Alsat 2020-06-27T14:41:49+02:00 Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 1 086 teste dhe 150 prej tyre kanë dalë pozitiv me Covid-19. Rastet janë paraqitur sipas qyteteve të mëposhtme: – Shkup 93 – Kumanovë 7 – Shtip 3 – Prilep 4 – Tetovë 12 – Strugë 3 – Manastir 1 – Оhër 9 – Gostivar 3 – Koçan 1 – Kërçovë 8 – Resnjë 5 – Negotinë 1 Ndërsa 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi. Po ashtu dhe 30 persona janë shëruar në 24 orët e…
Author: almakos
Alsat 2020-06-27T11:57:29+02:00 Edhe pse vendkalimet kufitare prej dje në pajtim me vendimin e Qeverisë tërësisht janë hapur për lëvizje pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore, i vogël është interesi për udhëtim jashtë shtetit. Numër më i madh i udhëtarëve janë vërejtur në Tabanoc në kufi me Serbinë dhe në Bllacë, në kufi me Kosovën. Në vendkalimin kufitar Tabanoc deri ora 10 kanë kaluar gjithsej 3.217 udhëtarë, kanë bërë të ditur nga MPB-ja. Prej tyre në vend kanë hyrë 1.984 persona ku 1.308 nga vendi dhe 676 shtetas të huaj. Nga shteti kanë…
Alsat 2020-06-27T11:53:21+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit në territorin Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar 576 kundërvajtje për mosrespektimin e masës për mbajtjen e maskës, kumtuan nga MPB-ja. MPB apelon qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të parandalimit të Kovid-19. Për rreth dy muaj prej kur maska u bë e detyrueshme në vende të mbyllura dhe publike ku nuk ka distancë, policia ka shqiptuar mbi 22 000 gjoba për mosrespektimin e kësaj mase të detyrueshme.
Alsat 2020-06-27T11:05:42+02:00 Para rreth gjysmë ore në autostradën Tetovë-Shkup, një makine tip Benz-Mercedez me targa të Gostivarit është përfshirë nga flakët, makina në momentin e ndezjes së flakëve ka qenë në lëvizje sapo ka kaluar pikë-pagesën e Tetovës në drejtim të Shkupit. Makina është djegur tërësisht, siç shihet edhe nga fotot, ndërkohë që nuk ka të lënduar gjatë këtij aksidenti. Ne vendngjarje kanë mbërritur tre makina te zjarrfikësve, sepse zjarri përveç makinës ka përfshirë edhe pjesën e barit jashtë autostradës.
Alsat 2020-06-26T19:46:35+02:00 Pas ftesës zyrtare ish drejtori i Fondit Shëndetësorë, Den Donçev është paraqitur sot polici. Arsye janë indikacionet e dala nga video incizimi i publikuar javën e kaluar, ku Donçev vërehet duke marrë një shumë parash dhe duke i futur në çantën e tij. Nuk dihet nëse Inspektorët e krimit të organizuar kanë zbardhur motivin dhe shumën e të hollave. Pas bisedës informative mësohet se Donçev është lënë i lirë dhe se për momentin ndaj tij nuk janë caktuar masa ligjore. Tashmë disa ditë pretenduesit anonim për përfshirjen e Donçev në afera kriminale kanë vazhduar me publikimin e përgjimeve…
Alsat 2020-06-26T17:53:37+02:00 Greqia do të çelë sezonin turistik më 1 korrik ku hyrja në pikat kufitare do të bëhet në bazën e një rregulloreje të re. Çdo udhëtar duhet të deklarojë itinerarin e lëvizjes në pikën e hyrjes në Greqi, me si dhe kontaktet. Një fletë me 9 këshilla-udhëzime në anglisht-gjermanisht-frëngjisht do vendoset në dispozicion të udhëtarëve në çdo pikë kufitare. Në funksion do të vendosen 27 aeroporte dhe 7 pika kufitare tokësore. Ndërkohë ndalimi për udhëtimet do të qëndrojë në fuqi për 9 shtete ku përfshihen Britania, Suedia, Rusi, Izrael, Katar, Emiratet Arabe, Arabia Saudite, SHBA dhe Maqedonia e…
Alsat 2020-06-26T16:50:28+02:00 VMRO-DPMNE-ja premton 100 milion euro subvencione për bujqit. Sipas tyre, Qeveria e ardhshme do të angazhohet për reklamimin e produkteve bujqësore. Igor Janushev nga Shtipi porositi se mbështetja për bujqësi për VMRO-DPMNE-në paraqet betim dhe amanet që duhet përmbushur. “Të paktën 100 milion euro subvencione si mbështetje për bujqit, shfrytëzimin e fondeve IPA, marketingun e prodhimeve të tyre. Çështja më e rëndësishme për bujqit është pagesa e kohë e subvencioneve. Këtë ne e premtojmë dhe për ne premtimi është betim dhe amanet- deklaroi Igor Janushev, Kandidat për deputet, VMRO-DPMNE.
