Aktori Mehdi Malkaj, ka komentuar ngjarjen që bëri bujë në rrjet ditët e fundit, ku aktori i njohur Robert Ndrenika u pa i pranishëm në seancën administrative të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe puthja në ballë që Ndrenika i dha Veliajt. I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24 ,Malkaj u shpreh se pavarësisht vlerës së padiskutueshme artistike të Ndrenikës, veprimi i tij ka ndikuar në perceptimin moral të figurës së aktorit. “Në fund ajo që gjykohet është veprimi… Por, çfarëdo që të themi apo të bëjmë ne, Roberti është një mal i madh artist, e padiskutueshme.…
Author: almakos
Emisioni investigativ “Tak-Fak” ka ndjekur më tej historinë e Andon Metës, i cili prej vitesh endet dyerve të institucioneve shtetërore në kërkim të përgjigjeve për pronën e familjes së tij në Kurbin. Së bashku me gazetarin e emisionit, Andon Meta iu drejtua institucioneve ku prej kohësh kishte depozituar ankesa dhe kërkesa për informacion, duke pretenduar se shpesh është përballur me heshtje institucionale dhe mungesë reagimi. Sipas rrëfimit të tij, në disa raste ai ka organizuar edhe protesta personale dhe qëndrime disa ditore para institucioneve, deri në marrjen e përgjigjeve që, sipas tij, i takojnë me ligj. Fillimisht, “Tak Fak” shkoi…
Logos-A nxori në dritën e botimit librin: “Orientalizmi i Riformuluar…” të autorit amerikano-palestinez Wael Hallaq. Pavarësisht ndikimit të madh që ka pasur në studimet shoqërore e kulturore, Orientalizmi i Said-it është kritikuar, sidomos në aspektin metodologjik. Nëpërmjet kësaj vepre, Hallaq është përpjekur t’u japë zgjidhje disave prej kritikave kryesore. Ai mendon se kritika e Said-it qëndron dhe se ajo është e vlefshme edhe sot, por se ajo është zhvilluar si një polemikë në nivelin politik. Wael Hallaq riformulimin e kritikës saidiane e nis duke vënë në dukje se orientalizmi është pjesë e strukturës më të madhe të dijes moderne të…
Gjatë ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e shpeshtë e shpërndarjes së mesazheve mashtruese, përmes të cilave qytetarët tentohen të mashtrohen me pagesa të rreme për kundërvajtje në trafik”, njoftojnë nga Sektori për Krim Kibernetik pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.Sipas autoriteteve, persona të panjohur përmes numrit të huaj telefonik +639606963624 u dërgojnë qytetarëve mesazhe mashtruese me pretendimin se kanë kryer kundërvajtje në trafik dhe kërkojnë pagesë përmes një ueb-faqeje të rreme ( http://mvr.govmk.cam/mk ). “Mashtrimin e kyejnë në atë mënyrë që, pasi që personat do të…
Ndryshe nga një ditë më parë, kur pavarësisht insistimit nuk u pritën në bashki, paraditen e kësaj të mërkure, një përfaqësi e banorëve, që preken nga projekti TID u takuan me drejtoreshën ligjore, Alneida Rroshi. Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesja e banorëve, arkitektja Entela Koja, deklaroi për mediat se i kanë kërkuar bashkisë që t’i informojë brenda afateve konkrete kohore lidhur me procedurat që po ndiqen nga institucioni i qeverisjes vendore dhe Ministria e Kulturës. Sipas saj, parregullsitë e projektit të parë janë të shumta, prandaj banorët kërkojnë që këtë herë ata të jenë pjesë e procesit. Pavarësisht se banorët…
Pas kontrolleve dhe analizave të detajuara, është konfirmuar se kafsha e kapur dje në lagjen Kozle në Shkup është ujk i vërtetë dhe jo qen apo përzierje race. Sipas njoftimit të Kopshtit Zoologjik, identifikimi është bërë pas konsultimeve me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjatë ditës, në ZOO kanë ardhur edhe pronarët e qenit Sirius, i racës çekosllovake wolfdog, të cilët kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për qenin e tyre, por për një ujk të vërtetë. Autoritetet bëjnë të ditur se kafsha nuk është e çipuar, peshon rreth 25 kilogramë dhe është në gjendje jo të mirë ushqimore, duke qenë…
