Nga koalicioni VLEN thonë se nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në ditën e përvjetorit të Universitetit të Tetovës, si dhe me Universitetin “Nënë Tereza”, shënon fundin e një politike përjashtuese që u mbajt me vite, duke e kritikuar pushtetin paraprak për zvarritje të kësaj çështjeje. “Marrëveshjet kolektive të nënshkruara me universitetet shqiptare dëshmon një të vërtetë që për vite me radhë u mohua. Problemi nuk paska qenë as ligji, as procedurat, as institucionet. Problemi paska qenë politika e BDI-së. Universitetet shqiptare nuk mbetën jashtë rastësisht. Ato u lanë qëllimisht në pritje, u detyruan të dalin në protesta dhe u trajtuan si…
Author: almakos
Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të krimit, shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku. Dy personat, 20 dhe 43 vjeç akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Pavlin Preka u vra më 27 shkurt 2025, me armë të dyshuar silenciator dhe se autorët kishin hyrë brenda oborrit të familjes Preka. Pavlini, djali 20-vjeçar që u gjend i pajetë pas mesditës dhe se ai ishte i vetëm në shtëpi prej…
Për shkak të mjegullës së dendur janë anuluar të gjitha fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit. Janë anuluar fluturimet e kompanisë ajrore “Wizz Air” nga Shkupi drejt Dortmundit, Brukselit, Parisit, Lubjanës, Bazelit, Memingenit dhe Venecias. Është anuluar gjithashtu edhe fluturimi drejt Zagrebit i “Croatia Airlines”, si dhe ai drejt Stambollit i “Turkish Airlines”. Aktualisht, në aeroportin e Shkupit nuk ndodhet asnjë avion. Asnjë nga gjashtë avionët e “Wizz Air” që janë të stacionuar në bazën e Shkupit nuk ka arritur të ulet dje në aeroportin e Shkupit. Për shkak të mjegullës, avionët janë devijuar drejt aeroporteve në Prishtinë, Sofje,…
Tensionet në Detin e Zi po rriten, dhe Turqia ka marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore. Pas rrëzimit të një droni mbi Ankara, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka paralajmëruar Rusinë dhe Ukrainën për rreziqet që sjellin aktivitetet e tyre ajrore në këtë rajon të ndjeshëm. Incidenti i fundit ndodhi kur dy mjete ajrore pa pilot (UAV) hynë në hapësirën ajrore turke mbi Detin e Zi, duke shkaktuar një alarm të menjëhershëm. Ky zhvillim ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi sigurinë dhe mbrojtjen e territorit turk, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar. Ministria…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe, rreth një vit e gjysmë më parë, konkretisht më 31 maj 2024 bënte kompetenten dhe kërcënonte punonjësit e Ujësjellësit Kanalizimeve në Vlorë se do t’i çonte në SPAK. [embedded content] Sipas saj, ata kishin ngritur një skemë korruptive që grabiste qytetarët e Vlorës dhe bizneset. Zyrtarja më e larta e ekzekutivit, pas kryeministrit, e cila akuzohet nga opozita se ka një pasuri të pajustifikuar, me 300 apartamente dhe dy jahte paralajmëronte punonjësit se ishte e…
Një rast tragjik ka tronditur opinionin publik britanik, pasi një nënë e re e dy fëmijëve, Sophie Hunt, humbi jetën vetëm dy ditë pas kryerjes së operacioneve estetike në Turqi. Sophie, 34 vjeçe nga Northampton, ndërroi jetë në një spital privat në Stamboll, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore. Ajo kishte kryer një operacion për shtrëngimin e barkut dhe një ndërhyrje Brazilian butt lift, të cilat rezultuan fatale për të. Pas operacioneve, Sophie përjetoi dështim të shumëfishtë organesh dhe tre arreste kardiake, duke mos arritur të mbijetojë. Kjo ngjarje ka ngjallur shqetësime të mëdha për sigurinë e procedurave estetike në vende…
Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën 91 vjeçare Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit, gazetari, komentatori, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare. Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë. Për kontributet e tij në arsim dhe sport ai është vlerësuar me…
Sot në Shkup u mbajt paneli “Prania e gjuhës dhe kulturës turke në Ballkan”, në kuadër të aktiviteteve për 21 Dhjetorin – Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu. Aktiviteti u organizua nga Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) me mbështetjen e TIKA-s, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve ishin Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i TIKA-s, Abdullah Eren, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe të ftuar të shumtë. Ambasadori Ulusoy theksoi se komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut ka bërë sakrifica të mëdha për ruajtjen e gjuhës turke, duke…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, e ka cilësuar si “teatër” Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se në këtë proces nuk u kërkua asnjë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve lokale. Në një reagim në facebook Mexhiti tha se Kongresi u zhvillua pa reflektim dhe pa llogaridhënie politike për humbjen zgjedhore, ndërsa i gjithë procesi ishte i mbushur me paqartësi dhe mungesë transparence. Sipas tij, në vend të debatit për përgjegjësinë politike, Kongresi shërbeu për shpërndarjen e “temave madhore”, me qëllim të mbulimit të dështimit zgjedhor. Ai theksoi se çështja thelbësore se kush mban përgjegjësi për…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit – Paraburgimi i Elbasanit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment me qarkullim jo të paktë. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një manovre parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve të përfshira, çka ka sjellë përplasjen e fortë mes mjeteve. Si pasojë e aksidentit, drejtuesit e të dy automjeteve si edhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt…
rindërit e personave që humbën jetën në zjarrin në diskotekën “Puls” morën pjesë sot në Marshin e 34-të për engjëjt në Koçan, ku kërkuan zgjerimin e hetimit, përcaktimin e përgjegjësisë individuale dhe një shpjegim publik se përse disa individë ende nuk janë përfshirë penalisht në procedurë. Ata i dërguan gjithashtu një mesazh prokurorit të ri publik të shtetit, duke kërkuar rishqyrtimin e plotë të rastit që nga dita e tragjedisë. Sipas tyre, hetimi duhet të nisë nga fillimi, “me qëllim që të përcaktohet se kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk veproi”. “Jemi të zemëruar sepse…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç aktit të njohjes, të premten në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Presidentja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ecën përpara duke fituar miq. “Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, shkruan ajo. /Telegrafi/

