Alsat 2020-05-12T18:29:24+02:00
Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp nga Qeveria tha se kthimin në normalitet do të bëhet gradualisht dhe duke analizuar kohë pas kohe kontrollin e pandemisë dhe nëse sistemi i shëndetësisë është në gjendje të përballoje situatën. Plani i masave do të bëhet në tre faza. Faza e parë janë hapja e aktiviteteve afariste dhe ora policore. Faza e dytë është fillimi i aktiviteteve të punës nën protokolle të rrepta. Faza e trete, kthim të tërësishëm të procesit të punës me mbajtjen e higjienës dhe distancimit fizik. “Dhe kjo duhet të bëhet një realitet i ri për të gjithë, tha Spasovski. Ndërsa nga nesër do të fillojnë të punojnë autoshkollat, qendrat tregtare, palestrat sportive, dhe do të lejohet organizimi i seminareve dhe trajnimeve të ndryshme.



