Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë valide për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të fundit të MINT-it, i cili bazohet në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës, çmimet maksimale për datën 12 maj 2026 janë si vijon:
Nafta (dizel): 1.60 euro për litër;
Benzina: 1.50 euro për litër;
Gasi: 0.78 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi zyrtarisht nga ora 10:00 e paradites së sotme.
MINT ka njoftuar qytetarët se në rast të hasjes në parregullsi apo çmime që tejkalojnë këto tavane, ankesat mund të adresohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit përmes emailit zyrtar [email protected] apo në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11000./Insajderi/


