Prijësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e fundit të 7 qershorit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë, pas votimit të mbajtur të enjten në Kuvendin e LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani e cilësoi rezultatin si një fitore që, sipas saj, shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre”, ka shkruar ajo në Facebook./sinjali



