Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për festat e fundvitit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Masat konsistojnë në shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale. Po ashtu do të ketë edhe masa shtesë edhe në pikat kufitare gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Policia sqaron se në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët,…
Author: almakos
Opozita shqiptare organizon sot një protestë kombëtare në Bulevardin e ‘Dëshmorët e Kombit’, kundër qeverisë dhe asaj që e cilëson si “keqqeverisje, korrupsion dhe abuzim me fondet publike”. Protesta, e cila nis në orën 18:00 ka në qendër akuzat ndaj qeverisë për afera të mëdha infrastrukturore, me fokus të veçantë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Balluku është e përfshirë në shkelje të rënda ligjore lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK e ka marrë të pandehur zyrtarisht. Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun se…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari për një rast dhune me protagonist djalin e Robi Llanajt në Vlorë. Sipas mesazhit të publikuar nga kryedemokrati, djali i Llanajt, një person i njohur për policinë, ka dhunuar disa nxënës së një shkolle në qytetin bregdetar. Episodi ka ndodhur gjatë festës së fundvitit të nxënësve, ku sipas mesazhit, djali i Llanajt ka hyrë brenda festës pa qenë nxënës i shkollës dhe ka dhunuar të tjerët duke iu thyer pjatat në kokë. Sipas tij, policia dhe shkolla ka heshtur. “Narkopolicia mbulon krimin! Një bandit futet në…
Nga ora 00:00 në mesnatë deri në orën 20:00, sot 21 dhjetor 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, për shkak uljes së dukshmërisë shkaktuar nga mjegulla, gjendja në transportin ajror është kjo: Kanë aterruar 13 avionë, nga: Dortmundi, Vjena, Hamburgu, Brukseli, Beogradi, Zagrebi, Frankfurti, Venecia, Parisi (Beauvais), Hamburgu, Berlini, Mynihu (Memmingen) dhe Cyrihu. Kanë fluturuar 13 avionë, për në: Vjenë, Beograd, Zagreb, Bruksel, Hamburg, Baden-Baden, Frankfurt, Berlin, Varshavë, Bazel, Barcelonë, ndërsa Roma (Fiumicino) dhe Malmö do të nisen më vonë. Janë anuluar gjithsej 20 fluturime (nisje dhe mbërritje). Dy fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera”, thonë nga TAV-Maqedoni, duke…
Me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit Turk në Maqedoninë e Veriut, urime kanë përcjellë përfaqësues të lartë institucional dhe politikë të vendit, duke theksuar rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare si vlerë kushtetuese dhe shoqërore. Kryetari i Lëvizjes Populli dhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka uruar këtë ditë të rëndësishme për komunitetin turk. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar: “Të gjithë bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e Arsimit Turk! Urime!”.
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua një pritje solemne me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit Turk, si dhe me rastin e 20 vjetorit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA në Shkup. Në aktivitetin e organizuar nga TIKA dhe Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSITEB) morën pjesë Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ish-Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy , Kryetari i TİKA-s Abdullah Eren, ministra, deputetë, përfaqësues politikë, si dhe përfaqësues të institucioneve…
“Tri herë në javë, 4 orë dializë. Pa asnjë siguri për ditën e nesërme”. Kjo është përditshmëria e Zinep Iseinit e cila sot ka vetëm një kërkesë – që ta ndihmoni për gjendjen e saj shëndetësore dhe për kushtet e jetesës. Zinep Iseini 35 vjeç nga Gostivari jeton e vetme, e sëmurë rëndë dhe sot rrezikon të mbetet edhe pa strehë, pasi nuk ka mundësi ta paguajë qiranë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo nuk ka mundur të punojë asnjëherë dhe jeton vetëm nga ndihma sociale dhe mbështetja e bamirësve. Por këto mjete nuk mjaftojnë as për nevojat më elementare…
Qytetarët e Shkupit u zgjuan sot sërish me shifra alarmante të ndotjes së ajrit. Aplikacionet e matjes së cilësisë së ajrit kanë treguar se mëngjesin e sotëm, Shkupi u gjend në vendin e parë për ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa në nivel botëror ishte në vendin e 21-të. Ajri më i ndotur është matur në Karposh, ku indeksi i ndotjes deri në mesditë ka qenë 168, që në gjuhën mjekësore do të thotë i pashëndetshëm për të gjithë qytetarët, ndërsa ajër shumë i ndotur është matur edhe në Qendër ku indeksi i ndotjes në mesditë ka shkuar në…
Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për media kanë njoftuar se dje kanë mbajtur Kongresin e Pesë partiak. Sipas tyre, në këtë kongres janë miratuar ndryshimet thelbësore, si në aspektin strukturor dhe kadrovik ashtu edhe në aktet themelore të partisë. “Rizgjedhja dhe rikonfirmimi i kryetarit, z. Ali Ahmeti, përfaqëson vazhdimësi, stabilitet dhe udhëheqje të sigurt të procesit reformues. Ky proces u realizua në mënyrë kolegjiale nga udhëheqja dhe anëtarësia e gjerë e BDI-së, duke dëshmuar përgjegjësi të lartë politike dhe autorësi të përbashkët në vendimmarrje. Për herë të parë, në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm (Kryesinë Qendrore) janë përfshirë…
Një 67-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi u sëmur gjatë udhëtimit me tragetin e linjës Korfuz–Sarandë, teksa po kthehej për të festuar festat e fundvitit me familjen e tij. Sipas burimeve spitalore, shtetasi Ndue Gjoka, banor i Shkodrës dhe prej vitesh emigrant në Greqi, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë lundrimit. Menjëherë pas mbërritjes së tragetit në portin e Sarandës, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës. Mjekët bëjnë me dije se 67-vjeçari vuante nga një problem serioz kardiak, konkretisht disekacion i aortës, një gjendje e rëndë që kërkon ndërhyrje të specializuar. Pas marrjes së ndihmës së…
Një i ri 20 vjeçar shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të karabinierëve italianë, pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së shtunës në provincën e Pizës, raportojnë mediat italiane. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë pas një telefonate nga një grua, e cila kërkoi ndihmë duke deklaruar se djali i saj i mitur po i nënshtrohej një shantazhi. Sipas denoncimit, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’ia kthyer. Me mbërritjen e patrullës, një…
Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj. Mësohet se Eno Agasi ka hequr verën miliona euro e zbuluar në kantinën e Ergys Agasit. Lala bën me dije se pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr. Ndërkohë, vetë biznesmeni Ergys Agasi është në kërkim, pasi akuzohet nga SPAK se krijoji bashkë me Ermal Beqirajn, një grup të strukturuar…

