E reja nga Korça, e cila denoncoi mjekun e spitalit rajonal Nikolla Nunka ka treguar momentet kur doktori e ka ngacmuar pas operacionit që ai i kishte bërë.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, e reja ka treguar me detaj të gjitha lëvizjet e doktorit 72-vjeçar. Më pas ajo këtë shqetësim ia ka treguar gjyshes dhe babait të saj, të cilët i dhanë mbështetje.
Sipas vajzës, doktori e ka puthur në momentin kur ajo shkoi për të lyer me krem plagën.
“Në orën 6 u prezantova me gjyshen në dhomën e mjekimit të atij doktorit. Kur unë po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë dhe më pas më mori nga fytyra dhe më puthi më pas vazhdoi me aplikimin e kremit. Unë u shmanga kur më puthi, unë ngela pa fjalë.
Më pas vazhdoi me kremin që ishte për infeksion vaginal dhe ai thoshte ri në këtë pozicion dhe lëvizjet e gishtave që nuk ishin të duhura për një mjekim, edhe pozicionet. Unë u shmanga dhe më pas mbaroi vizita dhe dola me gjyshen dhe shkova te dhoma. Më kishte thënë që të prezantohesha për të hënë që të aplikonte kremin dy herë në ditë”, tregoi e reja.


