Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta grabitur, arrestohet autori i dyshuar i krimit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (10 maj), në një supermarket në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.
Sipas të dhënave, një 40-vjeçar i identifikuar si Dhimitri Xhemali, ka pritur menaxherin e supermarketit për të dalë jashtë, duke përdorur një mjet prerës (thikë) dhe për t’i marrë xhiron e ditës.
Mësohet se forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe kapen e tij, ndërsa ky i fundit mbante veshur një kapuç për të mos u shfaqur.
40-vjeçari është i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Mbi të rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë” ndërsa vijojnë veprimet për rastin.


