Prokuroria Themelore Publike ka zbuluar një vrasës serik i cili dyshohet për veprën penale “Femicid”. Në brifingun me gazetarë, prokurori i lëndës Lubomir Llape, njoftoi se bëhet fjalë për një djalë të ri nga Staro Nagoriçani, i cili nuk është i martuar, nuk ka fëmijë dhe me profesion është bari dhe i njejti dyshohet të ketë vrarë 4 gra dhe ka pasur dy tentime për vrasje. Viktimat e përzgjedhura janë që të gjitha gra, por jo pjesëtare të familjes, por që të gjitha nga Staro Nagoriçani. Motivet për vrasjet, se a e ka prauar ai fajin në bisedën para prokurorit, a ka mbajtur maskë gjatë kryerjes së veprave penale, prokurori tha se nuk mund t’i zbuloj në këtë fazë të procedurës. Por, zbuloi senga ekspertiza psikiatrike që i është bërë të dyshuarit është vërtetuar se ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për veprat e kryera penale dhe se gjithëçka e ka përllogaritur.
Prokurori Llape tha se për një muaj pritet të paraqitet edhe aktakuza.
Sinkron: Lubomir Llape, prokuror
“Me sa kam njohuri unë, bëhet fjalë për rastin e parë, për të cilin nga provat del se bëhet fjalë për një vrasës serik, i cili ka kryer edhe vepër penale ‘femicid’, gjegjësisht kryerje të veprës penale bazuar në dhunë gjinore. Hetimi do të vazhdoj dhe presim për një kohë reale, të paraqesim edhe aktakuzë”.

