Alsat 2020-06-24T10:33:00+02:00 Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që të formoj një Komision për ndjekjen e parregullsive eventuale gjatë zgjedhjeve. “Zhvillimet e lidhura me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik 2020, janë të interesit publik, andaj është formuar komision e cila në mënyrë më aktive do t’i përcjell zhvillimet, në drejtim të mbrojtjes nga veprimet antiligjore dhe kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Për kryetar të Komisionit është caktuar Xhelal Bajrami, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarë të Komisionit do të jenë prokurorë publikë nga…
Author: almakos
Alsat 2020-06-24T10:14:13+02:00 Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski deklaroi se Qeveria do të kujdeset që zgjedhjet të mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike, duke pasur kujdes gjithnjë shëndetin e qytetarëve. Ai u bëri thirrje aktorëve politik që marrin pjesë në këto zgjedhje që të sillen me përgjegjësi dhe të kenë parasysh shëndetin e qytetarëve. Spasovski më tej tha se këto janë zgjedhjet e para që vendi i organizon si anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe si vend kandidat për anëtarësim në BE, andaj u shpreh se është momenti që të dëshmojmë se e meritojmë të bëhemi pjesë e familjes së…
Alsat 2020-06-24T08:51:09+02:00 Qeveria miratoi vendimin, për hyrje në Maqedonia nuk ka më asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Nga e premtja, kufijtë në vend do të jenë plotësisht të hapur për lëvizjen e udhëtarëve. Kjo do të thotë që nuk do të kërkohet as test PCR negativ për koronavirus, dhe nuk do të duhet të nënshkruhet një deklaratë për vetizolim të detyrueshëm 14-ditor . Me protokoll të veçantë më 1 korrik, me punë të rregullt fillon edhe trafiku ajror në…
Alsat 2020-06-24T08:32:55+02:00 Në mesnatë filloi zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 15 korrikut e cila do të zgjasë deri më 12 korrik në mesnatë pas çka pason heshtja treditore. Fushata do të duhet të mbahet në pajtim me masat për mbrojtje nga Kovid-19, pa tubime të mëdha, me fokus në prezantimin e programit përmes internetit dhe përmes mediumeve elektronike. Takime me qytetarë do të ketë dhe atë në ambiente të hapura me më së shumti 50 persona, ndërsa në ambiente të mbyllura me 30 persona dhe me respektim të distancës dhe mbajtjes së maskave. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga Ministria e…
Alsat 2020-06-24T08:12:09+02:00 Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullimave të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 23 deri në 31 gradë Celsius. Indeksi UV =8. Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie mes 16 dhe 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë…
Alsat 2020-06-23T23:11:11+02:00 Kosta Petrov nga LSDM thotë se premtimet e saj LSDM në të ardhmen do t’i realizojë, ashtu sic ka realizuar atë që në fillim të këtij mandati e ka premtuar. Do të ndërtohet sistem thotë ai, ku qytetarët edhe do të shpërblehen, por edhe do të ndëshkohen. Vllatko Gjorçev thotë se qytetarët nuk i pranojnë më fjakitë e më sipërme, sepse aktualisht është shteti më i korruptuar. Premtimet e veta VMRO-ja thotë ai, do t’i realizojë duke e mbajtur fjalën. ” ne e mësuam mësimin tonë” -thotë ai. Maqedonisë thotë Gjorçev, po i ndodh katastrofë dhe shteti duhet…
Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës do të rihapet më 28 qershor. Në vendim theksohet se rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit. Udhëtarët që hyjnë në Kosovës, sipas këtij dokumenti, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë.
Alsat 2020-06-23T17:23:54+02:00 Komunat e Shkupit kryesojnë me numrin e të infektuarve. Duke përfshirë edhe rastet e publikuara në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numër treshifshor të rasteve aktive ka në Çair 402 raste, e dyta renditet Gazi Baba me 150 raste aktive, më pas vjen Buteli, Saraji, Aerodromi, Qendra dhe Karposhi. Shkupi regjistron 1734 raste aktive. Nr. i rasteve aktive në Komunat e Shkupit Çair – 402• Gazi Baba – 150• Butel – 138• Saraj– 137• Aerodrom – 136• Qendër – 131• Karposh – 116• Kisella Vodë – 98• Studeniçan – 86• Gjorçe Petrov – 80• Shuto Orizare…
Një 72-vjeçar ka humbur betejën me COVID-19 në Kosovë ditën e sotme. Raportohet se ai ishte dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së pa shenja jete. Klinika Infektive: “Ju njoftojmë se sot me dt 23.06.2020 pacienti S.K. i lindur me 08.09.1948 me vendbanim ne fsh.Reznik-Vushtrri ka përfunduar me Exitus letalis në ora 10:30. Pacienti sillet në ambulancën e pranimit të Klinikës Infektive nga ana e familjareve pa vetëdije dhe pa shenja jete. Reanimohet në ambulancën e pranimit, intubohet nga ana e Anesteziologut. Familjarët nuk japin të dhëna për faktorë rreziku. Pacienti i diagnostikur me COVID-19 në terren. Është marrë edhe një…
Alsat 2020-06-23T16:04:09+02:00 Qeveria miratoi vendimin, pwr hyrje nw Maqedonia nuk ka mw asnjw kusht. As test PCR pwr koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut. Qeveria Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit. Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen…
Alsat 2020-06-23T15:54:27+02:00 Numri i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit është rritur përsëri në krahasim me një ditë më parë mirëpo vetëm 9% prej tyre apo 118 kanë rezultuar pozitiv. Alsat mëson se me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi në vend mbërriti në 5314. Sot numër dyshifrorë të të infektuarve ka vetëm në Shkup, 55 dhe në Tetovë, 20. QYTETE/RASTE Shkup 55 rasteTetovë 20 rasteKumanovë 9 rasteOhër 9 rasteResnjë 5 rasteGostivar 4 rastePrilep 4 rasteStrugë 2 rasteVeles 2 rasteStrumicë 2 rasteDibër 1 rastShtip 1 rastManastir 1 rastGjevgjeli 1 rastSveti Nikollë 1 rastKërçovë…
Alsat 2020-06-23T15:37:35+02:00 Qeveria po shqyrton nëse do të ketë kufizime për hyrje në vend. Sipas informacioneve të Alsat, një nga opsionet që do të gjenden në seancën e qeverisë të planifikuar për këtë pasdite është heqja e të gjitha kufizimeve dhe parakushteve për hyrje në Maqedoni. Kjo do të thotë që mund të hyhet pa test PCR dhe pa shkuar 14 ditë në vetizolim. Ky është propozim i Shtabit të Krizës, dhe jo Komisionit për Sëmundje Infektive. Nga atje, i kanë thënë Qeverisë që të vendosë për kufijtë, por mjekët mbeten të mendimit se të gjitha parakushtet e deritanishme duhet…

