Author: almakos

“Krahas dëftesave të shtypura në letër në fund të këtij viti shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë për herë të parë do të pranojnë edhe dëftesa digjitale, si rezultat i përkushtimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për digjitalizimin e arsimit”. Kështu thonë në një njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Këtë vit shkollor fillojmë me vendosjen graduale të dëftesave digjitale. Ato do të kenë vlefshmëri të njëjtë me dëftesat në letër, të cilat gradualisht do të zëvendësohen, gjë që do të lehtësojë punën administrative të shkollave, do të ulë shpenzimet për shtypje dhe do…

Lexo më Shumë

Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia dhe ka lënë në arrest shtëpie mjekun Nikolla Nunka, i cili u arrestua pas denoncimit të një 21-vjeçarjeje se e kishte ngacmuar seksualisht. Mjeku kirurg u arrestua pak ditë më parë me akuzën e ngacmimit seksual ndaj 21-vjeçares, se e ke kishte ngacmuar pas operacionit që ai i kishte bërë. Një ditë më parë, kirurgu përfundoi në spital pas problemeve që shfaqi në ambientet e policisë. Sipas informacioneve, Nunka ka pasur edhe më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë pas shoqërimit nga policia. Ndërkohë, e reja që e denoncoi mjekun…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka zbuluar një vrasës serik i cili dyshohet për veprën penale “Femicid”. Në brifingun me gazetarë, prokurori i lëndës Lubomir Llape, njoftoi se bëhet fjalë për një djalë të ri nga Staro Nagoriçani, i cili nuk është i martuar, nuk ka fëmijë dhe me profesion është bari dhe i njejti dyshohet të ketë vrarë 4 gra dhe ka pasur dy tentime për vrasje. Viktimat e përzgjedhura janë që të gjitha gra, por jo pjesëtare të familjes, por që të gjitha nga Staro Nagoriçani. Motivet për vrasjet, se a e ka prauar ai fajin në bisedën para prokurorit,…

Lexo më Shumë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka bërë me dije rezultatet e analizave të kryera pas dyshimeve për helmimin e disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk. Sipas njoftimit zyrtar, AKU ka marrë kampionet në nëntë mostra të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme ushqimore. Nga analizat e kryera në laboratorin e referencës ISUV rezultoi se tetë prej mostrave ishin brenda normave të lejuara, ndërsa një mostër makarone, produkt i gatshëm i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, rezultoi jokonforme për shkak të ngarkesës mbi normë me bakteret Escherichia coli dhe Staphylococcus koagulaze pozitive. Për këtë arsye, AKU…

Lexo më Shumë

Gjyqi mes titanëve të teknologjisë, Elon Musk dhe Sam Altman, ka nxjerrë në pah disa nga pjesët më të rrëmujshme të ngritjes së OpenAI. Procesi ka hyrë të hënën në javën e tretë, duke sjellë dëshmi lidhur me të kaluarën dhe udhëheqjen. Avokatët e Musk kanë ‘përdorur’ ish-drejtues, mesazhe private, shënime ditari dhe shkëmbime të brendshme emailesh për ta paraqitur Altmanin si të pabesueshëm. Altman, i cili i mohon akuzat e Musk, pritet të dëshmojë në ditët në vijim, raporton The Guardian, transmeton Klankosova. Megjithëse çështja e Musk bazohet në akuzat se OpenAI dhe Altman kanë shkelur një marrëveshje themeluese…

Lexo më Shumë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 14 maj 2026. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.59 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.49 euro për litër. Ndërsaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.76 euro për litër.

Lexo më Shumë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka rrëfyer sot në seancën e radhës në GJKKO (13 maj) edhe planin e vrasjes së Rexhep Ginës për shkak të konflikteve me organizatën e Laert Haxhiut dhe faktit se shihej si armik i tij dhe mik me Aldo Baren. Bashkëpunëtori i drejtësisë shpjegoi se Laert Haxhiu u kishte thënë se nuk donte që Gina të shpëtonte dhe plani duhet të realizohej, madje edhe ishte nervozuar për shkak të situatës dhe dinamikës së krijuar pas vështirësive të hasura. Një tjetër detaj interesant gjatë dëshmisë ishte momenti kur Tafani rrëfeu se për të dalë me…

Lexo më Shumë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar në procesin penal ndaj të akuzuarve për veprimtarinë e dyshuar të bandës së Laert Haxhiu, duke rrëfyer episodin e vendosjes së tritolit në një biznes të reperit Noizy. Sipas dëshmisë së tij në gjykatë, konflikti mes personave të përfshirë ka nisur pas përplasjeve në rrjetin social TikTok, ku janë shkëmbyer ofendime mes Kleviol Ahmetajt dhe Noizyt. Në dëshminë e tij, Tafani ka rrëfyer përgatitjet e ngjarjes, përdorimin e tritolit, si dhe mënyrën e vendosjes së tij pranë një objekti biznesi, duke përshkruar edhe lëvizjet e grupit natën e ngjarjes dhe largimin pas…

Lexo më Shumë

Një rast i ri tragjik ka ndodhur në Maqedoni, këtë herë në Manastir. Sipas policisë, një grua 31-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj 34-vjeçar, i cili është në burg. “Sot (14.05.2026), oficerët e policisë nga SPB-Manastir arrestuan A.R. (33) nga Manastiri. Ai dyshohet se ka sulmuar me thikë gruan e tij A.V. (31) nga Manastiri, me të cilën nuk jetonin së bashku, sot në mëngjes rreth orës 06:40, e cila vdiq nga plagët e marra në vendngjarje. Një mjek nga urgjenca konfirmoi vdekjen e saj”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit…

Lexo më Shumë

Belinda Balluku ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës të pezullimit nga ushtrimi i funksioneve publike. Balluku akuzohet dhe është marrë e pandehur në një çështje që lidhet me abuzime të dyshuara në procedura tenderimi me vlera miliona euro, ndërsa masa e pezullimit është vendosur në kuadër të hetimeve. vijon…

Lexo më Shumë

Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar katër persona të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Të dënuarit janë shtetasit E.V., K.I., K.D. dhe R.I., të cilët sipas hetimeve ushtronin aktivitet të organizuar të shpërndarjes së kokainës në lokalin e natës “Star Club”, në qytetin e Dimalit. Sipas dosjes hetimore, pronari i lokalit, E.V., dyshohet se drejtonte aktivitetin kriminal, duke siguruar dhe shpërndarë doza kokaine për klientët e lokalit. Lënda narkotike mbahej e fshehur në blloqet e murit rrethues të lokalit dhe shitej në doza nga 0.2 deri në 0.5 gramë, me çmime që varionin nga 2…

Lexo më Shumë

Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë. Dyshohet se janë bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë. Minatorët janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. “Sapo e konfirmova. Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”./KlanKosova/

Lexo më Shumë