Një aksident i rëndë në punë është regjistruar pasditen e sotme në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç. Si pasojë, 43-vjeçari ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Sarandës. Sipas burimeve, i plagosuri ka pësuar politrauma në gjymtyrët e poshtme, deri në humbjen e një gjymtyre. Pas dhënies së ndihmës së parë dhe stabilizimit fillestar në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim…
Author: almakos
Punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria nuk u morën vesh për rritje të jashtëzakonshme të pagës minimale në 600 euro, ashtu siç kërkon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Në seancën e sotme e Këshillit Ekonomiko-Social u arrit marrëveshje që bisedimet të vazhdojnë. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por shton se ajo mund të bëhet vetëm nëse pajtohen edhe punëtorët edhe punëdhënësit. Hristijan Mickoski, kryeministër “Dëshiroj të theksoj qartë: Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale. Angazhimi ynë është që pagat të rriten dhe puna të vlerësohet në mënyrë të duhur. Por, gjithashtu jemi bindur…
Forca të shumta policie kanë zbarkuar pranë Kryeministrisë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike në orën 18:00. [embedded content] Siç shihet edhe nga pamjet, qindra efektivë të Policisë së Shtetit janë vendosur në të katërta anët e Kryeministrisë. Ky tubim vjen pas 5 protestave që PD organizoi poshtë zyrës së kryeministrit, ku demokratët kërkuan dorëheqjen e tij dhe të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për disa afera korruptive. Po ashtu, me qëllim garantimin e rendit Policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga Partia Demokratike përpara…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot ka pritur ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.Në takim Gashi ka përgëzuar për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues. “Pata nderin të mirëprisja Elisa Spiropali, Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila po gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Në një atmosferë miqësore, reflektuam vazhdimësinë e raporteve që kemi ndërtuar fillimisht si homologë, e tashmë edhe në role të reja institucionalë, por me të njëjtin përkushtim për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona. Riafirmuam…
Është shtyrë për më 12 janar seanca paraprake për dosjen CEZ-DIA dhe Lobimi në SHBA i Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të problematikave të konstatuara gjatë shqyrtimit të akteve procedurale nga ana e të pandehurit. “Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve”, tha ai…
Transporti ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit po stabilizohet gradualisht, pasi dje dhe sot janë regjistruar anulime dhe devijime të fluturimeve për shkak të pamjes së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla, njofton operatori TAV Maqedonia. Në periudhën nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme, deri në ora 12:00 të ditës së sotme janë realizuar 27 fluturime, ndërsa gjithsej tetë fluturime janë anuluar, tre në arrdhje (Beograd, Stamboll dhe Stamboll – Sabiha Gokçen) dhe pesë në nisje (Cyrih, Beograd, Athinë, Stamboll dhe Stamboll – Sabiha Gokçen). Një fluturim nga Frankfurt-Han është devijuar. “Të gjitha fluturimet e tjera kanë ateruar dhe nisur…
Këta janë dy efektivët e Policisë Rrugore që u dhunuan nga tre persona ditën e sotme në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës në Vlorë. Dy efektivët, që ishin aty pranë, ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes tre personave, 58, 27 dhe 23-vjeç me disa punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV). Gjatë ndërhyrjes, ata janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e përfshirë. Në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve të Policisë përdori armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime. Si pasojë e goditjeve, dy policët u dërguan në Spitalin Rajonal Vlorë. Njoftimi…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar. Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës. Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen. Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative…
Në GJKKO zhvillohet set seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar. Para se të futej në seancë, avokati komentoi duke thënë se ky është gjyqi i shekullit. “Ju jeni dëshmitarët e gjyqit të shekullit, ky është fati juaj i madh. Këtu do kuptoni sa vlen drejtësia. Kini besim dhe mos e humbisni”, tha avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Në seancën e kaluar ishte i pranishëm edhe vetë Ilir Meta, i cili kërkoi që të njihet me aktet. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për…
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për AKSHI-n del qartë se si një grup personash të lidhur me pushtetin dyshohet se përdorte një skemë të organizuar pengmarrje, kërcënimi dhe presioni, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga koncesione dhe procedura publike. Këtij presioni nuk i ka shpëtuar as Damian Gjiknuri, në atë kohë ish ministër i Energjisë. Sipas dosjes hetimore Ergys Agasi në datën 06.03.2019 komunikon me Alqi Bllako, lidhur me një “situatë” në të cilën dyshohet se Damian Gjiknuri “ishte bërë pengesë”, lidhur me përfitimet e paligjshme të tyre. “Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se…
Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, janë konfiskuar mbi 2 milionë euro pasuri në pronësi të një të dënuari për pastrim parash. Bëhet fjalë për apartamente, trualle, njësi etj. Njoftimi i plote: Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar për penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë…
Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme (22 dhjetor) në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës, mes punonjësve të INUV dhe tre shtetasve, I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në afërsi të vendngjarjes ndodheshin dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët po kryenin shërbim të planizuar dhe kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë ndërhyrjes, ata janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e përfshirë. Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve të Policisë ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.…

