Bashkim Rajku, babai i Noizyt dhe motra e reperit janë paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si dëshmitarë në gjyqin ndaj Laert Haxhiut.
Seanca e kaluar, ku pritej të dëshmonte edhe Noizy u shty.
Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.
Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku dhe djali i tij Noizy.
Tritoli ne lokalin e reperit
Grupi i Laert Haxhiut mësohet se qëndron pas vendosjes së tritolit në lokalin e reperit Noizy.
Sipas policisë, autorë të dyshuar të ngjarjes janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini.
Ngjarja ndodhi mëngesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.


