Rektori i Universitetit “Luarasi”, Maks Haxhia, ka propozuar një sërë amendimesh në ligjin për arsimin e lartë, duke kërkuar unifikimin e rregullave mes universiteteve publike dhe atyre jo publike, si edhe reduktimin e burokracive që sipas tij kufizojnë autonominë universitare.
Sipas Haxhias, ligji aktual krijon diferencime të pajustifikuara mes institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë. Ai thekson se rregullimet ligjore duhet të jenë të njëjta për të gjitha universitetet.
Një nga çështjet që ai ngre është mënyra e përcaktimit të ngarkesës mësimore për pedagogët. Sipas tij, aktualisht universitetet publike i referohen udhëzimeve shtetërore, ndërsa ato private vendosin përmes rregulloreve të brendshme, çka krijon standarde të ndryshme.
Një tjetër propozim i Rektorit Haxhia ishte edhe heqja e mesatares 6.5 ne maturë, kjo pasi sipas tij, praktika ka treguar që cilësia e studentëve me mesatare të ulët në programet e studimit në universitet ka ardhur në rritje.
Propozimet u bënë në konferencën me temë “Drejt një tregu global të arsimit të lartë”, ku merr pjesë edhe Universiteti “Luarasi”.
“Ky ligj ka nevojë për amendime dhe përmirësime. E para duhet të mos ketë vija ndarëse me atyre mes institucioneve publike dhe atyre jo publike në arsimin e lartë. Kjo pasi në shumë dispozita të ligjit aktual parashikohen rregullime ligjore të diferencuara. Mendojmë dhe propozojmë që rregullimet ligjore mes këtyre dy lloj institucioneve duhet të jenë të njësuara apo të unifikuara për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.
Një rast i pastër i diferencimit mes këtyre dy lloj institucioneve është ai i parashikimit të ngarkesave mësimore të parashkuara në pikën 8 të nenit 59 të ligjit aktual, ku për institucionet publike i referohen udhëzimit përkatës, kurse për institucionet jo publike i referohen përcaktimi të disponuar me rregullim të brendshëm nga vetë insitutcioni. Ne mendojmë dhe propozojmë që ky lloj përcaktimi duhet të jetë i njëjtë në parashikim për të dyja llojet e institucioneve.
E njëjta gjë duhet të jetë e njehsuar dhe e standardizuar në mënyrën e punësimit të personelit administrativ, ku në pikën 3 të nenit 67 të ligjit specifikohet vetëm për institucionet publike, ku në fakt duhet të jetë e parashikuara për të gjitha institucionet e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor përfshirë ato publike dhe jo publike.
Propozojmë heqjen e kufirit të mesatares së maturës e cila është 6.5, duke mos pasur kufizim apo mohim i të drejtës për arsim. Kjo pasi praktika ka treguar që cilësia e studentëve me mesatare të ulët mature në programet e studimit në universitet ka ardhur në rritje, duke qenë nën pragun e kësaj mesatare e për pasojë duke mos pasur mundësimi regjistrimi në Universitet.
Propozojmë që kuadri ligjor që parashikon koeficientin apo raportin 70 me 30 % midis stafit të brendshëm dhe atij të jashtëm ndryshohet, duke u rritur në drejtim të stafit të jashtëm apo duke mos pasur një kufizim të tillë. Kjo pasi një parashikimi i tillë u krijon mundësi këtyre institucioneve të marrin si pedagogë të jashtëm edhe profesionistë të fushave të ndryshme të ekspertizës që preferojnë të vijnë me një status të tillë. Ndërkohë që për të qenë i brendshëm kanë pengesa ligjore, pasi janë të punësuar diku tjetër.
Edhe kriteri 7 pedagogë të brendshëm për secilin departament mund të jetë objekt rishikimi në drejtimin e uljes së këtij pragu, duke e çuar psh një propozim është në 5 pedagogë me një status të tillë. Kjo pasi një kriter i tillë dysheme na duket jo i drejtë dhe kufizon autonominë universitare. Sikundër mendojmë se tek programet bachelor, duhet të ketë parashikime specifike, se nga stafi 5 pedagogë për departament sa duhet të jetë numri minimal i pedagogëve që disponojnë grada dhe tituj shkencor.
Ligji ka nevojë për amendime edhe për reduktimin e burokracive që prekin autonominë universitare. PSh miratimi i kuotave për secilin njësi kryesore sigurisht duhet të jetë përgjegjësi e organeve shtetërore, por lëvizja apo rialokimi i kuotave të miratuara për programe studimi të së njëjtës njësi kryesore mund të bëhet në momente të mëvonshme kur del e nevojshme me vendimmarrje të organeve të brendshme të këtyre institucioneve, psh me vendim të senatit akademik të universitetit.
Mendojmë se fondet e kërkimit shkencor për secilin institucion të arsimit të lartë, publik apo jo publik, duhet të mos kenë diferencime midis këtyre dy lloj institucionesh. Propozojmë që ato duhet të jenë të parashikuara apo standardizuara me koeficient referuar kapaciteteve të strukturës akademike.
Mendojmë së dispozitat e ligjit aktual të arsimit të lartë kanë vend për rishikimin me seriozitetin maksimal dhe përgjegjësi profesionale të një sërë grup dispozitash të cilat kanë të bëjnë me funksionalitetin praktik të strukturave të brendshme ligjore të institucioneve të arsimit të lartë publik e jo publik.
Mendojmë se kuadri ligjor në fushën e arsimit të lartë duhet të jetë me elastik, duke parashikuara mekanizma jo strikte ligjore dhe nënligjore përsa i përket numrit minimal të studenteve për një program studimi, e për pasojë duke ulur pragun minimal aktual”, tha rektori i Universitetit “Luarasi”.


