Author: almakos

Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme zgjodhi ushtruesen e detyrës së kryeprokurores së shtetit Anita Topolova Isajlovska do ta zëvendësojë Ljubço Kovevskin, i cili dha dorëheqje të parvokueshme më 17 dhejtor. Këshilli i Prokurorëve njëzëri votoi për Topolova Isajlovskën, e cila deri tani, për një kohë të gjatë, ishte zëvendës kryeprokurore. Anita Topolova-Isajlovska u zgjodh për herë të parë si prokurore në vitin 2009, në vitin 2013 ajo iu bashkua Prokurorisë së Lartë dhe tre vjet më vonë u ngrit në detyrë si prokurore republikane dhe zëvendëse e prokurorit të atëhershëm publik të shtetit Marko Zvrlevski. Anita Topolova-Isajlovska…

Lexo më Shumë

Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore si reagim ndaj konkurrencës së hapur dhe të paligjshme. Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën edhe qytete të tjera kanë pezulluar aktivitetin e tyre. Ata kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit të paligjshën, zbatimin e ligjit dhe kontrolle reale në terren si edhe mbrojtjen e operatorëve të licencuar dhe të shërbimit publik të trasportit. “8+1 nuk është linjë, kaos i ligjshëm?”, “Për furgonat 8 plus 1 që punojnë linjë dhe parkohen në Tiranë. Linjë pa terminal, parkim në qytet. Rregulla…

Lexo më Shumë

Sot pritet të mbahet një seancë e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), në të cilën Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë çështje që lidhen me standardin e punëtorëve. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se në rendin e ditës të shpallur nuk përfshihet një pikë për rritjen e pagës minimale. LSM kërkon që paga minimale të jetë 600 euro. Nënkryetari i LSM-së, Ivan Pesevski, për “Telma” tha se nëse çështja e pagës minimale nuk vihet në rend të ditës, do të pasojnë protesta dhe greva.Nga LSM thonë se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, ata do ta radikalizojnë…

Lexo më Shumë

Në dosjen hetimore të AKSHI-t dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, të cilët akuzohen nga SPAK se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gazetarja Klodiana Lala raporton se pamjet janë regjistruar nga Ergys Agasi me kamerën e instaluar në zyrë, e cila ishte e lidhur edhe me celularin. Në dosjen hetimore të AKSHI-t janë dhjetëra takime. Në një bisedë biznesmeni Ermal Beqiri i drejtohet Ergys Agasit duke i thënë se “Informacioni është gjë shumë më e madhe sesa numrat”. Agasi i përgjigjet me habi “Ue”. Në një…

Lexo më Shumë

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet intensive për dokumentimin e plotë të rrethanave të një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë, si dhe për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia dhe pamundësisë për t’u larguar, dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar pranë autoriteteve. Sipas hetimeve, dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin Sadik Kapica, 65 vjeç, për motive të dobëta, në një zonë të njohur si “Dëshmorët”. Gjatë përplasjes, shtetasi N. I. dyshohet se e ka goditur 65 vjecarin…

Lexo më Shumë

Klodian Braho ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Në ceremoninë e marrjes së detyrës, ai mbajti edhe një fjalë të shkurtër për mediat. Teksa vlerësoi dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, Braho theksoi se misioni i tij do të jetë garantimi i zbatimit të ligjit dhe pavarësia e prokurorëve të posaçëm. “Së pari shpreh falenderimin tim për KLP pë besimin. Marrja e detyrës më shumë se moment simbolik është angazhim për të respektuar kushtetutën e ligjit, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe forcuar më tej besimin e qytetarëve.…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk do të dërgojë ushtarët e saj në një mision në Ukrainë, si pjesë e një rezultati të mundshëm të bisedimeve të paqes midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, thonë nga Ministria e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut. Kjo përgjigje vjen pasi disa vende evropiane kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të dërguar ushtarët e tyre në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe për t’u përgjigjur në rast se Rusia shkel një marrëveshje të mundshme paqeje. Një njoftim i ngjashëm erdhi nga Sllovenia, megjithëse kryeministri i saj Robert Golob kërkoi që kjo të jetë vetëm si një…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Nga ky akt normativ do të shperndahet një bonus prej 15 mijë lekësh të reja per familje që përfitojnë ndihmë ekonomike si edhe personat me aftësi ndryshe apo kujdestarët e tyre. Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 500 qytetarë me një fond total prej rreth 2.2 miliardë lekësh.

Lexo më Shumë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 22 dhe 23 dhjetor. Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski. Sot në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë kësaj vizite ajo do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident që ka ndodhur të dielën në Prishtinë rreth orës 18:18. Sipas policisë tre meshkuj kosovarë janë përfshirë në një mosmarrëveshje që ka rezultuar me rrahje. Gjatë ngjarjes, nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti po procedohet në gjendje të lirë. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për festat e fundvitit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Masat konsistojnë në shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale. Po ashtu do të ketë edhe masa shtesë edhe në pikat kufitare gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Policia sqaron se në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët,…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare organizon sot një protestë kombëtare në Bulevardin e ‘Dëshmorët e Kombit’, kundër qeverisë dhe asaj që e cilëson si “keqqeverisje, korrupsion dhe abuzim me fondet publike”. Protesta, e cila nis në orën 18:00 ka në qendër akuzat ndaj qeverisë për afera të mëdha infrastrukturore, me fokus të veçantë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Balluku është e përfshirë në shkelje të rënda ligjore lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK e ka marrë të pandehur zyrtarisht. Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun se…

Lexo më Shumë