në përbërje të njëjtë, me përjashtime të vogla në Presidencë po mbahet takimi i liderëve, ku debatohet rreth datës së mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Takimi ka filluar pak pas orës 12:00 dhe është duke vazhduar akoma. Takimin e udhëheq presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa marrin pjesë edhe kryeministri Oliver Spasovski dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.




