Alsat 2020-05-15T15:34:59+02:00
24 orëshi i fundit ka sjellë 17 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, prej gjithsej 460 testeve të realizuara. Numër më të madh të rasteve pozitive ka në Tetovë, 6 persona. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, janë shëruar 16 pacientë. Sipas qyteteve, numri më i madh i të shëruarve është shënuar në Shkup. Në bazë të statistikave të fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 1 740 persona prej të cilëve 1 251 janë shëruar. Brenda 24 orëve të fundit gjithashtu janë shënuar edhe dy viktima. Shifra zyrtare e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 tashmë ka arritur në 97. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 20 548 testime për Covid-19.




