Logos-A nxori në dritën e botimit librin: “Orientalizmi i Riformuluar…” të autorit amerikano-palestinez Wael Hallaq. Pavarësisht ndikimit të madh që ka pasur në studimet shoqërore e kulturore, Orientalizmi i Said-it është kritikuar, sidomos në aspektin metodologjik.
Nëpërmjet kësaj vepre, Hallaq është përpjekur t’u japë zgjidhje disave prej kritikave kryesore. Ai mendon se kritika e Said-it qëndron dhe se ajo është e vlefshme edhe sot, por se ajo është zhvilluar si një polemikë në nivelin politik.
Wael Hallaq riformulimin e kritikës saidiane e nis duke vënë në dukje se orientalizmi është pjesë e strukturës më të madhe të dijes moderne të bazuar në parimet e iluminizmit.


