Author: almakos

Alsat 2020-06-25T11:25:48+02:00 Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 46 vjeçar nga Tetova për transport të paligjshëm të emigrantëve. Rreth orës 10.40, policia nga rajoni i Gjevgjelisë ka ndaluar makinën e tipit “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës e që po drejtohej nga XH.A. (46) nga Reçica e Vogël-Tetovë. Gjatë kontrollit të makinës policia ka kapur dy migrantë, A.V. (24) dhe A.J. (22), të dy nga Turqia. MPB njofton se të arrestuarit janë dërguar në stacionin e policisë dhe se tashmë është njoftuar Prokuroria Publike për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-25T11:04:13+02:00 Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të zhvillohet nesër në orët e hershme të mëngjesit. “Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit e njëjta do të zhvillohet në terminin e njëjtë ditët që vjen pas, kur kushtet do të jenë të volitshme”, informojnë nga Qytetit të Shkupit. Prej atje bëjnë apel që bletarët në kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-25T10:42:58+02:00 Bojan Jovanovski (Boki 13) me kërkesë të tij sot do të dëshmoj para Prokurorisë Publike. Sipas informative të Alsat, ai para prokurorit publik do të dorëzoj disa padi penale për mashtrim, torture dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave si dhe për dëshmi të rrejshme.Padinë penale Boki 13 do ta ngrej ndaj disa funksionarëve. Bojan Jovanovski edhe më herët kishte disa tentime që të denoncoj rastin tek shefi i Prokurorisë Themelore, Lubomir Joveski. Së fundmi ai në gjykatë të ditën kur iu shqiptua aktvendimi u shpreh se paratë duhet të kërkohen tek Zoran Dhe Vice Zaev. Boki 13…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-25T10:39:46+02:00 Qeveria e Kroacisë ka vendosur masa të reja restriktive si pasojë e rritjes së rasteve të reja me koronavirus. Komfor masave, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës do të duhet të futen në karantinë të detyrueshme prej 14 ditëve gjatë hyrjes në këtë shtet. “Këta njerëz do të obligohen të kalojnë 14 ditë në vetizolim. Vendimi nuk vlen për personat që vetëm kanë kaluar transit nëpër këta shtete”, tha ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviç. Kreu i Institutit për Shëndet Publik, Zvonimir Shostar paralajmëroi masa për mbrojtje nga koronavirusi. “Nuk do të ketë mbyllje,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-25T09:52:07+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 366 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 125 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku nuk është regjistruar asnjë shkelje e masës së izolimit-vetizolimit. Nga MPB gjithashtu informojnë se 643 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-25T09:17:06+02:00 Aktualisht në vend ka 3.095 raste aktive të të infektuarve me Kovid-19. Nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 5.445 të infektuar, janë shëruar 2.091, ndërsa kanë vdekur 259 persona. Pasi u hoqën pothuajse të gjitha restriksionet, çdo ditë vërehen mbi 100 persona të infektuar. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se numri i rritur i pacientëve është për shkak të mosrespektimit të masave, duke apeluar vazhdimisht që mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe mos-grupimi do të parandalojë përhapjen e epidemisë. Deri tani në vend janë bërë 54.456 testime me Kovid-19. Gjatë 20 ditëve të fundit…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-25T08:44:48+02:00 Prej nesër plotësisht do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PSR dhe karantinë shtetërore. Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-25T08:15:31+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të motit të keq. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 33 gradë. UV-indeksi do të jetë 8. Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte…

Lexo më Shumë

Diplomati dhe analisti i njohur, Shaban Murati ka reaguar sot pas njoftimit se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është marrë i pandehur nga gjykata e Hagës, si i dyshuar për implikim në krime lufte. Murati shkruan se kjo është sikur pas Luftës së Dytë Botërore, në bankën e të pandehurve të mos ishin nazistët, por viktimat e tyre. POSTIMI I PLOTE “Bota ishte më e drejtë në 1945” Imagjinoni një takim midis ministrit të informacionit të Hitlerit, Gëbels, alias ministri i informacionit i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, dhe komandantit të forcave që çliruan Berlinin nga nazistët, Georgij Zhukov, alias komandanti i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-24T19:52:06+02:00 Sot VMRO-DPMNE në disa qytete e filloi fushatën zgjedhore. Nëse fitojnë, paralajmërojnë zero tolerancë për korrupsionin dhe kriminalitetin, shkurtimin e tatimit të sheshtë nga 10 në 8% si dhe rritjen e rrogave. Paralajmërojnë edhe investime prej mbi 4 miliardë euro për katër vite. “Do të realizojmë më shumë se 1 mijë projekte për të mirën e Maqedonisë. Fokusi jonë kryesorë do jetë ekonomia, sepse ajo është zemra e çdo shteti dhe është zemra e jetës më të mirë. Në pjesën e ekonomisë premtojmë se papunësinë do e ulim nën 10%. Premtojmë se do rriten rrogat edhe atë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-24T19:38:55+02:00 BDI-ja realizoi tubimin fillestar të fushatës në Prespë nga ku tha se brenda pesë viteve, vendi mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së pasi të realizojë obligimet e mbetura. Ai shtoi se mandatin e ardhshëm, sipas programit, do të realizojnë vetingun për të gjithë funksionarët dhe se vendi mund të qeveriset mirë edhe nga një shqiptar. “Ne kemi dalë me idenë që ky vend mund të drejtohet por edhe mund të menaxhohet shumë mirë e mirë edhe nga një shqiptar. Ne nuk kemi kërkuar as ta përvetësojmë as ta partizojmë dhe ideja ka dalë tash e 11…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka anuluar fluturimin e të shtunës drejt Uashingtonit, pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të ngritur akt-akuzë kundër tij dhe Kadri Veselit, për krime lufte. Kështu ka konfirmuar në rrjetin social ‘Tëitter’ i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. “Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutimet, derisa të zgjidhen çështjet ligjore të këtyre pretendimeve”, ka thënë Grenell.

Lexo më Shumë