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita dhe delegacioni që e shoqëronte morën pjesë në takimin e radhës në kuadër të Task-Forcës, i cili u mikëprit nga Policia e Kosovës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar dhe të policive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencë, Drejtori i Përgjithshëm u shpreh: “Bashkëpunimi ynë në kuadër të kësaj Task-Force ka dëshmuar se koordinimi në kohë reale, shkëmbimi i informacionit dhe sinkronizimi i veprimeve operacionale janë mekanizma thelbësorë për të prodhuar rezultate konkrete në mbrojtjen e qytetarëve tanë,…
Studentët shqiptarë më 18 maj do të jenë përsëri në rrugë për të përsëritur kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. I pyetur nga TV Shenja lidhur me protestat studentore, kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi durim, duke deklaruar se ka forca politike që protestat jo vetëm i mbështesin, por edhe i shfrytëzojnë për interesa të tyre politike. Ai akuzoi se të njëjtat struktura për më shumë se 20 vite nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e këtij problemi. Megjithatë, Mickoski tha se Qeveria është duke punuar për një zgjidhje të qëndrueshme, të bazuar në rekomandimet e…
Tridhjetë oficerë policie aktualë dhe ish-oficerë janë përfshirë në një hetim nga zyra e prokurorit të Napolit, i cili ka të bëjë me përvetësimin e paligjshëm të të dhënave personale të futbollistëve, këngëtarëve dhe biznesmenëve. Në kuadër të operacionit, u lëshuan 30 urdhër arreste. 4 persona u lanë në burg, 6 në arrest shtëpiak dhe të tjerët në detyrim paraqitje. Akuzat përfshijnë akses të paautorizuar në sistemet kompjuterike, korrupsion dhe zbulim të sekreteve zyrtare. Sipas prokurorisë, disa oficerë të zbatimit të ligjit, në këmbim të parave, dyshohet se kanë aksesuar bazat e të dhënave duke përdorur kredencialet e tyre për…
Libri, talenti dhe kreativiteti bashkuan nxënësit në finalen e madhe të Klubit Leximor “Bashkimi”, organizuar në Shkup nga Shoqata Kulturore “Vizioni-M”. Pas pesë muajsh aktivitetesh dhe përgatitjesh, nxënësit e shkollave “Tefejuz” dhe “Petar Zdravkovski Penko” prezantuan njohuritë dhe aftësitë e tyre në garat përmbyllëse, në një atmosferë plot emocione, art dhe mesazhe frymëzuese për rëndësinë e leximit tek të rinjtë. Ky rrugëtim, si rezultat i një pune pesëmujore intensive dhe domethënëse, u përmbyll me garat finale midis nënësve të shkollave fillore, të cilët gjatë gjithë projektit treguan dashuri për librin, talent dhe përkushtim. Anëtari dhe koordinatori i klubit leximor “Bashkimi”,…
Autoritetet në Turqi kanë nisur procedurën për fillimin e projektit të ndriçimit dekorativ dhe arkitektonik për Urën historike të Gurit në Shkup. Bashkia e Esenlerit në Stamboll njoftoi se Ura historike e Gurit, e ndërtuar nga Mimar Sinan në lumin Vardar për Fatih Sulltan Mehmetin gjatë periudhës osmane, do të pajiset me një sistem modern ndriçimi në përputhje me karakterin e saj arkitektonik si pjesë e projektit. Një protokoll bashkëpunimi për projektin u nënshkrua midis kryetarit të Bashkisë së Esenlerit, Mehmet Tevfik Goksu dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Goksu tha se Ura e Gurit nuk është vetëm…
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka paralajmëruar se rezervat globale të naftës po zvogëlohen me ritëm të shpejtë si pasojë e ndërprerjeve të furnizimit të shkaktuara nga lufta me Iranin, duke rritur rrezikun për rritje të reja të çmimeve të naftës raporton CNN. Në raportin mujor të publikuar të mërkurën, IEA tha se “bota po shpenzon rezervat e naftës me ritëm rekord”, ndërsa vendet importuese po përballen me probleme të mëdha në furnizimin nga Lindja e Mesme. Sipas raportit, rezervat globale ranë për 246 milionë fuçi vetëm nga marsi në prill, duke zbritur në 7.9 miliardë fuçi. Humbjet e furnizimit…

