Author: almakos

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta grabitur, arrestohet autori i dyshuar i krimit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (10 maj), në një supermarket në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës. Sipas të dhënave, një 40-vjeçar i identifikuar si Dhimitri Xhemali, ka pritur menaxherin e supermarketit për të dalë jashtë, duke përdorur një mjet prerës (thikë) dhe për t’i marrë xhiron e ditës. Mësohet se forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe kapen e tij, ndërsa ky i fundit mbante veshur një kapuç për të mos u shfaqur. 40-vjeçari është i njohur…

Lexo më Shumë

Debate dhe replika ka patur gjatë seancës së themelit në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po shqyrtohet çështja ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë seancës, Monika Kryemadhi deklaroi se i janë vënë në dispozicion prova nga akuza, përfshirë edhe një USB, por sipas saj materiali nuk hapet. “Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa që të vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve”, u shpreh Kryemadhi Kryemadhi insistoi se kërkon edhe përgjimet ambientale që, sipas saj, figurojnë…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u zhvillua seanca e dytë në themel. Meta është shfaqur në “kafazin e xhamit” brenda sallës së gjyqit. Ish-presidenti Meta ka shmangur çdo kontakt me me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila ishte gjithashtu e pranishme në ambientet e gjykatës. Ndërkohë në një seancë pak minuta para se të niste seanca e themelit, GJKKO rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lexo më Shumë

Gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në Lisiçe të Poshtme, në lokacionin e quajtur “Kupishta”, është kapur një kamion që po hidhte në mënyrë të paligjshme mbeturina ndërtimore, në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, informojnë nga Komuna e Aerodromit. Nga inspektorati komunal është lëshuar urdhër gjobë për kundërvajtje ndaj personit juridik, në përputhje me nenin 130 të ligjit. Për shkeljen është shqiptuar gjobë prej 20.000 eurosh në kundërvlerë në denarë, theksojnë nga komuna.Nga atje nënvizojnë se do të vazhdojnë me kontrolle të shtuara inspektuese dhe se nuk do të lejojnë shkatërrimin e mjedisit jetësor, ndotjen dhe krijimin e deponive…

Lexo më Shumë

Në seancën e dytë gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë, nuk munguan debatet mes palëve, ku përsëri u kërkua lirimi me masë të butë i kreut të Partisë së Lirisë, i arrestuar prej 21 tetorit 2024. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, teksa mori fjalën në sallë sot (11 maj), u shpreh se ndaj ish-presidentit Prokuroria e Posaçme nuk ka dhe nuk jep prova, teksa nënvizoi se Meta nuk erdhi në këtë seancë të dytë pasi nuk ka besim të Gjykata. Avokati iu referua edhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë,…

Lexo më Shumë

“Zgjerimi është i domosdoshëm si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendet kandidate”, tha Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski para fillimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel, të kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas. Çështja, theksoi ministri i jashtëm, është që Ballkani Perëndimor të ndalojë së qeni një “zonë gri” në Evropë dhe të krijojë grup vendesh me një rrugë të qartë dhe të besueshme drejt anëtarësimit.Ai beson se vendi ka arritur rezultate konkrete në zbatimin e Agjendës së…

Lexo më Shumë

Një turist gjerman ka fituar një dëmshpërblim prej më shumë se 900 eurosh pasi familja e tij nuk arriti të siguronte shezlongë gjatë pushimeve verore në ishullin grek Kos. Sipas vendimit të Gjykatës së Hanoverit, burri kishte rezervuar një pushim 11-ditor në një hotel me 384 dhoma, duke paguar rreth 7,186 euro për qëndrimin me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ai pretendoi se shezlongët pranë pishinës ishin të zënë që nga ora 6 e mëngjesit, pasi pushues të tjerë i rezervonin me peshqirë, pavarësisht ndalimit të vendosur nga hoteli. Turisti tha se kishte raportuar problemin tek operatori turistik dhe…

Lexo më Shumë

Do të mbahet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore në themel për dosjen në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë. [embedded content] Po ashtu, po sot, GJKKO pritet të vendosë edhe për kërkesën e ish Presidentit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Avokati Kujtim Cakrani hyri brenda ambienteve të gjykatës së posaçme ndërsa u tha gazetarëve se shpreson që të kenë një lajm të mirë. “Kemi zëvendësim e masës tani, më pas kemi të themelit. Kështu që shpresoj të kemi lajm të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë dy ditëve të fundit (09/10.05.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta në trafik të realizuara nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në rrugët anembanë vendit, nga gjithsej 1433 urdhërpagesa të shqiptuara, 861 kundërvajtje kanë të bëjnë me drejtues automjetesh të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes. Janë privuar nga liria 21 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve pesë për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 11 për drejtim pa patentë shoferi dhe pesë për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim të automjetit. Në…

Lexo më Shumë

Tregtarët e tregut të fruta-perimeve, por edhe ata të tregut industrial në qytetin e Vlorës, janë mbledhur këtë të hënë (11 maj) sërish në protestë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë jo vetëm në ambientet e tregut, por as në dyqanet e tyre. Sipas tregtarëve, situata ka ardhur si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e tregut të madh të qytetit, investim i cili ka nisur prej pak ditësh. Ata shprehen se bllokimi i hyrjes po u shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike, pasi kanë mallra me vlerë miliona lekë që rrezikojnë të dëmtohen, ndërsa nuk mund të hapin as qepenat e…

Lexo më Shumë

Në përurimin e ambienteve të reja të GJKKO, kryetari në detyrë i këtij institucioni, Erjon Bani tha se besimi tek drejtësia nuk ndërtohet vetëm më vendime, por edhe kur qytetari sheh që pasuritë e konfiskuara nuk mbeten në duart e krimit. Në fjalën e tij, Bani deklaroi se këto pasuri përdoren për qëllime të dobishme publike, ndërsa theksoi se në këtë rast qytetarit marrin dy mesazhe: E para shteti është i aftë të godasë përfitimin e paligjshëm dhe së dyti shteti është i aftë ta kthejë atë vlerë në shërbim për shoqërinë. “Besimi tek drejtësia nuk ndërtohet vetëm me vendime…

Lexo më Shumë

Vjosa Osmani në fjalën e saj në “Tubimin e Bashkimit”, u shpreh e ashpër me kryeministrin në detyrë Albin Kurti që po “kërcënon me zgjedhje çdo tre muaj, dhe që i refuzoi 51% nga populli”. Në fjalimin e saj, Osmani tha se “njëra është rruga e izolimit e krizës së përhershme, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, tha Osmani para masës duke nxitur brohoritje të shumta. “Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e cdo njërit që interesin shtetëror e vendosin para atij…

Lexo më Shumë