Libri, talenti dhe kreativiteti bashkuan nxënësit në finalen e madhe të Klubit Leximor “Bashkimi”, organizuar në Shkup nga Shoqata Kulturore “Vizioni-M”. Pas pesë muajsh aktivitetesh dhe përgatitjesh, nxënësit e shkollave “Tefejuz” dhe “Petar Zdravkovski Penko” prezantuan njohuritë dhe aftësitë e tyre në garat përmbyllëse, në një atmosferë plot emocione, art dhe mesazhe frymëzuese për rëndësinë e leximit tek të rinjtë. Ky rrugëtim, si rezultat i një pune pesëmujore intensive dhe domethënëse, u përmbyll me garat finale midis nënësve të shkollave fillore, të cilët gjatë gjithë projektit treguan dashuri për librin, talent dhe përkushtim.
Anëtari dhe koordinatori i klubit leximor “Bashkimi”, Hamdi Osmanli Ismaili në fjalën e tij tha se klubi i leximit “Bashkimi” këtë vit ka mbledhur gjithësej 540 nxënës nga të gjitha qytetet. Ai theksoi se ky klub nuk është vetëm një vend ku lexon libra por një platformë ku ne rritemi së bashku, formësohen idetë tona dhe ku fjalët ndërtojnë ura të pa thyeshme mes njerëzve.
Hamdi Osmani Ismanli, Anëtari dhe koordinatori i klubit leximor “Bashkimi”
“Klubi i leximit ‘Bashkimi’, i cili operon me sukses prej pesë muajsh në shkollat tona këtë vit ka mbledhur gjithësej 540 nxënës të të gjitha qytetet. Kjo është dëshmia më konkrete, pasione e përkushtimit, dhe dashurisë që rinia jonë tregon ndaj librit. Të nderuar të pranishëm një shoqëri e pa ndriçuar nga dija është si një anije që ka humbur rrugën. Kur themeluam klubin e leximit ‘Bashkimi’, qëllimi ynë nuk ishte thjesht të lexonim disa libra por të vendosim një tullë në ndërtimin e një brezi që analizon dhe e vendos leximin në qendër të jetës”.
Ndërkaq kryetari i shoqatës kulturore Vizioni M, Taxhudin Shabani në fjalën e tij foli për rëndësinë dhe shprehinë e leximit si dhe dobitë që i sjell ai.
Taxhudin Shabani, kryetari i shoqatës kulturore Vizioni M
“Unë nuk dua të flas për rëndësinë e librit, sa kam dëshirë të flas për rreziqet e mosleximit të librit. Dua të flas për shkëputjet dhe mospërfilljen e gjësë më produktive që Zoti e ka dhënë si dhunti njeriut, ajo dhunti është që të zbulojë përmbledhjen e dijes në mes dy kapakëve apo siç i njohim ne mes dy kopertinave. Urtësia që trashëgohet dhe është e trashëguar mes brezave të njerëzimit është shpikja e shkrimit, dijes, duke i vënë mes dy kapakëve dhe ky produkt është më njerëzori që njeriu ka prodhuar”.
Ndërkaq nxënësit pjesemarrës, për përpjekjet dhe sukseset e tyre të larta gjatë projektit, u shpërblyen me libra, dhurata të veçanta dhe certifikata. Ky takim domethënës nuk ishte vetëm një garë, por një skenë e veçantë ku nxënësit shfaqën kreativitetin e tyre përmes monologëve, poezive dhe punimeve artistike të përgatitura prej tyre. Në ceremoni morën pjesë drejtorë shkollash, arsimtarë, prindër dhe shumë të ftuar, duke u bërë pjesë e këtij suksesi dhe krenarie të merituar të nxënësve.

Anida Murati /SHENJA/