Author: almakos

Alsat 2020-06-29T12:41:30+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se institucionet në vend ende nuk munden të parashikojnë saktë se kur do të hapen çerdhet, por siç tha ai, kjo me siguri nuk do të ndodhë ditëve në vijim, për shkak të numrit të madh të personave të diagnostifikuar me Covid-19. “Është vështirë të tregohet koha e saktë, tajmingu se kur do të hapen çerdhet, por tani për tani me siguri që jo”, tha ministri Filipçe gjatë vizitës në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët- “Kozle”, ku edhe po pranohen pacientë me Covid-19. Ai thekson se vendimi për realizimin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-29T12:28:04+02:00 Greqia nga e mërkura do të hapë shtatë vendkalime kufitare tokësore me shtetet e rajonit, respektivisht me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë, tha zëdhënësi i Qeverisë Greke, Stellios Pecas në konferencën e sotme për shtyp. Sa i përket kufirit me vendin tonë, do të hapet vetëm vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë).

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-29T12:04:43+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme tha se në vendin tonë tashmë dyshohet se Covid-19 është rikthyer tek një pacient që ishte shëruar nga kjo sëmundje. Filipçe theksoi se po punohet intensivisht nga institucionet shëndetësore për ta vërtetuar rastin sa më shpejtë. “Kemi një rast në Kumanovë, që duhet të vërtetohet. Megjithatë në botë ka raste të konfirmuara. Për çfarë ndodh kjo, shkenca deri më tani nuk është përgjigjur me siguri. Ka disa fakte iniciale se bëhet fjalë për ndonjë formë të mutacionit të virusit. Çfarë është ajo formë, a është shprehur më…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-29T11:28:21+02:00 Në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas vendimit të Qeverisë, të mërkurën , respektivisht me 1 korrik do të hapet Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit si dhe aeroporti i Ohrit. Aeroportet do të hapen sipas rregullave të reja, ku mes tjerash do të duhet të mbani maskë,të dezinfektoni rregullisht duart, do të matet temperatura trupore e secilit prej udhëtarëve. Udhëtarët do të duhet të paraqiten në aeroport tre orë para fluturimit. Ndalohet hyrja në objektin e aeroportit për personat që shoqërojnë udhëtarët.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-29T11:07:48+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme si pasojë e një aksidenti jetën ka humbur një 56 vjeçar nga Shkupi. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20 në autostradën e rrethrrotullimit verior të qytetit të Shkupit, në afërsi të mbikalimit “Inxhikovë”. “Ka pasur aksident trafiku mes makinës së tipit “Daevu Rejser” me targa të Shkupit që po drejtohej nga 56 vjeçari T.B. nga Shkupi si dhe makinës së tipit BMW me targa të Tetovës që po drejtohej nga 35 vjeçari M.K. nga Dibra. Makina BMW ka qenë e parkuar në anën e djathtë për shkak…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-29T10:55:44+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 17:30 në SPB- Shtip është raportuar se në magjistralen Radovish- Shën Nikollë zyrtarë policorë, pas informatave paraprake kanë kapur 9 emigrantë nga Siria. MPB njofton se për rastin tashmë është informuar edhe Prokuroria kurse emigrantët janë dërguar në qendrën “Vinojug” në Gjevgjeli.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-29T10:01:47+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit në territorin Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar 475 kundërvajtje për mosrespektimin e masës për mbajtjen e maskës, kumtuan nga MPB-ja. MPB apelon qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të parandalimit të Covid-19. Për rreth dy muaj prej kur maska u bë e detyrueshme në vende të mbyllura dhe publike ku nuk ka distancë, policia ka shqiptuar mbi 22 000 gjoba për mosrespektimin e kësaj mase të detyrueshme.

Lexo më Shumë

NP “Parkingjet” nga Komuna Qendër në bashkëpunim me SPB-Shkup ka brenda një jave kanë sanksionuar 153 shoferë, të cilat kanë qenë të parkuara në mënyrë të paligjshme. Në periudhën prej 22.06.2020 deri 28.06.2020 përmes karrotecit janë larguar 81 makina të parkuara në vende të ndaluara, kurse përmes “blokatorit” kanë sanksionuar 73 makina.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-29T08:35:18+02:00 Në rajonin e Shkupit nga sot deri të premten do të zhvillohet faza e dytë e dezinzektimit tokësor kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave. Shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit njoftoi se spërkatja do të bëhet në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00. Nëse kushtet e motit janë të pafavorshme, disinsektimi do të kryhet në të njëjtën periudhë ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë më të mira. Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët me kohë.

Lexo më Shumë

Kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një njoftimi në Facebook, tregoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes. “Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, tha Gashi. Deri të shtunën, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2,590, ndërsa kanë vdekur 48 pacientë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-28T18:06:17+02:00 Gjykata Supreme nuk ka caktuar seancë dëgjimore publike për Lagjen e Trimave edhepse avokatët ankesat i kanë dërguar që vitin e kaluar. Avokati Naser Raufi pret që Supremja ta kthejë rastin në rigjykim, në mënyrë që të dëshmojnë edhe funksionarët e BDI-së në mesin e të cilëve edhe vet lideri i partisë Ali Ahmeti. Raufi madje thotë se nuk do të kishte nevojë as për hetim ndërkombëtar nëse me kohë do të dëshmonte Ahmeti. “Ishin të propozuar të gjithë që i dëgjuam në ato biseda në mesin e të cilëve kyç ishte edhe lideri i BDI-së, por edhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-28T16:39:38+02:00 Për tre vitet e fundit, ne do t’i kujtojmë ato si vite humbjeje, padrejtësie dhe premtime të panumërta të paplotësuara. Prandaj, më 15 korrik, qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë masivisht për koalicionin fitues të VMRO DPMNE, tha në Manastir udhëheqësi i partisë Hristijan Mickoski. “Unë me të vërtetë mund të them që në pesë ditët e kaluara, por edhe në muajt më parë, mund të konkludoj se jeta në Maqedoni është e vështirë. Njerëzit janë të zhgënjyer, pa shpresë duke lënë shtëpitë e tyre, duke lëvizur jashtë vendit. “Ajo që po ndodh sot janë të gjitha…

Lexo më Shumë