Alsat 2020-06-26T15:28:15+02:00 Inspektimi i aktiviteteve të ndërtimit të projekteve që ndërtohen me para të buxhetit nuk janë angazhime partiake por konfirmim i Qeverisë edhe në kohë krizash ekonomike dhe shëndetësore, për të realizuar investime kapitale në interes të qytetarëve. Kjo është përgjigjja e kryeministrit Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarit nëse shëtitjet e tilla në vendet e ndërtimit janë në shërbim të partisë. Ai tha se si Qeveri do të vazhdojnë të promovojnë projekte që janë në interes të qytetarëve. “Deri në 16: 30 çdo ditë në çdo vend siç kam bërë në tetë muajt e kaluar në Qeveri, siç…
Author: almakos
Alsat 2020-06-26T14:54:49+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1074 testime të realizuara, 163 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-70 raste, Kumanovë-2, Dibër-6, Shtip-14, Prilep-2, Tetovë-25, Strugë-4, Veles-2, Manastir-1, Ohër-9, Kavadarci-3, Gostivar-11, Strumicë- 1, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Shën Nikollë-4, Resnje-4. Janë shëruar 40 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar tre pacientë të diagnostifikuar me Covid-19. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5758, prej të cilëve 2206 janë shëruar kurse 268 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje…
Alsat 2020-06-26T14:41:57+02:00 Distancë, mbajtja e detyrueshme e maskës dhe dezinfektimi i rregullt janë rregullat themelore që udhëtarët do të duhet t’i ndjekin në mënyrë që të jenë në gjendje të lëvizin në një nga dy aeroportet në vend. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit po bën përgatitjet e fundit për të mirëpritur udhëtarët e parë më 1 korrik. Asnjë udhëtar nuk do të lejohet të hyjë në aeroport pa vendosur maskë mbrojtëse, pastaj në hyrje duhet të dezinfektohen këpucët dhe pasagjerët duhet të dezinfektojnë duart në makinerinë të instaluar tashmë. Pastaj çdo udhëtari i matet temperatura e trupit me kamerë termike”-tha Alper…
Alsat 2020-06-26T14:00:11+02:00 Me gjithë lehtësimin e masave në kufij, si dhe njoftimet për hapjen e aeroporteve më 1 korrik, nga sektori i turizmit nuk janë shumë optimist për këtë sezon. Ata kanë frikë se gjërat do të mbeten të ndërlikuara për shkak të situatës së ndryshueshme me Kovid 19 në vend, por edhe në Evropë. Unë pres nga shtatori të ndodhë një krizë dhe pushime të mëdha nga puna në sektorin e turizmit dhe hotelierisë. Nuk mund ta rikthejmë sezonin me siguri, mund të përpiqemi vetëm t’i bëjmë rezultatet negative sa më të buta që të jetë e mundur ……
Alsat 2020-06-26T13:52:28+02:00 Tre shtetet që do ta kryesojnë BE-në në 18 muajt e ardhshëm, Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia synojnë ta vazhdojnë procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në bazë të metodologjisë së re. Përmes programit të finalizuar, treshja e shteteve evropiane parashikon thellimin e bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me pasojat socio-ekonomike të pandemisë, duke përfshirë krijimin e perspektivave për të rinjtë dhe forcimin e kapaciteteve kundër kërcënimeve hibride dhe lajmeve të rreme. Në fokus të programit për punën e BE-së nga 1 korriku deri më 31 dhjetor është promovimi i vlerave të BE-së,…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Tiranë. Ka qenë vetë ai që e ka dhënë këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social në ‘Facebook’, teksa shkruan se sapo ka zbritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa nuk jep detaje mbi këtë vizitë, pas akt-akuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Ndërkaq, Presidenti i Kosovës ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm, teksa thekson se të dielën në mbrëmje do të mbajë qëndrim zyrtar mbi akt-akuzën nga zyra e tij. “Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për…
Alsat 2020-06-26T13:33:21+02:00 Askush nuk mundet të fitojë pikë politik nga një çështje e ndjeshme, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, duke komentuar shkarkimin e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Arben Ziberi. “Shkarkimi pason pas deklaratës së tij në lidhje me punën e Komisionit, për të cilin konsideroj se groposi reputacionin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilët kanë punuar në përputhje me parimet profesionale. Mendoj se absolutisht askush nuk duhet të politizojë apo të marrë pikë politike për një çështje kaq të ndjeshme”, tha Filipçe. Më tepër: Arben Ziberi…
Alsat 2020-06-26T12:59:07+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se Arben Ziberi është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik. “Ziberi është shkarkuar për shkak të deklaratave të pasakta, që kanë dëmtuar drejtpërdrejt reputacionin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive, kështu është vënë nën dyshim besueshmëria e institucioneve të kujdesit shëndetësor në luftën kundër koronavirus.”, thuhet në njoftimin e Ministria së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë njofton se si ushtrues detyre është emëruar Dr. Aleksandar Stojanov.
Alsat 2020-06-26T12:49:26+02:00 Vendkalimi kufitar në Jazhincë për hyrje në Republikën e Kosovës është gati për punë që nga mesnata, por qytetarët nuk po munden të qarkullojnë në këtë vendbanim pasi pika kufitare në anën e Kosovës nuk po funksionon. “Ne jemi të gatshëm për punë, por nuk ka qarkullim sepse kolegët nga vendkalimi kufitar i Glloboçicës na informuan se vendkalimi i tyre kufitar do të fillojë të funksionojë nga 28 qershori. Ka pasur katër automjete që donin të hynin në territorin e Kosovës përmes vendkalimit kufitar të Jazhincës, por për shkak të situatës dhe njoftimit për ndalesë nga ana e…
Alsat 2020-06-26T11:42:24+02:00 Përmes profilit të tij në Facbook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se ditëve në vijim do të organizojë takime mes anëtarëve të qeverisë dhe organizatat joqeveritare si dhe bashkësive fetare me qëllim që të bashkërisht të definohen mënyrat për përfshirje aktive të të gjithve në luftën kundër Covid-19. Në vazhdën e takimeve, ministri Filipçe sot ka realizuar takim me udhëheqësin e ri të Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahun i cili siguroi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje maksimale dhe kontribut personal në përpjekjet e institucioneve për ballafaqim me krizën e koronavirusit. “Lufta kundër virusit do…
Ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas akuzave kundër tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, për krime lufte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Përmes në postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan: “Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës”. Kujtojmë këtu se dje Thaçi kishte publikuar një fotografi në “Facebook”, ku postonte emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dy ish komandantë të UÇK-së u akuzuan nga Prokuroria Speciale për një sërë krimesh, ku përfshihej vrasja, vrasja politike, përndjekja, tortura etj., krime këto të dyshuara se janë bërë gjatë konfliktit…
Alsat 2020-06-26T10:41:31+02:00 Një 53-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në rajonin e Tetovës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje pasdite në rrugën lokale në fshati Jelloshnik- Gllogji, kur traktori i tipit “IMT 539” me rimorkio të mbushur me dru është rrokullisur, ku si pasojë jetën ka humbur drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari L.S. nga fshati Gllogji. Ekipi i SPB-Tetovë dhe Prokuroria kanë kryer hetimet në vendngjarje pas çka, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