Alsat 2020-06-26T16:45:42+02:00 LSDM-ja vazhdon fushatën e bazuar në anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Lideri i kësaj partie, Zoran Zaev tha se anëtarësimi në aleancën politiko-ushtarake dëshmon se mundemi të anëtarësohemi edhe në BE. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja synon kthimin e vendit në izolim total. “Me VMRO-DPMNE-në është e mundur vetëm ripërtëritja e regjimit. VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski nuk kanë qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët. Ikin nga përgjegjësia, bllokojnë dhe frenojnë. Mickoski nuk kishte guxim as të duartrokiste në ditën kur në Kuvend u ratifikua protokolli për anëtarësim në NATO- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.
Alsat 2020-06-26T16:19:04+02:00 Shkollat e mesme profesionale në rajonin e Pollogut do të pranojnë gjysmë-maturantë edhe në afatin e tretë për regjistrim. Në dy afatet paraprake, nuk janë plotësuar të gjitha vendet e lira. Në shkollën e mesme teknike të Gostivarit vende të lira kanë mbetur në drejtimet makineri, automekanik dhe teknologji ushqimore. “Me mbarimin e shkollës së mesme teknike, ato në të ardhmen kanë të drejtë të jenë edhe biznesmen edhe të inkorporohen në ndërmarrje të ndryshme private apo kompani të ndryshme në tregun e punës. Ndaj, apeloj edhe një herë që ta shfrytëzojnë rastin të rinjtë apo semimaturantët që…
Alsat 2020-06-26T16:08:06+02:00 Të gjithë qytetarët që kanë ardhur prej jashtë vendit me test negativ PCR, janë të lirë nga karantina shtetërore por edhe nga izolimi i detyrueshëm shtëpiak. Ministri Venko Filipçe njoftoi se nga karantina do të lirohen edhe qytetarët që në vend kanë hyrë pa test. Por fillimisht duhet të kryejnë testin PCR dhe të marrin rezultate negative. Filipçe thotë se aktualisht në karantinë shtetërore nuk ka persona të infektuar me koronavirus. Rreth 15-20 njerëz janë pozitiv të cilët ishin në Karantinë shtetërore dhe në pajtueshmëri me gjendjen e tyre shëndetësore dhe në pajtueshmëri me rekomandimet e mjekëve është…
Alsat 2020-06-26T15:55:05+02:00 Shërbimet e inspektimit me urdhër të kryeministrit teknik Oliver Spasovski, do të kontrollojnë përse çmimet e produkteve vendore janë rritur në markete. Disa qytetarë tanimë u ankuan se çmimet janë rritur pikërisht për produktet vendore, pasi qeveria vendosi të shpërndajë kartelat pagesore për qytetarët më të ardhura më të ulëta prej 3, 6 dhe 9 mijë denarë. Spasovski është i bindur se rritjet e çmimeve nuk përkojnë me subvencionin e qeverisë për blerjen e produkteve vendase. Nuk është momenti të bëjmë çfarëdo përfitimesh. Tani është momenti të gjithë së bashku t’i ndihmojmë edhe qytetarët. Unë vërtetë i falënderoj…
Alsat 2020-06-26T15:44:19+02:00 “Pas tre muajsh, pikat kufitare të hapura përsëri për qarkullimin e qytetarëve, por duke u respektuar protokollet të cilat janë të rekomanduara nga instituti për sëmundje infektive. Si qytetarët ashtu edhe të punësuarit nëpër pika kufitare, duhet të kenë marrë në maksimum masat për sigurinë e tyre” Derisa qëndruam në pikën kufitare në Bllacë, u vërejt fluks i madh i qytetarëve të cilët udhëtonin për në Kosovë ose hynin në Maqedoni, për të vizituar familjarët por edhe për biznes. Thonë se masat për mbrojtje nga koronavirusi duhet të respektohet patjetër. “Së pari në aspektin social hapja e kufijve…

