Aktori Mehdi Malkaj, ka komentuar ngjarjen që bëri bujë në rrjet ditët e fundit, ku aktori i njohur Robert Ndrenika u pa i pranishëm në seancën administrative të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe puthja në ballë që Ndrenika i dha Veliajt.
I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24 ,Malkaj u shpreh se pavarësisht vlerës së padiskutueshme artistike të Ndrenikës, veprimi i tij ka ndikuar në perceptimin moral të figurës së aktorit.
“Në fund ajo që gjykohet është veprimi… Por, çfarëdo që të themi apo të bëjmë ne, Roberti është një mal i madh artist, e padiskutueshme. Por ky mal i madh si artist bëri pis moralin e tij“, tha ai.
Më tej Malkaj theksoi se veprimi i aktorin nuk ishte i mirë, por shtoi se është e drejtë e tij të mbështetë dikë dhe nuk duhet gjykuar.
“Nuk është mirë, nuk kemi të drejtë ta gjykojmë, është e drejtë e tij. Nuk na vjen mirë. Veliaj po kërkon çfarë i ka dhënë atij, nëse i ka dhënë. Kjo e demaskoi fare kjo “burgun tënd do ta bëj unë”. Njeriu nuk bën dot burg për fëmijën e tij”, u shpreh aktori.
Duke iu referuar qëndrimeve të mëhershme të Ndrenikës, Malkaj kujtoi deklaratat e tij gjatë protestave për Teatrin Kombëtar, ndërsa tha se sot situata është ndryshe.
“Ky na vrau. Iku Berti, u rralluan njerëzit dhe qëndruan ata që donin vërtet të mbronin Teatrin dhe unë u mendova gjatë, do rri apo do iki. Kur ishim për mbrojtjen e teatrit, Roberti tha që teatri do prishet kur fadromë të kalojë mbi trupin tim. Metamorfoza, nga ky Robert që ngrit peshë të gjithë me atë që tha, del tek ku “ik ti që e bëj unë burgun tënd”, tha aktori.
Mehdi Malkaj: Në fund ajo që gjykohet është veprimi. Aktori e di më mirë se të gjithë të tjerët, por unë personalisht, që jam akoma në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, ishte një gjë e mrekullueshme. Por, çfarëdo që të themi apo të bëjmë ne, Roberti është një mal i madh artist, e padiskutueshme. Por ky mal i madh si artist bëri pis moralin e tij… Nuk mund të bëhet ai Robert të rrokulliset në gur, ta rrokullisë një Erion…
Nuk ishte kjo për madhështinë e tij. Mua nuk më erdhi mirë sepse Berti vinte në protestë rregullisht, por një ditë nuk u duk më. U bëmë merak dhe më pas morëm vesh se ka ndërprerë marrëdhënien me ne. Se përse e ka ndërprerë këtë, nuk e dimë… Por shumë gjëra fliten dhe unë nuk jam i deleguar të them ato që fliten. Por ky na vrau. Iku Berti, u rralluan njerëzit dhe qëndruan ata që donin vërtet të mbronin Teatrin dhe unë u mendova gjatë, do rri apo do iki.
Kur ishim për mbrojtjen e teatrit, Roberti tha që teatri do prishet kur fadromë të kalojë mbi trupin tim. Metamorfoza, nga ky Robert që ngrit peshë të gjithë me atë që tha, del tek ku “ik ti që e bëj unë burgun tënd”. Qytetin s’e di askush se ku është. E di sa gjëra na duhen ne? Na duhet një popull njëherë.
Një popull që të kuptojë se çfarë po ndodh me të. Nuk e ndërrojmë dot, pjesë e këtij populli. Do presim sa t’i dalë gjumi, besoj për 300-400 vite do t’i dalë. Nga protesta e mësova që njerëzit thonin: “ç’më duhet mua”? Po kujt i duhet kur nuk të duhet ty? Pse vetëm unë dhe jo ti me mua? “Mos më trazo mua këtu”.
Një jetë ka njeriu, o jeton me nder ose me turp. Por kohë për t’u turpëruar ka plot. Kur Roberti u largua, bëri filozofin e PS në fushatë elektorale, tani bën këtë. Nuk është mirë, nuk kemi të drejtë ta gjykojmë, është e drejtë e tij. Nuk na vjen mirë. Veliaj po kërkon çfarë i ka dhënë atij, nëse i ka dhënë. Kjo e demaskoi fare kjo “burgun tënd do ta bëj unë”. Njeriu nuk bën dot burg për fëmijën e tij.


